Poezia juaj

Intervista - - POEZI -

Kujton, se femrën, E ke parë lakuriq, Meqë i ke zhveshur gjithë rrobat e saj?... E puthe në buzë, I preke gjinjtë e saj, Kujton, se kur, me duart e tua Fërkove çdo pjesë të turpit të saj, Preke edhe shpirtin e saj?.... E shtrëngove pas vetes tënde, Bëre edhe seks me të Dhe kujton e saj? Ke fjetur në të njëjtin krevat, Qoftë edhe një natë Dhe kujton Se femra është pronësia jote? U mundove, qoftë edhe një herë Të pyesësh sytë e saj Përse nuk kanë dritë, Edhe kur ty e puth? E pyete ndonjëherë vetveten, Pse nuk ndjeve të trokiturat e zëmrës së saj, edhe atëhere kur ty prekje gjinjtë e saj? E pyete ndonjëherë vetveten, Pse femra në krevatin tënd Nuk pa ëndërra, Por rrinte zgjuar, Mbi ty, Pas seksit që bëtë, Dhe kur u zgjove nga makthi yt Ajo kishte dorën e saj Mbi ballin tënd?... Ty u fute në dhomën e saj, Dhe kujton se ke hyrë edhe në botën e saj? E pyete ndonëjherë, Pse fryma e saj i këputet në mes, Edhe kur ti Para puthjes i thua: “Të dua”? A munde të shikosh dot Melankolinë e syve të saj, Edhe ato çaste, Ishe i ngjitur në një me trupin e saj? A e pyete ndonjëherë vetveten Për të gjitha këto pse? A guxove ndonjëherë Që të udhëtoje në mendimet e saj, Teksa i shisje me fjalë dashuri? A e pe frikën e saj, Kur ti i the: - Sa e bukur je? A e pyete ndonjëherë Se çfarë gjëra Ajo urren??? A munde të dallosh dot Errësirën e shpirtit të saj, Edhe kur ti E puthje te deti Duke parë perëndimin Tutje në horizont? A ndjeve ndonjëherë ty Të dridhurat e saj, Sa herë takoheshit, Pas një ndërkohe të gjatë?... Jooooooo. Akoma nuk ke dashur Ta shikosh lakuriq Në shpirtin e saj, Edhe pse ia zhveshe Te gjitha rrobat e trupit të saj….

JAKUP GJOÇA

Ti të mbyt e tëra mall të tund të tërën mes resh si harqe. E mira ime, e bukura ime më shndrin si zonjë kulluar argjënd A të kujtohet në ato vite kur më këndoje ninullë ndër dhëmbë? Unë të dëgjoja me sytë e mbyllur siç dëgjojnë motrat kur janë të vogla E qetë e dashur të ndriste fytyra ja,... si sonte e imja motër!

MIMOZA LESKAJ

Kam frikë të t’shkruaj ndonjëherë Por të të shoh e kam kureshtjen. Dikush nga ne e zgjodhi heshtjen. Ndoshta të dy, kështu mjaftohemi Si dy bohemë me çantë në shpinë. Dimë të rrimë larg dhe kur afrohemi Dhe kur largohemi dimë pranë të rrimë.

BLEDI YLLI

Nga pesë shekuj po këndoj një kthim të pamundshëm në të Bukurën More. Këndoj si po dinë blegtorët endës gjatë brigjeve të Jonit e të Mesjetës. Këndoj afër zjarrit të kasolleve më bënë të ndërtoja ku shtigje të paparë e të brengosur dallëndyshe afrikane marrin frymë të dehura nga vjeshta. Nga pesë shekuj i njëjti pathos i njëjti ritëm të foljesbukë. O e Bukura More që kur të lashë, kurrë më s’të pashë! Në muzgun e kohëve Bujarët, në rrathë, pas shpagimit të mbollën djallëzoren vazhdimësi të së tanishmes dhe në bebëzën e vesës së bijve vendosën trashëgiminë e ditëve dhe ethet e ringjalljes.

MARIO BELLIZ

të dhjetave Gratë krenare, fytyra hëne, mbi malet të Kalabrisë dhe të Bazilikatës shikuan të tërhequra Morenë dhe ne bij, plot mahnitje, shikuam mëmat yjsh të stolisura dhe fushat shegash që e folmja-vizatuese e tyre na qëndiste në purpurën e kujtesës. Të Bukurën More kërkojmë ende, tokë e lashtë mërgimesh të pandalshme. tue shikuar myshkun e bredhave të mi. More dhe dhjetrave lajmëtarësh ua ka bërë ta binin vronjën dhe ta shpallnin urdhëresën ... Do të jetë Besa e shtrënguar me kohën por e Bukura More ime është ndoshta vetëm një kundërmim i përkohshëm që zbyll në të tanishmen hapa e asgjë tjetër.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.