6 fruta dhe perime që simbolizojnë seksin

Intervista - - SEKS -

E njohim tashmë kuptimin “e fshehtë” të emoxhit patëllxhan, aleat i mirë i mesazheve tona në celular. Nuk mund të shohim një pjeshkë pa ndjerë dëshirën të kafshojmë “mollaqet” e saj të kërcyera. E dimë deri në pikë ngrënia e një bananeje në publik i bën disa njerëz të mendojnë prapësira …Megjithatë, nuk e imagjinonim deri në pikë janë të lidhura ushqimi dhe seksi. Shkrimtarja franceze, Natali Helal e përshkruan këtë lidhje që nga antikiteti në librin e saj, “Edhe perimet kanë seks”. Prej këtij libri kemi nxjerrë 6 fruta dhe perime të cilat nuk do t’i hani më kurrë si më parë…

Në nëntor 2016, gjigandi amerikan i elektronikës, ndryshon formën e emoxhit pjeshkë, shumë evokues sipas tij. Lamtumirë pjeshka“me të pasme të kërcyera”, mirëdita pjeshka-pjeshkë! Por kjo gjë zemëroi përdoruesit e Apple-it dhe amatorët e mesazheve të nxehta, të cilat u indinjuan kundër kësaj dhjetë ditësh, Apple rikthen formën origjinale të pjeshkës së saj mitike, me një palë “të pasmesh të kërcyera”. Në fund të fundit, pse ta mohojmë karakterin e saj seksual? Nëse i besojmë Natali Helalit, janë të rrallë perimet që nuk kujtojnë netët tona të dashurisë. Provë janë kjo dozë frutash e perimesh (5 në ditë thonë specialistët!).

ç‘ ç‘ Molla, mëkati original Në kur Xhimi masturbohet me një ëmbëlsirë me mollë, ai prek frutin e ndaluar, atë të famshmin që kanë kafshuar Eva dhe Adami në kopështin e Edenit. Mund të themi se molla është fruti më i nxehtë i historisë. Natali Helal vëren se një mollë e ndarë më dysh tregon njëkohësisht organin e femrës dhe atë të mashkullit (vëmë bast se tani jeni duke kërkuar imazhin e “mollës së ndarë më dysh” në Google). Kështu, bëni kujdes kur doni t’i dhuroni dikujt një mollë: Në Romën e lashtë, “një djalë i ri, të cilit i dhurohej një kurorë lulesh e shoqëruar me një mollë të kafshuar, e dinte se mesazhi i vinte nga dikush që e kishte zemrën e lirë”, thotë autorja e librit. “Nëse ai e mbaronte mollën, atëherë personit tjetër”. Kështu, ju lëmë të gjeni domethënien e shprehjes “të kafshosh mollën”.

Hudhra, simboli i dashurisë mes femrave

Hudhra nuk ka vetëm aftësinë për të larguar vampirët dhe për të dhënë një erë të keqe goje. Në shekullin e XVII, mjekët e krahasonin formën e saj me atë të vezoreve. Në atë kohë, hudhra përdorej edhe si test shtatzanie: E fusnin hudhrën në vaginë, e linin aty disa orë, pastaj e hiqnin. Nëse gruaja kishte erë të keqe goje, nuk ishte shtatzënë! Nëse era e gojës ishte e mirë, atëherë kjo do të thoshte se bebja kishte penguar qarkullimin e erës nga vagina në gojë! E thjeshtë! Ose jo…

Më vonë, termi “thelb” në gjuhën e popullit përdorej për gratë nimfomane. Në shekullin e XIX, thelbi i hudhrës bënte aluzion për lesbiket. “Dashuria mes dy femrave është e lidhur me këtë bimë, gonxhja e të cilës quhet edhe “buton”, i cili, në fjalorin erotik, bën aluzion për klitorisin”, shkruan Natali Helal.

Shega, pjellori, organ seksual femëror dhe gjinj

Ky frut i bukur, i kuq, me origjinë nga Irani, simbolizon pjellorinë dhe seksin femëror kudo, në Lindjen e Mesme, Magreb, në Afrikën e zezë dhe Azi. Tek berberët, gratë konsumojnë frutin për të shtuar pjellorinë. Shega bën të mundur edhe të zbulosh sa fëmijë do të kesh. “Në mëngjes, gruaja qëndron me fytyrë nga dielli dhe vizaton një rreth në tokë, pastaj lëshon një sheqë të pjekur në mes të rrethit: Numri i fëmijëve që do të bëjë i korrespondon numrit të kokrrave që dalin jashtë rrethit”, tregon Natali Helal. Në poezinë persiane, shega gjithashtu i bën aluzion gjinjve. Një frutë kaq djallushkë!

Fiku, symbol edhe i organit seksual femëror, edhe i testeve

Në gjuhën e pë përfaqëson edhe organin seksual femëror, edhe testikujt tek mesh- kujt. Jo më kot, një varieteti të ë vënë emrin “ko…e Papës”. Ky emër vjen nga legjenda e papeshës Joanë: Në shekullin e IX-të, Joana hiqet si burrë dhe ia del mbanë ta zgjedhin papë. Një ditë, gjatë një procesioni, ajo lind në sy të të gjithëve. Për të evituar këtë gjë, kisha vë një ritual: Çdo papë i ri duhet të ulet në një karrige me vrimë dhe i prekin organet gjenitale. Nëse është burrë, ai që caktohet për inspektimin duhet të deklaronte “Ai ka dy dhe ato janë të ë tanë”.

Shpargulli (asparagu) simbolizon penisin

Nuk ka nevojë të bëjmë një vizatim, shpargulli ka formën e penisit (megjithëse të hollë e të gjatë!) Për më tepër, ai bën pjesë në listën e gjatë të ushqimeve afrodiziake. Ai kishte edhe një reputacion të nxehtë. “Në shekullin e XIX për shembull, murgeshat e kishin ndaluar futjen e tij në gatimet e vajzave të reja”, tregon Natali. Më vonë, në ë shekullit të XX-të, Manuali i civilizimit për vajzat e vogla, për përdorim në shtëpitë e edukimit, shkruan, jo pa humor “mos fusni dhe nxirrni në gojë një shpargull duke parë me plogështi një të ri që doni të joshni”. Kështu, mos hani shparguj me të dashurin, nëse doni të tradhëtoni partnerin. Një mbrëmje, markezi Luigj de Kysi, fton të dashurën e tij të ë tek ai. Natën, ajo urinon në një uturak, duke zbuluar kështu pabesinë e saj (ju e njihni erën kaq karakteristike të urinës pasi keni ngrënë shparguj)! Në mëngjes, markezi kishte parë një burrë të blinte shpargujt e fundit në treg. Banania Ju e dini tashmë se banania simbolizon penisin. Ajo që nuk dini është ër bananen në “Një mijë e një netët” : “Banane me lëkurë të lëmuar dhe të butë, që lëngëzoni sytë e vajzave të reja. Banane, kur rrëshqisni në gurmazin tonë…”, etj, etj. Dijeni gjithashtu se të kishe një banane, nuk do të thoshte “të buzëqeshësh me të gjithë dhëmbët” dikur. Një burrë që ka banane, është një burrë në ereksion. Në fund, e keni vënë re sensin e ë të albumit “Peel slowly and see” (Qëroje ngadalë dhe shih) të grupit “The Velvet Underground”, i cilin në pamje të parë ka një banane? “Peel” në anglisht do të thotë edhe “qëroj”, edhe “thith”…

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.