Ika nga shtëpia sepse më rrihte burri

Intervista - - HISTORI NGA JETA -

Jam një zonjë nga qyteti i Fierit, me inicialet L.M. Shpresoj që historia ime t’i tërheqë vëmendjen bashkëshortit tim dhe të gjitha atyre grave që vuajnë si unë. Jam martuar para 14 vjetësh dhe kam dy fëmijë, një vajzë 13 vjeçe dhe një djalë, 11 vjeç, nga të cilët kam 20 ditë që jam ndarë. Ika nga shtëpia e tim shoqi me datë 18 maj, sepse pinte dhe përdorte dhunë mbi mua, së bashku me babanë e tij. Nuk e duroja dot më atë situatë që ishte krijuar dhe... gjeta rrugën më të shkurtër, ika.

sonë, burri sillej mirë me mua. Na lindën edhe dy fëmijët dhe ne, punonim që të dy. Pak nga pak, ai shumë, ku të mundte, por nuk sillte asnjë lek dhe, sa herë e pyesja për këtë, më rrihte. Shpeshherë më ka rrahur me rrip dhe kanë qenë të pranishëm edhe fëmijët tanë. Dhunë në familje nuk ushtronte vetëm ai, por edhe i ati, pasi ne jetonim me prindërit e tij dhe me kunatën time që ishte e sëmurë, gjysmë njeriu. Nuk kisha ku të ankohesha, pasi të dy prindërit i kam të verbuar, njëri nga tensioni, ndërsa tjetri, nga diabeti. Kam edhe një motër në qytetin tim dhe një vëlla në Itali, por për të shkuar atje, duhen dokumente. Shpeshherë, kur më rrihte vjehrri, futesha në dhomën - ja të dridhesha, pasi më ngrihej tensioni. Tani, pas kaq vjetësh vuajtjeje, jam bërë me depresion dhe qaj edhe për gjënë më të vogël. Jeta ime nuk ka pikë vlere, nuk dua të jetoj më, edhe pse kam fëmijë… Shpresoj që ata të bëjnë një jetë më të lumtur se unë, por në atë shtëpi ku po rriten, nuk e besoj. Djalin, vjehrri e rrahu aq fort kur ishte vetëm 6 - loi të priste me gërshërë gjithë rrobat tona, hidhte në plehra celularët dhe karikuesit. Nisur nga kjo, ai një ditë donte ta përzinte fare nga shtëpia. Edhe vajzën e goditi njëherë pas veshit kur sapo kishte ardhur nga shkolla dhe akoma s’kishte ngrënë bukë. Një herë më erdhi shumë zor, pasi vjehrri më goditi në sy të shoqeve të punës. Vjehrri thotë: “Jam unë ai që komandon në familje!” dhe nuk më lë të përdor as lavatriçen, pasi harxhon shumë korent. Kështu, unë duhet të laja me dorë rrobat e shtatë vetëve në familje. Në dimër duart më bëheshin gjak nga të larët.

Im shoq shkon nëpër lokale ku ka vajza të reja, pi me to dhe harxhon tërë e kishte parë me një vajzë të re ulur në prehrin e tij dhe në celularin e tij kishte një foto vajze. Atij i është shkatërruar trupi nga rakia, por ç’taksirat kam unë që më shemb në dru, bile kam frikë se mos më zë ndonjë SIDA?! Ime motër i ka thënë se, po të më ndodhë gjë mua, fajtori është ai…

Muaji maj ka qenë më i vështiri i jetës sime. Në të cilën ndenja 10 ditë në spital. Kur doli ajo, m’u sëmur vjehrri, ndenja edhe 10 ditë të tjera duke u kujdesur për të, duke ia dhënë ilaçet tre herë në ditë. Pasi doli ai, m’u shtrua djali dhe unë qëndrova edhe 10 ditë të tjera pranë tij. Ditën e dytë që ishte shtruar djali në spital, erdhi burri dhe më kërkoi një mijë lekë (të vjetra). Unë i thashë se nuk kisha, ndërsa ai më rrihte aty, në dhomën e spitalit. Djali, duke parë këtë skenë, doli me vrap dhe vajti te dritarja e katit të tretë, për t’u hedhur që andej.

Pasi doli im bir nga spitali, nuk durova më, kupa u mbush, vendosa të ikja dhe të vija në Tiranë, ku jam edhe tani. Edhe tani më kujtohet si u ndava prej fëmijëve, të cilët nuk e dinë ku jam, por kujtojnë se jam në Fier. Po krihja në kokë. Ajo bile u çudit që po e puthja, pasi nuk para e bëja shpesh këtë. Djali ishte në gjumë, e putha dhe, me lot në sy, ika nga shtëpia. Rrugës takova mësuesen e tij dhe i lashë amanet që të më kishte kujdes djalin. Ajo, e habitur, më pyeti ku po shkoja.

- va një punë, gjeta edhe një shtëpi me qira, se bashku me një grua tjetër, por tani ajo u largua dhe kam mbetur vetëm. Shtëpinë nuk mund ta paguaja vetë, pasi aq sa është qiraja, kam rrogën. Kam kërkuar shoqatat që mbrojnë gratë e dhunuara, por nuk i kam gjetur. Të gjithë ata që kam pyetur, nuk e dinin se ku ndodheshin. Tani jam duke fjetur jashtë, por do të doja të gjeja ndonjë dhomë për të futur kokën. Mbase më vonë mund të bëj gjyq për të marrë fëmijët, pasi tani nuk kam ku t’i fus. Qëkur kam ardhur në Tiranë, më ka ndjekur fati i keq. Një herë, duke zbritur nga autobusi, rrëshqita dhe vrava kurrizin. Edhe para disa ditësh e lëndova plagën, pasi rashë në një gropë. Gjithashtu, kam djegur këmbën, pasi qëllova afër një motori në rrugë që nxori avull të nxehtë. Vajta të vizitohesha te neurologu, por më tha se të gjitha i kam nga stresi dhe duhet të largoja stresin. Por, si mund ta largoj unë stresin në këto kushte?! Nuk mbaj mend një ditë të bardhë, qëkur im shoq mend të ketë qëndruar vetëm një ditë pa pirë… Jeta ime është shkatërruar, nuk ka më pikë vlere. Vjet në maj u përpoqa të helmoja veten, por pa rezultat....Vetëm fëmijët më mbajnë në këtë jetë, mbase do të vijë shpejt dita që do të bashkohem me ta. Kam ndërmend që, pasi të rregulloj punët këtu, të bëj gjyqin për t’i marrë pranë vetes...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.