Rizai vret Adaletën

Intervista - - VAZHDIMET E TELENOVELAVE -

Syhani përballet me të atin për vrasjen e Salihit duke i thënë atij se e di të vërtetën. Ai ia kthen se qe një aksident dhe ajo e beson. Ajo i thotë se Rizai kërkon prej saj ta ndihmojë të arrestojnë Xhesurin. Ajo i kërkon të mos shqetësohet më për Rizain, se me të do të merret ajo. Xhesuri i kërkon Rifatit t’i gjejë shufra çeliku.

Xhahide i thotë Korhanit se shumë shpejt do t’i tregojë shumën e parave që do të ofrojë Tahsini në tenderin e ardhshëm. Xhesuri kthehet në shtëpi dhe i thotë Kemalit dhe Shirinit se nuk mundi të ë me lypësin, pasi atë e vranë. Bylenti përpiqet të bindë Tahsinin të heqë dorë nga tenderi i radhës, por ai refuzon.

Rizai ka bërë një festë në hotelin e tij ku ka ftuar edhe hetuesin. Ndërkohë Adaleta qan në burg për Tahsinin dhe i bie të ët. Këtij të fundit i futet në shtrat Hylja, duke i thënë se është dashuruar me të, por ai e përzë. Adaletën e çojnë në spital dhe ajo merr fshehurazi atje një ilaç.

Syhani sheh në ëndërr sikur Xhesuri i kërkon të ikin diku larg të dy, por Tahsini del dhe e vret. Ajo i telefonon dhe ai vjen ta takojë. Ajo i kërkon të mos takohet me Rizain, por ai i thotë se nuk mund ta bëjë këtë. Më pas ai shkon në çinën e Rifatit dhe del prej andej pa u vënë re nga policia.

Hylja shkon t’i kërkojë falje Tahsinit, por ai i thotë se këtej e tutje do të jetojë në një shtëpi tjetër me të birin. Rejhani vjen nga fshati paksa e lehtësuar që vrasësi i burrit të saj nuk jeton më. Korhani e merr atë me vete në shtëpinë e tij.

Xhesuri përgatit një kafaz hekuri të njëjtë me atë nga ra e ëma. Në Korludag zhvillohet fushata elektorale. Mihribani i telefonon Xhesurit të vijë. Tahsini mbështet kandidatin kundërshtar. Xhahide përballet me Rejhanin e cila i përmend gabimet që ka bërë.

Mihribani i kërkon Xhesurit ta prezantojë para njerëzve. Më ë ë, por fjalën ia ndërpret Tahsini, i cili i ofron banorëve monedha të arta! Adaleta gëlltit disa nga pilulat që ka marrë dhe e çojnë në spital për t’i bërë lavazh stomaku. Ajo i kërkon Nexhlës t’i sjellë një bluzë mjeku, e vë të shtrihet në vend të saj dhe vetë del nga spitali. Ndërkohë, Rizain e marrin prapë të deponojë në hetuesi, por në fakt ata janë njerëz të dërguar nga Xhesuri. Ata e fusin në kafazin e përgatitur prej tij. Xhesuri i thotë Rizait se do të qëndrojë aty derisa të thotë të vërtetën. Nga ana tjetër hetuesi takohet me Syhanin për ta pyetur pse i ati i dha Rizait hotelin. Turhani pë ë se Rizain e ka marrë policia prej shumë kohësh dhe ende nuk është kthyer…Hetuesi sheh regjistrimet e kamerave të hotelit dhe del me përfundimin se Rizanë e kanë sekuestruar. Më pas ai u thotë njerëzve që çinës së Rifatit të ë nëse Xhesuri është aty. Ata hyjnë por e gjejnë Xhesurin aty!

Policia kontrollon shtëpinë e Tahsinit mos gjejnë aty Adaletën. Më vonë, Nexhla i telefonon Tahsinit për t’i thënë se Adaleta e pret në shtëpinë në mal. Ata takohen dhe Adaleta i kërkon të heqë qafe Rizanë, por ai i thotë se Rizai e ka në dorë me videon që ka regjistruar. Më pas ai i thotë se do ta çojë jashtë, ndërsa vetë nuk mund të largohet hë për hë.

Rizai e kalon natën në kafaz. Syhani shkon në shtëpinë e Xhesurit për ta pyetur për Rizanë, por ai i thotë se ka marrë masat e duhura. Të nesërmen Xhesuri del nga shtëpi i ndjekur nga policia dhe Syhani. Kështu Syhani zbulon vendin ku Xhesuri mban Rizanë. Ky i fundit i thotë Xhesurit se duhet t’i japë njëherë të hajë para se të ë. Kur largohet Xhesuri, Syhani futet të ë me Rizanë. Ajo i thotë se do ta lirojë, me kusht që ai të mos tregojë që e sekuestroi Xhesuri. Ky i fundit vjen dhe e gjen aty. Syhani përpiqet ta bindë të heqë dorë nga ajo që po bën, por ai nuk e dëgjon dhe i kërkon të largohet.

Hylja bëhet gati të shkojë në shtëpinë në mal, por Tahsini i thotë se do të qëndrojë aty. Korhani i thotë Mihribanit dhe Bylentit se ka marrë vesh ofertën që do të bëjë Tahsini në tender, por ky - lenti i ka treguar për shantazhin që i bën Xhahide. Kësaj të fundit i telefonon Korhani i zemëruar dhe ajo i thotë se spiuni i Tahsinit është Bylenti. Korhani përballet me Bylentin në sy të të ëmës, e cila ndjehet e tradhëtuar prej tij…

Xhesurit i vjen një telefonatë nga telefoni i Syhanit, të cilën e ka sekuestruar Turhani. Ai i kërkon të shkëmbejnë Rizanë me Syhanin. Ata i shkëmbejnë dhe Xhesuri i kërkon të falur Syhanit, pa e ditur se e gjithë kjo ishte organizuar prej saj. Më pas ajo i kërkon Xhesurit të fshijnë të gjitha provat që e akuzojnë për rrëmbimin e Rizait. Xhesuri merr me vete edhe kamerën që kishte vënë për të regjistruar Rizain dhe Syhani frikësohet sepse ajo i kishte premtuar se do ta ndihmonte…Rizai ndërkohë thotë në polici se i kishin luajtur një rreng disa miq të vjetër. Më pas ai lajmëron Xhesurin për këtë.

Hylja shkon në shtëpinë në mal dhe sheh atje Adaletën. Më pas ajo i telefonon policisë. Tahsini i sheh nga larg por ata nuk gjejnë njeri në shtëpi. Adaleta i telefonon Rizait dhe ai shkon ta kërkojë në pyll, por ajo i drejton armën, por ai e vret me ndihmën e Turhanit!

Nga ana tjetër, Syhani nuk arrin do të heqë qafe regjistrimin e kamerës së Xhesurit. Ai e sheh dhe i kërkon Syhanit të vërtetën pse i bën shantazh Rizai, por ajo i thotë se nuk mund t’ia tregojë. Tahsini nga ana tjetër pret t’i telefonojë Adaleta. Hetuesi shkon ta takojë dhe i thotë se një grua anonime ka lajmëruar për vendndod ë dyshojë tek Mihribani. Nga ana tjetër edhe Syhani me Xhesurin marrin vesh për arratisjen e Adaletë - jnë të dyshojnë tek Tahsini.

Hetuesi i thotë Xhesurit të qetësohet sepse do të merret ai me Rizanë dhe të motrën. Xhesuri takon Tahsinin në rrugë dhe e pyet se për çfarë i bën shantazh Rizai, por ai i thotë se Rizai e ka në dorë dhe provat ia ka dhënë një shoku. Xhesuri ia thotë këtë Rifatit, i cili përgjigjet se duhet të gjejnë shokun e tij. Xhesuri i thotë se do të kërkojë edhe Adaletën.

Mihribani grindet me të birin dhe, kur shkon Tahsini ta akuzojë se ka kallëzuar Adaletën, ajo e nxjerr me forcë nga shtëpia. Ndërkohë hetuesi shkon të takojë Rizanë dhe sheh disa gërvishtje në dorën e tij…

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.