Rregullohet me anë të ushqimit?

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

GJARPËRINJ - Në ëndërr shikoj shpesh gjarpërinj. Kam dëgjuar se sjellin ters. Është e vërtetë? A mund të ma shpjegoni këtë javë? Ardiani

- I nderuar Ardian! Nga ana psikologjike, gjarpëri është një simbol që tregon frikë, ankth në jetën seksuale. Përsa i përket parashikimit, ai varet nga mënyra se si e shihni në ëndërr, por në përgjithësi është një imazh negativ, që simbolizon armiqtë që keni në jetën tuaj të përditshme. Nëse në ëndërr thjesht e shikon gjarpërin, ai flet për një dëshirë seksuale që nuk realizohet. Nëse të kafshon, paralajmëron që të kini kujdes, sepse do të ndiheni i kërcënuar psikologjikisht nga njerëz që ju kanë zili. Pra, në njëfarë mënyre, sido që të jetë ëndrra, kur ka gjarpër brenda, ajo parashikon situata jo të këndshme si nga ana psikologjike, ashtu edhe në jetën reale. POROSI - Në ëndërr pashë babain që më telefonoi dhe më tha: “Shko te varrezat dhe merri paratë!”. Kështu, u zgjova. Andi

- I dashur Andi! Diçka ka mbetur e pazgjidhur në familjen tuaj. Është një problem i juaji personal, për të cilin është në dijeni vetëm babai juaj. Për më tepër, babai juaj dëshiron që këtë problem ta zgjidhë brenda familjes, ndërsa ju mendoni se nuk rregullohet. Ne nuk e dimë për çfarë bëhet fjalë; këtë mund ta dini vetëm ju. Sido që të jetë, në rastin tuaj bëni mirë të dëgjoni këshillat e babait. LUTJE - E nderuar astrologe! Në realitet, unë dua një vajzë. Mbrëmë e pashë në ëndërr tek e lusja duke i thënë “të dua” dhe i kapja dorën që të mos ikte, por ajo ngulmonte të ikte prej meje. Më pas, përfunduam duke u puthur. Ç’kuptim ka ëndrra ime?

- I dashur lexues! Ëndrra jote nuk ka ndonjë kuptim të veçantë, përveçse shpjegon faktin që ju jeni marrëzisht i dashuruar pas asaj vajze dhe është i pashmangshëm fakti që e shikoni në ëndërr duke iu lutur. Ne ju këshillojmë të tregoheni pak më indiferent. Ndoshta kështu do t’i dukeni më interesant dhe pastaj, do të jetë vetë ajo që do të kërkojë të afrohet me ju. Nëse nuk ndodh kështu, është më mirë për ju të shikoni për ndonjë vajzë që ushqen të njëjtat ndjenja për ju. Ju urojmë fat! URREJTJE - Sa herë që bashkëshorti im nuk është në shtëpi, sepse lëviz shpesh për shërbime të ndryshhme, e shoh në ëndërr sikur më urren e më shan. Ç’do të thotë? Zonja X

- E nderuar zonjë! Grindjet në ëndërr, zakonisht përfaqësojnë sekretet e çdonjërit prej nesh ose dëshirën për të zbuluar nëse është i vërtetë dyshimi që keni te personi që keni në krah. Në rastin tuaj, ëndrra përfaqëson shqetësimin që keni sepse jeni larg partnerit. Në momentin që burri juaj largohet nga shtëpia, ju jeni e shqetësuar për të dhe gjithashtu ai, karshi jush. Këtë kuptim ka ëndrra juaj. Pra, ajo nuk bën ndonjë parashikim në veçanti. Gjithë të mirat! RËNIE - Kam parë në ëndërr sikur po bija në një hapësirë të madhe. Nuk e ndjeja as që po bija në tokë, por edhe nuk isha i plagosur. Ç’do të thotë kjo ëndërr? Astriti

- I nderuar Astrit, ëndrra që keni parë, në rastin tuaj, tregon që jeni i shqetësuar për diçka dhe ky është një paralajmërim për të qenë i kujdesshëm. Pra, ëndrra në këtë rast po ju ndihmon duke ju këshilluar në mënyrën e saj. Jini i kujdesshëm në ditët në vazhdim. Gjithë të mirat!

-Instruktor, a mund të na thoni ndonjë ushqim që përshpejton metabolizmin? Kam shtuar shumë në peshë këto ditë dhe më është çrregulluar shumë edhe metabolizmi. Sa për dijeni, nuk merrem me stërvitje, por ndonjëherë, bëj ecje të lehtë nga liqeni. Pyes më shumë për ushqimet, duke qenë se ajo më duket pika më e fortë për të humbur peshë. Livia.

Skerdi Pasha inst r u k t o r, Royal Fitness Club, Rruga: Theodor Keka, Unaza e Re pranë Astirit. Numër telefoni: 0695445228:- Livia përshëndetje! Ju duke qenë se jeni femra keni çrregullime të këtij lloj ndjesi fryrje dhe mos funksionim normal të metabolizmit. Ju keni një mendim të qartë në lidhje me ushqimin si një faktor determinant për rregullimin e metabolizmit. Do përpiqem të të jap disa këshilla për mënyrën e të ushqyerit dhe disa ushqime që të të përmirësojnë ritmin metabolic. Ju duhet të konsumoni menjëherë sapo të zgjoheni nga gjumi me barkun bosh: gjysmë kokër qitro të shtrydhur me një lugë kafeje kanellë, dy kapsula claa dhe 2 kapsula L-carnitine. Pasi ta keni konsumuar ketë 20 minuta më pas ju mund të konsumoni mëngjesin. Mëngjesi: 2 kokrra vezë të ziera, një tas tërshërë (3 lugë gjelle) me kos, paradite 2 kokrra kivi, kurse drekën konsumoje normalisht. Pasdite një grusht fruta të thata, darka të jetë jo me shumë kalori. Më shumë verdure dhe përpara se të pini: xhinxher, kastravec, majdanoz, limon, gjysëm gotë ujë dhe i shton në blender e më pas mund ti pish. Kjo përzierje është një detox shumë efektiv për trupin. Do e pini 3 herë në javë po 3 herë në javë jo më shumë sepse është e dëmshme për stomakun nëse e zgjat më shumë se 3 javë. Përpiqu ti ndjekësh me rigorozitet këto këshilla dhe do shohësh një ndryshim për mirë në trupin tuaj. Edhe diçka tjetër duhet të konsumoni 3,5 l ujë në ditë edhe nuk do konsumoni ushqime me përmbajtje të lartë kripe. Përshëndetje! Ju falenderoj për besimin! Filli-

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.