Kuic: Të vërteta dhe jo për kontraceptivët

Intervista - - TEST MJEKËSOR -

Jo të gjitha gjërat që dëgjojmë janë të vërteta përsa i përket kontraceptivëve. Për më tepër jo të gjithë e dimë mënyrën më të besueshme dhe sidomos më të përshtatshme për secilën nga ne. Ja një kuic i vogël për të dalluar të vërtetën nga gënjeshtra në këtë fushë.

1. Marr pilulën kontraceptive, prandaj është e këshillueshme të mos pi duhan. a. E vërtetë b. E gënjeshtërt. 2. Pilula gjithmonë të shëndosh. a. E vërtetë b. E gënjeshtërt.

3. Pilula kontraceptive të bën sterile. a. E vërtetë b. E gënjeshtërt.

4. Metoda e tërheqjes është e sigurtë a. E vërtetë b. E gënjeshtërt.

5. Prezervativi është mjeti i vetëm që mbron nga SST (sëmundjet seksualisht të transmetueshme). a. E vërtetë b. E gënjeshtërt.

6. Sterileja është mjeti kontraceptiv më i përdorur në botë. a. E vërtetë b. E gënjeshtërt.

7. Nuk mund të përdorësh tamponë nëse ke vënë sterile. a. E vërtetë b. E gënjeshtërt.

8. Një xhel spermicid vendoset në majën e organit mashkullor, para penetrimit. a. E vërtetë b. E gënjeshtërt.

mënyrë tjetër kontracepsioni: a. E vërtetë b. E gënjeshtërt.

10. Kur futet në trup, implanti kontraceptiv qëndron aty gjithë jetën. a. E vërtetë b. E gënjeshtërt. 11. Unë ushqej fëmijën me gji, prandaj nuk kam nevojë për mjete kontraceptive. a. E vërtetë b. E gënjeshtërt.

12. Pas lidhjes së tubave është e pamundur të mbetesh shtatzanë: a. E vërtetë b. E gënjeshtërt. Rezultatet 1. Përgjigjia e saktë është a-ja. Mjeku këshillon të mos pihet duhan, ndërkohë që përdor pilulën kontraceptive, pasi duhani paraqen një faktor rreziku për enët e gjakut. Ky rrezik shtohet me moshën dhe atëherë është e ndaluar të pish duhan ndërkohë që merr edhe pilulën pas moshës 35 vjeç. 2. Përgjigjia e saktë është b-ja. Pilula nuk të shëndosh gjithmonë, përkundrazi, nëse ajo është e ekulibruar dhe e përshtatur për organizmin tuaj, ajo nuk duhet të shkaktojë shtim në peshë. Gjatë përdorimit të parë të një pilule pra këshillohet të vihet re mënyra se si reagon trupi ndaj saj dhe të mbahet shënim shtimi në peshë, që mbase mund të kërkojë një ndërrim pilule. 3. Përgjigjia e saktë është b-ja. Pilula nuk të bën sterile, por nganjëherë, pas ndalimit të saj duhet të kalojnë disa muaj para se cikli të bëhet i rregullt, prandaj disa gra duhet të presin disa muaj para se të mbesin shtatzanë. 4. Përgjigjia e saktë është b-ja. Koitusi i ndërprerë, ose tërheqja që bën mashkulli para se të ejakulojë brenda femrës është një metodë pak e besueshme. Në fakt gjithçka varet nga aftësia e burrit të tërhiqet në kohë dhe, megjithëse mund t’ia dalë mbanë, lëngu i para-ejakulimit mund të përmbajë disa spermatozoidë që mund të shkaktojnë shtatzaninë. 5. Përgjigjia e saktë është a-ja. Prezervativët, qofshin ata mashkullorë, apo femërorë, siç duhet. Gjitashtu ato evitojnë kontaktin me gjakun apo spermën dhe pra mbrojnë kundër SST-ve dhe sidës. 6. Përgjigjia e saktë është b-ja. Sterileja nuk është më i përdoruri, pasi në vend të parë është pilula, por është një nga më të përdorurit. Në Francë, për shembull, atë e përdorin 2 milionë gra, ndërkohë që pilula përdoret nga 5 milionë gra. (Sterileja është një mjet në formë T-je që vendoset në mitër dhe shërbën për të shmangur shtatzanitë e padëshiruara. Ajo vihet dhe hiqet nga gjinekologu). 7. Përgjigjia e saktë është b-ja. Është e mundur të përdorësh tamponë, nëse ke vënë sterile. Megjithatë është e këshillueshme të ndërrohen ato rregullisht dhe të hiqen me delikatesë. Vini re: Me një sterile bakri menstruacionet mund të jenë më të - ta se me një sterile hormonale, apo një tjetër mënyrë kontraceptimi.

8. Përgjigjia e është b-ja.

Spermicidet janë substanca kimike që, kur hyjnë në kontakt me spermatozidet i shkatërrojnë ato. Ato shiten në farmaci në formë xheli, ovule ose tamponi dhe duhen futur në vaginë vetëm disa minuta para marëdhënies seksuale. Megjithatë, kjo metodë kontracepsioni nuk ka një nivel të lartë sigurie. 9. Përgjigjia e saktë është b-ja. Paçi, që është një membranë e hollë, ngjyrë mishi, që vihet në trup dhe lëshon ngadalë hormone si ato të pilulës, pra ka pothuajse të njëjtin efekt si pilula klasike. 10. Përgjigjia e saktë është b-ja. Implanti kontraceptiv është një shkop i hollë, si një kunj shkrepse, që vendoset nën lëkurë, zakonisht në pjesën e brendshme të krahut, mbi bërryl. Përgjatë 3 vjetëve ai lëshon vazhdimisht një hormon progesteroni. Ai është po moment në tjetrin, kur të dëshironi. 11. Përgjigjia e saktë është b-ja. Ndryshe nga sa mendohet, dhënia gji nuk është mënyrë kontracepsioni. Është e vërtetë që dhënia gji vonin ardhjen e menstruacioneve, por më mirë të merrni gjithë masat e nevojshme dhe të përdorni një mjet kontracepsioni të përshtatshëm. Për shembull, pilula progestative e mikrodozuar mund të merret edhe 21 ditë pas lindjes. 12. Përgjigjia e saktë është a-ja. Lidhja e tubave është një metodë sterilizimi kirugjikale që konsiston në kapjen e tubit për ta mbyllur. Ky sterilizim mund të bëhet edhe pa anestezi të përgjithshme nga poshtë. Kjo metodë përdoret tek ato gra që vendosin vullnetarisht të praktikojnë këtë ndërhyrje. Lidhja e tubave është e pakthyeshme, prandaj duhet menduar mirë para se të zgjidhet si mënyrë kontracepsioni. saktë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.