Si të mobilojmë zyrën ?

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

Këtë javë do mësojmë se si të arredojmë dhe mobilojmë zyrën tonë . Për këtë, si çdo javë, Space na vjen në ndihmë.

Nuk është e lehtë të mobilosh një zyrë. Ajo është ambjenti ku ne shpenzojme çdo ditë një të tretën e kohës dhe njëkohësisht shpalosim atë që bëjmë. Zyra juaj duhet të pasqyrojë një komoditet për ju dhe siguri e vendosshmëri si për ju, ashtu edhe për klientin. Edhe pse në pamje të parë, të godasësh në shenjë për zgjedhjen e zyrës duket e vështirë, mjafton të mendosh pak më krijimtari dhe rezultati përfundimtar do të jetë i kënaqshëm.

Një zyrë perfekte është ajo që ka një strukturë gjithashtu perfekte, ku cdo gjë të jetë në vendin e saj. Nëse ajo nuik e ka këtë, ne do përpiqemi që kjo strukturë të jetë e tillë.

Një strukturë perfekte është kur një zyrë ka hapësirën e duhur për: 1 dhomë recepsioni,1 dhomë ku duhet të jetë zyra kryesore shumë në varësi të numrit të punëtorëve për grupin e punës dhe e fundit dhe jo më pak e rëndësishme është dhe salla e mbledhjes.

Në varësi të profesionit që keni dhe siperfaqes, sidomos në zyrat e avokatisë ose noterisë shumë funksionale do ishte nëse do kishte edhe një dhomë të vogël të fshehtë për dokumentat e rëndësishme duke krijuar idenë e një kasaforte të madhe. Por jo çdo gjë është ashtu siç duhet dhe jo çdo ambjent ka siperfaqen e duhur për ta arritur atë. SPACE dhe arkitekti Seldi Shehu do ju japë disa këshilla për ta kthyer çdo sipërfaqe dhe çdo cep të ambjentit në funksion optimal, duke i bashkangjitur të bukurën dhe komoditetin . Mjafton të keni idetë e duhura për të mobiluar zyrën dhe gjithkush mund të ketë një zyrë të këndshme dhe funksionale, pavarësisht sipërfaqes së dhomës

Një zyrë duhet të jetë e gjerë dhe duhet të inkurajojë përqendrimin, prandaj është e këshillueshme që muret të lyhen me ngjyra neutrale që nuk tërheqin shumë vëmendjen e syrit. Ngjyra e bardhë,ngjyrat e tokes dhe në përgjithësi ngjyrat e lehta janë perfekte për një ambjent zyre .

Ndriçimi i mirë është thelbësor. Ndriçimi i zyrës duhet të projektohet që t’ju ndihmojë në punën tuaj dhe mos t’ju lodhë shikimin. Kompjuteri dhe tavolina duhet të jenë të pozicionuara në mënyrë që të kenë dritën e duhur, por jo të drejtpërdrejtë dhe as të varfër. Duke pasur parasysh ekspozimin e dhomës dhe prania ose mungesa e dritareve, përcaktohet edhe vendi i mobiljeve dhe në përputhje me rrethanat të shtohet edhe ndriçimi

Një tavolinë e gjerë, disa karrige të rehatshme dhe disa rafte janë të gjitha mobilje që ju nevojiten për një zyrë. Gjëja e rëndësishme është që raftet te janë të bollshme për të dhënë mundësinë për të mbajtur dhe organizuar të gjitha dokumentet e nevojshme. Hapësira që përcaktohet “ajër”, është ajo që përbëhet nga muret. Në këto zona mund të vendosni rafte për libra apo objekte të cilat nuk janë për përdorim të përditshëm, ndërsa në zonat më të ulëta dhe të arritshme vendosni rafte për të mbajtur dosjet dhe materialet e nevojshme në punën e përditshme.

Është e këshillueshme që zyrës ti jepen disa tone personale që përputhen me shijet tuaja. Ju mund të shtoni disa elemente dekorative si bimë, piktura, korniza, foto dhe shtojini pak ngjyra hapësirës me perde dhe qilima.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.