Përgjigjet psikologia Lorela Garuli Pse ndodh kështu me ne?

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

- Përshëndetje! Jam një psikolog nga jugu i Shqipërisë. Desha të pyesja një nga koleget e mija që shkruajnë në gazetën tuaj dhe japin mendime çdo javë. Në Shqipëri, njerëzit shkruajnë letra, mesazhe por kontaktin e përballjes me një psikolog e kanë shumë të vështirë. Shkojnë te psikologu shumë rrallë, për të mos thënë fare, ndërsa jashtë shtetit, për gjënë më të vogël, kontaktojnë direkt me psikologun. Pasojë e kujt është se atëhere njerëzit s’e kishin idenë e psikologut apo nga ndonjë faktor tjetër? Me respekt, psikologu nga jugu!

Lorela Garuli, psikologe, email lorela_garuli@hotmail. com:-

Përshëndetje koleg! Të falwnderoj për pyetjen, e cila pasqyron një aktualitet dhe pjesë të përditshme të punës së psikologut në Shqipëri.

E vërteta është që faktorët që nxisin apo pengojnë vajtjen tek psikologu dhe ndjekjen e terapisë, janë të ndryshme; sa njerëzore, që i gjejmë në cdo popullatë, ashtu dhe kulturore, që ndeshen në vende të cak e përgjithshme të kombeve të vecanta.Kjo do të thotë se realisht, për këdo nuk është e lehtë marrja e vendimit për të shkuar tek psikologu dhe për t’i besuar atij shqetësimin që e mundon. Ky hezitim nuk ndodh në vetëm në vendin tonë. Megjithatë, për t’ju përgjigjur pyetjes tënde, më poshtë do të listohen disa argumente, se pse e kemi të vështirë të shkojmë tek psikologu, sipas vizionit tonë kombëtar.

Në radhë të parë, psikologu është një profesion relativisht i ri në Shqipëri, krahasuar me një sërë profesionesh të tjera. Kjo do të thotë se ne mund të mos e kemi kulturën e duhur për t’ju drejtuar një profesionisti të shëndetit mendor, sepse nuk e njohim objektivisht shumë mirë rolin e tij; fakt që rrjedhimisht sjell dhe një besim më të ulët tek ky profesionist. Për këtë arsye, shpeshherë nga një pjesë e madhe e popullsisë paragjykohet dhe stigmatizohet gabimisht ai që kërkon këshillimin me një psikolog, kur realisht po bën gjënë e duhur për veten dhe jetën e tij.

Nga ana tjetër, si kulturë ballkanike e mesdhetare që jemi, natyra kolektiviste shumë herë i bën hallet dhe problemet tona pjesë të bisedave me kolegët, familjarët. Kështu, nuk i lëmë shumë hapësira adresimit të problemit tek porta e psikologut, por i konsumojmë ato nëpër biseda informale, me koston për të mos marrë zgjidhjen dhe shërbimin e duhur profesional.

Por, me objektivitet dhe optimizëm, mund të pohojmë që “tranzicioni” nëpër të cilin ka kaluar instituconi i psikologut, është përherë e më larg, sepse ky profesion ditë pas dite po zë vend, duke treguar me punë dhe profesionalizëm se është i dobishëm dhe i domosdoshëm, sot dhe për të gjithë brezat që po vijnë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.