Mekaniku përgjigjet Bie presioni i karburantit

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

Përshëndetje! Automjeti im

një RAV 4 , naftë e vitit 2004. Kam vënë re një problem me humbjen e presionit të karburantit. Por, nëse e vendos në një mjet diagnostikues ajo nuk tregon asgjë. Ju lutem a mund të më udhëzoni si të veproj?

Përgjigjet, Ervin Demiri, drejtor i Auto Servis Besland, Rr “At Zef Valentini”, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, Laprakë, Tiranë, +355(0)42236711, 0682020991, beslandshpk@gmail.com:-

është misht do nisja me ndë ë karburantit nëse nuk e keni bërë akoma. Edhe sikur vetëm për pak të jetë e bllokuar ajo mund të ulë presionin e furnizimit me karburant dhe të krijoje probleme në pompën kryesore. Nëse jemi në rastin që e keni ndërruar , atëherë kontrolloni edhe lidhjet në valvulën e EGR-së, nëse tubi i vakumit të lidhjes elektrike është dëmtuar. Nëse valvula është në rregull atëherë kontrolloni linjat e vogla të vakumit në turbo dhe solenoidin e tij të lidhur në pjesën e sipërme.Çdo çarje apo rrjedhje mund të japë probleme në turbo. Uroj t’ju kem ndihmuar sadopak.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.