Bruno Lulaj: Te Skënderbeu konkurrenca është shumë e egër

Intervista - - SPORT -

Qëndërmbrojtësi Bruno Lulaj, nuk arriti dot të gjente mjaftueshëm hapësira te ekipi i Skënderbeut dhe kështu klubi e huazoi te Laçi, atje ku ka bërë diferencën dhe është titullar i padiskutueshëm.Në një intervistë për gazetën tonë, Bruno na ka treguar gjithçka që ka ndodhur te ekipi i Laçit si dhe ka zbuluar disa detaje nga jeta e tij private.

Alba Tirana: -Na thuaj pak Bruno kë do më shumë, Skënderbeun apo Laçin?

Bruno Lulaj: - (Qesh) Meqënëse po më pyet, do të përgjigjesha, të dyja.Skënderbeun sepse është ekipi më i mirë në Shqipëri dhe na ka bërë krenar të gjithëvë edhe ne Europë, Laçin nga ana tjetër sepse është fanella që unë djersis dhe luaj pë ë.

-Si e ke gjetur ekipin e Laçit?Je ambjentuar lehtësisht?

-Nuk ka qënë e vështirë të ambjentohem me ekipin e Laçit pasi është pothuajse i njëjti ekip me vitin e kaluar ku kam qënë përsëri pjesë e Laçit.Kjo më ka ndihmuar shumë të futem tek ritmi i ekipit shumë shpejt dhe të kontribuoj te objektivat që ka vënë klubi për këtë sezon.

-Keni zhvilluar një lojë shumë të mirë në kampionat. Do arrijmë ta shohim Laçin në Kupat e Europës?

- Sigurisht me besimin e plotë mendoj se po.Kemi zhvilluar një sezon mjaft të mirë siç e the edhe ti, kemi bërë paraqitje dinjitoze dhe mendoj se Laçi e meriton kete pozicion ku ndodhet dhe të luajë edhe në Europë.Ky është nja nga objektivat kryesorë të klubit.

-Për keto vendet që të çojnë në Kupat e Europës, ka pasur një luftë të madhe përsa i përket arbitrimit dhe disa ekipe kanë ngelur të pakenaqura. Ti si mendon, është abuzuar paksa me Laçin?

-Pjesa e arbitrimit është di- çka komplikuar.Ndoshta duhet të kishim marrë më tepër, ndoshta ndonjëherë kemi marrë më shumë, por unë jam futbollist dhe shikoj vetëm lojën në fushën e blertë. Përsa i përket kësaj çështjeje mendoj se ka persona të tjerë të cilët duhen të merren.

-Mirë na trego pak tani më mirë te stoli i Skënderbeut apo te fusha e Laçit?

- Të jesh pjesë e Skënderbeut është një vlerësim shumë i madh pasi është ekipi më i mirë në Shqiperi, siç e thashë, por normalisht që çdo futbollist ka dëshirë që çdo fundjavë të jetë në fushën e blertë të ketë mundësinë të shfaqë vlerat e tij, unë jam një nga ata, kështu që preferoj më tepër fushën.

-Sa keq të vjen ty Bruno që nuk gjete dot hapësira te ekipi i Skënderbeut?

- Te Skënderbeu konkurrenca është shumë e egër pasi siç e thashë edhe më lart, është ekipi më i mirë, dhe duke qënë i tillë ka për pjesë lojtarët më të mirë dhe me kualitetet më të larta në kampionatin shqiptar, normalisht që më vjen shumë keq për mundësitë e padhëna pasi mendoj se meritoja shansin për të treguar vlerat e mia të vërteta.

-E morrëm vesh që në kampionatin shqiptar bën tifo për Laçin e Skënderbeun, po jashtë Shqipërisë?

- Ka shumë vite që ndjek ekipin e Barcelonës.Jam tifoz me katalanasit, loja që prodhon La Liga mendoj se është e paarritshme. Futbolli spanjoll rezervon gjithmonë të papritura dhe surpriza kështu që ka kohë që jam i dashuruar pas ekipit të Barcelonës.

-Kemi folur deri tani vetëm për futboll, por ndërkohë njerzit janë të interesuar edhe pak për jetën tënde private.Ti je një çun i bukur, na trego pak ka ndonjë vajzë që ta ka marrë mendjen?

-(Qesh) Faleminderit për komplimentin por në fakt jo! Deri tani e kam mendjen në vend akoma.S’ka dalë ende asnjë vajzë që të më bëjë të dashurohem.Ndoshta kjo ndodh më vonë

-Po si janë preferencat e tua Bruno , preferon bjondet apo brunet?

- Mendoj se të gjitha femrat janë të bukura nuk bën ndonjë diferencë ëve.Unë kam patur lidhje edhe me vajza brune edhe me bjondet, por meqënëse më duhet të zgjedh do të preferoja brunet.

-Ke qënë te të dyja ambjentet, edhe në Korçë edhe në Laç, ku janë femrat më të bukura se ë korçarët janë pak më të bukura?

- Tani me thënë të drejtën korçarët janë vërtët femra të bukura, por Shqipëria në përgjithësi ka femra të bukura dhe nëse do të zgjidhja sërish këtë herë nuk e kam një përgjigje për t’i ndarë , pasi siç e theksova të gjitha femrat janë të bukura.

-Por me këto gocat që janë gazetare sportive që vijnë raportojnë - tuar ndonjëherë se thonë që janë të mira?

- (Qesh) Jo asnjëherë, përpiqëm të sillem sa më profesionist në fushën e lojës kur ka të bëjë më futbollin dhe çdo gjë që na lidh me atë.

-Po mirë na thuaj atëherë ndonjë emër nga gazetarët sportive ose moderatoret, fytyrat që shohim në ekran kush të pëlqën?

- Në ekranin shqipëtar të gjitha moderatoret dhe gazetaret janë të bukura pa dyshim, por do të veçoja Ilda Bejlerin dhe Kjevina Kthjellën.

-Po gocat që vijnë ju ndjekin nëpër stadium si janë?

- Tani që të ta shpjegoj, femrat ë ardhur në stadium për çunat e bukur, duke ardhur dhe duke i parë kanë mësuar edhe pak nga futbolli por asgjë më te- për! ( Qesh)

-Po përsa ju përket çifteve si mendon ti Bruno kush të pëlqen të dominojë në jetën tende, ti apo partnerja?

- Hmm pyetje interesante.Jam i mendimit që çifti duhet të jetë i barabartë, më pëlqen edhe të dominohem, por edhe te domino në reportet në çift por gjithmonë brenda kuadrit të normales.Jam më tepër për barazi gjinore.

-Ju hap rrugët e famës ky futbolli ju çunave edhe në lidhje me femrat,që domethënë ju ndihmon në raport me gocat e bukura?

- Më ke bërë të qesh gjithë kohës… Tani se sa shumë më ka ndihmuar nuk mund ta them, por jam i sigurt që mua personalisht më ka ndihmuar.Meshkujt futbollistë femrat i kanë preferuar gjithmonë, pë dhe gjërat e tjera që ju i dini kush janë (Qesh përseri)

-Janë këto femrat e sotme materialiste sipas teje?

- Hmm edhe po edhe jo.Do ketë mbetur ndoshta ndonjë femër që nuk është materialiste (qesh) Përtej shakasë sot jetojmë në epokën e ‘’interesit’’, është zbehur dashuria dhe gjërat po shkojnë drejt materiales.Dëshira për miqënie, për pak ‘’luxury life’’ mendoj se është dëshira e çdo femre. Kështu që më tepër mendoj se janë.

- Kush është femra ideale

për ty? - Ajo e rradhës (Qesh)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.