Pyetje përgjigje për njeri-tjetrin

Intervista - - PYESNI NJERI-TJETRIN -

- Cili ka qenë mëkati më i madh që keni bërë në dashuri? Alisa

- Kam tradhëtuar edhe pse ai nuk e meritonte. X

- Kam rrahur të dashurënm, u pajtuam pastaj por nuk është si më parë. Denisi

- Kam besuar shpifjet për të dashurin dhe sot ja ku jam vetëm. Agi

- Nuk e di nëse është mëkat i madh por i kam dhënë të dashurës një shpullë njëherë. Ladi

- Cilat janë disa nga gjërat që ju tërheqin më shumë në këtë stinë vere që po vjen? Maksi

- Po ku ka si vera, do diell, do dritë, do plazh, do argëtim. Meri

- Dita e gjatë, shumë diell dhe plazh. Angus - diell dhe plazh. Andi - Jugu po na pret. Dionisi

- O çuna, a ju pëlqejnë vajzat që kanë disa vathë në vesh? Dona

- Sikur i ka zënë zgjebia më duken. Tito

- Fare, po fare ama, shumë të shpifura. Denisi

- Më dash me e puth të veshi, s’di nga ta kapësh. Ahahahha. Tedi

- Më pëlqejnë sepse edhe ajo kanë njëfarë bukurie. Mandi

- Me i kap më i tërheq për veshi ahahahah. Lugati

- Me thoni pak o vajza se cilat rroba banjoje jane ne mode sivjet se jam pak konfuze dhe nuk di se çfarë të blej? Tina

- Janë truporet po shumë të shqyera, dmth jo me një formë të caktuar. Ledia

- Nuk kam ndjekur modën ndonjëherë për rrobat e banjos, vesh çfarë më pëlqen dhe ndihem mirë. Anisa

- nuk heq dorë nga brazilianet unë, lë të vijë moda si të dojë. Meli

- Bikini sigurisht, nuk del kurrë nga moda. Eva

- Si mendoni ju rinia, sa fëmijë është mirë të ketë një çift me gjendje ekonomike normale, d. m. th, që kanë shtëpi, makinë dhe të dy burrë e grua janë në një punë? Lida

- Për mua, dy fëmijë janë tamam. Denisi

- Po dy, më shumë nuk besoj se mbahen. Tedi

- Një është pak, dy janë shumë. Anisa

- Secili e di vetë ekonominë e shtëpisë kështu që nuk mund të bëjmë llogarinë e dynjasë. Melsi

- O shqiptarë kur do të bëhet Shqipëria, një vend kaq i bukur që e shohim në TV e huaja, shkruajnë gazetat e huaja dhe e venë në Top- listën për turizëm? Ne shqiptarëve prapë nuk na duket e mirë, për shkak të çmimeve apo se jemi ngopur me këtë lloj bukurie? Angus

- Do bëhet vetëm se nuk e di nëse do jemi në të dy gjallë o Angus. Tedi

- Asnjëherë, mjafton që në sytë e botës dukemi mirë, pa le të na mbysë llumi. Andrra

- Po askujt nuk i pëlqen gjëja e vetë, duan të huajat, kështu është edhe me turizmin, ne ikim andej ata vijnë këtej. Lido

- Ku e sheh të bukurën këtu ti Angus, apo nëpër foto instagramesh edhe faeebook- ësh? Merita

- Them se kemi ecur por kemi ende shumë rrugë për të bërë. Baçi

- Kam një pyetje që e kam patur prej kohësh në mendje. Si shumë pjesëtarë të kësaj rubrike dhe miq të mitë këtu thonë se “ketu s’ka nivel!”. Çfarë ju duhet juve me kulturën e të tjerëve? Ju jepni idetë tuaja dhe kaq, apo jo? Pse Turi

- Me këtë fjalën “këtu s’ka nivel” jam dakort o Turi. Po idetë edhe kur i japim na i komentojnë ndryshe. Nuk jam dakort kur thua çfar ju duhet ju me kulturën e të tjerve? Ne duam të bëhemi si ata, të jetojm si ata, të mendojmë si ata. Çfarë na mungon? Ja pse ne duam ti marrim gjërat pozitive kulturës europiane. Këtu pështyjnë njerëzit akoma nëpër trotuare, aman pash Zotin. Dhe nuk mund ta ngresh dot zërin. Kela.

- Turi mendoj se asnjë nuk mund të gjykojë të tjerët për “nivelin”, por problemi është se çdo ditë e më shpesh shohim vetëm opinionistë a politikanë që debatojnë nëpër emisione e konferenca me fjalor shumë të pasur prej halabakësh. Dhe kjo po na ndikon jo vetëm prishjen e nervave, por me këtë fjalor dëgjon gjithë kohën edhe fëmijët në rrugë të përgjigjen. Enida

- A e dini ju që femrat shqiptare në zonat rurale ëndërrojnë të shkojnë në gjimnaz apo të ndjekin një kurs? Diti

- Femrat shqiptare duan të shkollohen, të jenë dikushi në jetë, të kenë një profesion, të jenë të realizuara, por jetojnë fatkeqësisht në një mentalitet shumë të ulët në këtë vënd dhe nuk është e lirë të ecë përpara apo të ndihet njësoj si femrat jashtë. Denisi

- E dimë po problemi është që nuk kemi se çfarë të bëjmë. Tedi

- Nuk ke çfarë t’u bësh, e kanë mentalitetin e prindërve komplet idiot që thonë që vajzat duhet të rrinë në shtëpi dhe mos shkollohen. Ledia

- A mendoni se i ka ikur koha romanticizmit ne dashuri? Çfarë do të quanit vërtet romantike në një çift?

- Nuk i ka ikur koha absolutisht, ndoshta në Shqipëri shihet një gjë e tillë, pasi çdo gjë shikohet me syrin e materializmit dhe e kanë bastarduar qoftë në çdo këndvështrim romantiçizmin. Unë jetoj jashtë dhe shikoj dhe të moshuar që shkëmbejnë gjeste romantike dhe janë shumë të bukura. Po nuk pati pak romanticitet në një çift, nuk mund të quhet dashuri e qëndron vetëm tek qirinjtë e ndezur apo dhurimi i luleve, por dhe qoftë tek një fjalë e ngrohtë apo gjest që shkëmbehet. Oriona.

-Pse duhet t’i ikë koha romanticitetit? Romanticiteti por në mendje. Anisa

- Si t’ia bëj që jam gjithë kohës e uritur? Kush më jep një ide të gjej një mënyrë të shpëtoj? Lui.

- Nuk është fundi i botës që ke uri, mund të hash shpesh dhe nga pak, kështu shpëton dhe nga kilet e tepërta. Ushqimi është kënaqësia më e madhe ndaj mos u streso por shijoje këtë gjë. Gridi

- Nuk bëhet nami, rëndësi ka të kesh metabolizëm të mirë dhe çdo gjë është ok. Ledia

- Ha, nuk ke se çfarë të bësh. X

- Ore ha, problem është kur nuk ha. Enida

- Ku do të pushoni, brenda apo jashtë vendit? A nuk kushtojnë ca si shumë pushimet, edhe ne Shqipëri?

- Pushimet do doja ti bëja në vendin tim pasi zoti ka qen bujar dhe ja ka falur bukurin natyrës pa u kursyer. Çmimet janë në stratrosferë, kamarierët shërbejnë me nerva sikur ua ke bërë borxh, nuk kanë mësuar akoma të buzëqeshin as për hir të punës. Më vjen keq që e them se shqiptarët pa njohur akoma Valbonën apo Butrintin shkojnë për pushime jashtë vendit, ndoshta për arsyet që thashë më lart. Kela

- Kushtojnë kudo, prandaj quhen pushime, por puna është që ne nuk kemi mundësi dhe kudo na duken shtrenjtë. X

- Në Shqipëri është bërë si në Bora-Bora, 20 mije lekë një omletë. Anisa

- Pse nuk zbatohet asnjë ligj këtu në Shqipëri? Endi

- Jemi shqiptarë ne shoku, shkojmë gjithmonë kundra rrymës. Toni

- Kur është zbatuar që të zbatohet tani? Maksi

- Cila është arsyeja e vërtetë që i shtyn vajzat shqiptare të martohen më shumë me të huajt sesa me shqiptarët? Baçi

- Ka pafund arsye, por kryesorja është se vlerësohen për atë që janë, nuk ju duhet të shtiren para tyre pasi i pranojnë për atë që janë. Ndërsa në Shqipëri u duhet të transformohen që ti pëlqejnë një burri shqiptar. Redina

- Them se të huajt janë më të kuptueshëm se shqiptarët. Anisa

- Sepse dinë të trajtojnë femrat prandaj, jo si këta kafshët këtu që më shumë i rrahin sesa i përqafojnë. Meli

- Sepse gjejnë ngrohtësi me ta më shumë, këta tanët vetëm të bërtasin dhe të mbajnë dashnore dinë. Ledia

- Si është më mirë, fejesa, martesa, bashkëjetesa apo aventurat? Ju, si mendoni? Ajsi

- Ti marrim me rradhë, aventura, aventura, aventura haha, më pas bashkëjetesa. Angus

-Ata që janë për aventura nuk ndryshojnë asnjëherë, ata që janë për familje duan martesën, ndërsa ata që janë për bashkëjetesë duan të provojnë edhe lirinë edhe familjen. Alisa

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.