12 arësye për të lënë duhanin

Intervista - - SHËNDET -

Për momentin lëreni mënjanë kancerin, ose sëmundjet e zemrës. Ka edhe arësye të tjera për të cilat duhet të lini duhanin. Duhani, sot për sot, zë vendin e parë në shkaqet e vdekjeve të parandalueshme në botë. Nëse lihet pa kontroll, cigarja mund të vrasë më shumë se një miliardë njerëz në këtë shekull. Megjithatë, lënia e duhanit nuk është e lehtë: Treçereku i duhanpirësve që mundohen të heqin dorë nga ky zakon janë bërë shumë të varur nga nikotina, në krahasim me 32% të dy dekadave më parë. Pra, lënia e duhanit nuk është thjesht një çështje vullneti, por është diçka e domosdoshme për të evituar disa dëmtime të trupit, për të cilat nuk ju kishte shkuar mendja më parë. Ja cilat janë ato:

1. Duhani mjegullon mendjen

Sipas disa studimeve, ai mund të mjegullojë mendjen. Një studim i qershorit zbuloi se pirja e duhanit në moshën e mesme është e lidhur me probleme të kujtesës dhe të arësyetimit, por këto probleme zbuten tek ata që e kanë lënë prej kohësh. Kjo është e rëndësishme, thonë studiuesit, sepse njerëzit me probleme të lehta kujtese në moshën e mesme, kanë më shumë mundësi të zhvillojnë probleme të rënda më moshën e tretë. Një analizë e vitit 2007, e bërë për 19 studime të mëparshme, nxori përfundimin se duhanpirësit pleq përballeshin me një rrezik më të lartë të problemeve të kujtesës dhe trurit, të krahasuar me ata që nuk kishin pirë kurrë duhan.

2. Duhani mund të sjellë diabetin.

Faktorët që mund të sjellin diabetin janë të shumtë, por tani u shtohet edhe duhani. Një analizë e publikuar në Gazetën e Shoqatës Amerikane të Mjekësisë vitin e kaluar, zbuloi se, duke analizuar 25 studime të mëparshme, duhanpirësit kanë një shans 44% më të lartë për të pasur një daibet të tipit 2, në krahasim me ata që nuk pinë duhan dhe rreziku ishte më i madh për ata që e pinin shumë, 20 cigare ose më shumë në ditë. Studiuesit bile shkojnë më tej dhe bëjnë një përllogaritje të përafërt: Sipas tyre, 12% e atyre që vuajnë nga diabeti 2, ai mund t’i atribuohet pirjes së duhanit.

3. Duhani shton rrezikun për infeksione.

Në tetorin e këtij viti, në SHBA bërja e vaksinës kundër pneumokokut për ata që pinë duhan të moshës 19-64 vjeç. Kjo ndodh sepse të dhënat kanë treguar se duhanpirësit rrezikohen më shumë nga infeksionet e shkaktuara nga bakteriet pneumokok, që shkaktojnë sëmundje si pneumoninë. Arësyeja e saktë është e paqartë, megjithëse ka të dhëna se duhani dëmton membranën e mushkërisë, duke u hapur rrugën bakterieve të hyjnë në organizëm dhe të shkaktojnë sëmundje. Studime të tjera thonë se duhani mund të ndikojë në imunitet, duke penguar aftësinë e trupit të luftojë infeksionet. Por dyshohet se këto sëmundje nuk prekin vetëm duhanpirësit: Një studim i bërë në maj 2008 zbuloi se fëmijët e ekspozuar nga tymit të duhanit në shtëpi gjatë fëmijërisë së hershme (sidomos ata të lindur para kohe dhe me peshë të ulët) janë më të prekshëm nga sëmundje që mund t’i çojnë edhe në spital në një moment të fëmijërisë së tyre. Studimi është bërë me 7000 fëmijë kinezë nga viti 1997-2005.

4. Mund të ndikojë negativisht në jetën tuaj seksuale

Nëse burrat duan të hipin në vagonin e trenit të Viagrës, studimet kanë treguar se duhani mund të jetë bileta e tyre. Duhanpirësit burra janë më të prekshëm nga çrregullimet e ereksionit se ata që nuk pinë duhan dhe rreziku është në përpjestim me sasinë e cigareve që pini në ditë. Një studim amerikan i vitit 2007 mori në studim më shumë se 7500 burra kinezë me rrezik të ulët arterioskleroze, arësyeja kryesore në çrregullimet e ereksionit dhe zbuloi se duhanpirja mund të ndikonte në të njëjtën masë në këtë çrregullim. Lënia e duhanit është një nga masat që duhen marrë për të parandaluar rrezikun e çrregullimeve të tilla.

5. Mund të shkaktojë rudha... gjithandej.

Pirja e duhanit mund të shkaktojë rudha të parakohshme jo vetëm në fytyrë, por një studim i vitit 2007, ai mund të shkaktojë rudha edhe në pjesë të lëkurës që shihen rrallë nga dielli, si në pjesën e brendshme të krahëve dhe të pasme.

6. Mund të përshpejtojë ardhjen e menopauzës.

Gratë që pinë duhan përballen me një rrezik më të madhe për pjellorinë e tyre dhe mund të eksperimentojnë menopauzën në moshë më të re se ato që s’pinë duhan, sipas të dhënave mjekësore të viteve 2001 dhe 2004. Një studim i vitit 2001, i bërë më kafshë, zbuloi se kimikatet që ndodhen në cigare mund të përshpejtojnë ardhjen e menopauzës, duke shkatërruar qelizat vezë të prodhuara nga vezoret, pra duke pakësuar rezervat e vezëve të organizmit. Meqë menopauza e grave varet nga rezerva e këtyre vezëve, që është rreth 1 milionë vezë në lindje dhe bëhet zero në menopauzë, gjithshka që dëmton vezët logjikisht të çon tek problemet me pjellorinë dhe menopauzën më të hershme. Një fakt tjetër shqetësues: gratë që pinë duhan gjatë shtatzanisë mund të dëmtojnë jo vetëm pjellorinë e tyre të ardhshme, por edhe të vajzave që mbajnë në bark. Gjatrë studimeve, minjë shtatzanë që u ekspozuan ndaj kimikateve të du- hanit, lindën vajza me një sasi më të vogël vezësh. Edhe kur shanset janë maksimale, pra nuk pi duhan, je e shëndetshme, e re, ha mirë dhe je në formë, pjelloria nuk është në masën 100%, prandaj çdo masë e marrë për përmirësimën e saj, si lënia e duhanit, është e mirëpritur.

7. Mund të mjegullojë shikimin.

Disa studime kanë zbuluar një lidhje të fortë mes duhanpirjes dhe sëmundjes së syve, sidomos degjenerimit të shikimit të lidhur më moshën, që mjegullon shikimin përgjithmonë, ose shkakton verbimin. Në vitin 2005 u analizuan të dhënat e 17 studimeve të mëparshme dhe u zbulua se duhanpirësit mund të rrezikojnë 2-3 herë më shumë për të pasur këtë sëmundje, sesa ata që nuk kishin pirë kurrë duhan. 8. Dëmton kockat. Duhanpirja dobëson skeletin dhe përbën një rrezik serioz për osteoporozën, sipas të dhënave të disa studimeve. Është treguar se ajo ul densitetin e kockave tek gratë në periudhën pas menopauzës dhe shton rrezikun e thyerjeve të legenit në të dyja sekset, sipas një studimi të vitit 2004. Njerëzit që pësojnë thyerje të legenit kanë një mundësi vdekjeje 12-20% më të lartë se ata që nuk pësojnë, megjithëse ka mënyra që ata që vuajnë nga osetoporoza të mbrojnë veten. Duhanpirësit mund ta kenë edhe më të vështirë t’u shërohen kockat e thyera dhe plagët, se ata që nuk pinë duhan.

9. Mund të keni plagë të brendshme

Sigurisht, tymi i cigareve rrëshqet lehtë-lehtë në organizëm, por mund të dëmtojnë sistemin tretës, duke shkaktuar urthe, ul- çera peptike dhe gurë në tëmth e veshka. Për më tepër, ata që pinë shumë duhan rrezikojnë të vuajnë nga sëmundja e Krohnit (koliti), - ni i sistemit tretës, që shkakton dhimbje dhe diarre. 10. Mund të dëmtojë gjumin. Ndjehesh i përgjumur edhe pse ke fjetur shumë orë? Një studim i bërë në shkurtin e vitit të kaluar ka zbuluar se duhanpirësit rrezikojnë 4 herë më shumë të bëjnë një gjumë jo të qetë dhe çlodhës, se ata që nuk e pinë dhe studiuesit ia veshin fajin kryesisht nikotinës. Ata mendojnë se fajtorë janë cilësitë stimuluese të duhanit, që e bëjnë të vështirë të të zërë gjumi dhe të kesh probleme natën. prandaj është mirë të hiqni dorë nga duhani për të pasur gjumë të mirë.

11. Duhani shkurton dhe dëmton cilësinë e jetës.

Njerëzit që nuk kanë pirë kurrë duhan jetojnë mesatarisht 10 vjet më shumë se ata që kanë pirë shumë duhan. Përveç kësaj ajo bëjnë një jetë më cilësore në këto vite plus, duke kundështuar kështu hipotëzën mbrojtëse të duhanpirësve, që thonë se një vdekje e hershme është një çmim i vogël për të paguar për një jetë të mbushur me kënaqësi. Studimi u bë nga sh përfundimin nga të dhënat e më shumë se 1600 njerëzve të ndjekur përgjatë 30 vjetëve.

12. Duhani është shkaktar i shumë kancereve.

Pirja e duhanit nuk është lidhur vetëm me kancerin e mushkërive. Në shtator, nga të dhënat e spitalve amerikane, u lëshua një raport që vlerësonte më shumë se 2 milionë raste të kancerit të lidhura me duhanin në këtë vend, nga vitet 1999-2004. Në majë të listës ishin kanceri i mushkërive dhe bronkeve, të ndjekur nga ato të stomakut, pankreasit, veshkave, fshikëzës urinare dhe qafës së mitrës. Dihet që duhanpirja është një problem i madh dhe i parandalueshëm, por kur paraqet shifrat e është ai. Mesazhi është i qartë: Për të ruajtur shëndetin duhet të bëni gjithçka për ta lënë duhanin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.