Panakota

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

Përshëndetje Intervista, ju ndjek çdo javë në treg pore dhe online. Gëzohem që i keni dhënë rëndësi gatimit me rubrikën tuaj të përjavshme. Në faqen e restorantit me të cilin ju bashkëpunoni pashë një foto me një pjatë më disa ëmbëlsira ku shpjegoheshin se çfarë ishin secila prej tyre. Ajo që mua më intereson të mësoj recetën është panakota, e cila ishte pjesë e kësaj pjate. Ju lutem a mund të botoni recetën e kësaj ëmbëlsire. Faleminderit, Fatma nga Elbasani.

Përgjigjet Ledio i Restorant “Il Tipico”, Rr Johan Fon Han (Tefta Tashko) në krah të gjimnazit “Ismail Qemali” Tiranë, +355 (0) 42370592, 0689049531:- E dashur Fatma, të falendëroj që na ndjek nëpërmjet gazetës por e dhe në faqen tonë online. Ju keni parë foton në të cilën ne kemi përgatitur një tris ëmbëlsirash dhe njëra prej tyre është panakota. Panakota është ëmbëlsirë shumë e lehtë dhe e shijshme dhe po ju jap edhe recetën që shpresoj ta realizoni mirë. Për të përgatitur këtë ëmbëlsirë duhen këta përbërës:

Pana pastiçerie 500 ml

Sheqer pluhur 150 gr Xhelatinë 60 gr Vanilje Përgatitja: Vëmë xhelatinën në ujë të ftohtë. Në një tenxheri hedhim panën, shtojmë sheqerin dhe pak vanilje dhe i vëmë në zjarr. E lëmë masën të nxhehet por jo tëarrijë në pikën e zierjes. E heqim nga zjarri dhe shtojmë xhelatiën. E trazojmë mirë derisa të tretet komplet. Më pas e hedhim në kupa të vogla. Vendosim ëmbëlsirën në frigorifer dhe e lëmë derisa të forcohet si masë. Mund të shoqërohet sipas dëshirës me karamel, çokollatë të shkrirë ose marmalatë frutash. Ju bëftë mirë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.