Albulena Kryeziu: Më zgjodhi ai

Intervista - - FRONT PAGE -

Nëse ka një gjë që bie në sy tek aktorja e njohur Albulena Kryeziu Bokshi, përveç talentit që ka të pushtojë skenën, është buzëqeshja. Aktorja, sapo është bërë nënë dhe tregon ndjesinë e re me të cilën është afeksionuar që në momentin e parë. Në këtë intervistë, kemi folur edhe për jetën e saj në skenë dhe jo vetëm, kështu që nuk mbetet gjë tjetër vetëm të lexoni atë që është shkruar...!

Fabjola Kuburi:- Albulena, - cialiteti kësaj interviste dhe do të drejtohem Lena. Një aktore e talentuar por edhe shumë e bukur, ç’ndjesi të ngjall ky emërtim?

Albulena Kryeziu Bokshi:Faleminderit dhe më vjen mirë që intervista ështe e lirshme. Ende rrënqethem kur e mendoj sepse ëndrra ime për t’u bërë aktore ka qenë qysh nga fëmijëria e hershme dhe kisha përtypjen që kurrë s’do të vijë dita të bëhem e tillë, pastaj këto dy të tjerat “e talentuar dhe e bukur” i konsideroj bonus.(Qesh)

- Me çfarë po merresh aktualisht?

- Pas pauzes pesë muajshe do t’i rikthehem televizionit me dy seriale televizive të cilat po pla shtator të këtij viti.

- Ti je pjesë e Teatrit Kombëtar të Kosovës, e ke menduar variantin e zhvendosjes nga Kosova, për diku tjetër?

- E kam menduar më përpara por tani sikur jam rehat në teatrin ku punoj e më është bërë shtëpia ime e dytë dhe se puna në Teatrin Kombëtar të Kosovës më jep kënaqësi të veçantë.

- Je bashkëshortja e një tjetër artisti, duket që je vajzë me gusto që në përzgjedhjen e shokut të jetës. Ku tjetër mund ta quash veten vajzë me gusto?

- Eh, po me shokun e jetës pata fat sepse edhe ai më zgjodhi mua, por meqë jemi te kjo pyetje besoj që kam gusto të mirë edhe për t’i zgjedhur njerëzit me të cilët shoqërohem, përpos gustos e konsideroj veten me fat që kam një rreth shumë të madh të njerëzve që i dua dhe anasjelltas.

- Sapo je bërë nënë e një djali të vogël, si kanë ndryshuar gjërat tani pas lindjes së djalit?

- Po mësohem me prezencën e tij, po njihem me të dhe dita-ditës po krijohet lidhje e fortë mes nesh. Ka ndryshuar gati rrënjësisht përditshmëria ime, por në anën tjetër kam përshtypjen që ky ndryshim ka qenë ajo çfarë kam pasur nevojë.

- Mendon se në jetën tënde tani çdo gjë është në vendin e vet?

- Jam falënderuese për gjithçka ka ndodhur në jetën time, - dat që i kam pasur. Ndalem dhe mendoj, për më në këtë pyetjen tuaj dhe vërej se në njëfarë forme gjithçka kam ëndërruar dalëngadal po shndërrohet në realitet dhe po, besoj që çdo gjë është në vendin e duhur.

- Kush merret më shumë djalin ti apo bashkëshorti?

- Ishin nja dy muaj që u mora intensivisht me djalin vetem unë, sepse ishim në Tiranë dhe Iliri ishte në proces pune, po vinte ne skenën e Teatrit Kombëtar shfaqjen “Frankenshtain” dhe natyrisht që unë vura gjithë energjinë time në dispozicion të bebit, në mënyrë që ai të jetë i lire gjatë procesit kreativ. Tash pas shfaqjes varet nga angazhimet. Bashkëshorti im është tip që s’përton të përkujdeset për djalin sa herë që unë kam angazhime. Me një fjalë ekziston një mirëkuptim i ndërsjelltë.

- Si e barapeshon kohën mes angazhimeve dhe familjes, sidomos tani që të duhet më shumë kohë të qëndrosh në shtëpi?

- Meqë Don-i është ende i vogël vetëm katër muajsh, pjesën më të madhe të ditës ia kushtoj atij, pastaj pjesën tjetër ia kushtoj punës, por gjithmonë duke e pasur parasysh që asgjë të mos i mungojë të voglit tim.

- Çfarë natyre është Lena, parë me syrin e Lenës?

- Nganjëherë kam bindjen se jam shumë e rrëmujshme, sidomos sa i përket organizimit të shtëpisë, por në atë rrëmujën time funksionoj perfekt. Pastaj si natyrë jam e qetë zakonisht, por ka raste edhe kur zgjohet “bisha” brenda meje, pastaj e kritikoj ve- ten dhe mundohem që shumicën e situatave t’i menaxhoj me qetësi. Nuk ja dalë gjithmonë por të paktën përpiqem.

- Sa këmbëngulëse je në atë që do të bësh?

- Besoj që jam në masë të konsiderueshme këmbëngulëse.

- Do të ndiheshe më mirë në

njësoj, asnjëherë nuk kam mundur t’i ndajë, edhe pse kohët e fundit angazhimet në teatër kanë qenë më të mëdha.

- Sa punë të duhet që të bëhesh një me personazhin dhe më pas ta “braktisësh” atë?

- Shumë shpejt mishërohem me një personazh nëse është “dashuri në lexim të parë”, pastaj kur përfundon procesi i shfaq nostalgji por e quaj “braktisje e ëmbël” pasi që e di që një tjetër personazh po pret në rradhë.

- Cilët janë aktorët që vlerëson më tepër?

- Aktorët të cilët janë të përulur përpara këtij profesioni dhe e respektojnë atë. - Kur ndihet bosh një artist?

- Kur të mos gjejë kënaqësi në punën që e bën.

- Për ty, është më i rëndësishëm skenari, kasti i aktorëve apo kushtet teknike?

- Në parim është skenari ai impakti i parë, por edhe pa këto dy elementet tjera nuk besoj se mund të realizohet një projekt

- Çfarë e karakterizon botën e aktorit?

- Ne aktorët jemi shumë si fëmijët, kënaqemi me një “lodër” deri sa mërzitemi, pastaj vihemi në kërkim të “lodrës” tjetër. Larmishëria e roleve na bënë që bota jonë të jetë shumëngjyrëshe dhe kjo e bënë botën e një aktori të veçantë dhe të magjishme.

- Aktrimi është më tepër i bukur apo i vështirë?

- Aq sa është i vështirë besoj

- Si spektatore, cilën vlerëson si shfaqjen më të realizuar në të gjithë komponentët?

- Aktorët janë “spektatorë të këqij”, e them këtë sepse në cilëndo shfaqje që e shohim na rrëmben pak ajo idea se “unë do e kisha bërë ndryshe”...etj, por nga të gjitha shfaqjet që kam parë besoj që më e bukura ka qenë “Nata e dymbëdhjetë” në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

- Do të luaje ndonjë rol i cili nuk do të të përshtatej, por që do të ishte plus në cv-në tënde?

- Fatkeqësisht kam pasur raste që kam qenë e detyruar të luaja edhe role që nuk më kanë pëlqyer, por uroj që kjo të mos më ndodhë më.

- Cilit propozim profesional do t’i thoje “jo”?

- Në punën tonë, ashtu si edhe në jetë gjithçka është relative, kështu që nuk di t’i jap përgjigjen e duhur kësaj pyetje.

- Është jeta që bëjmë, në një mënyrë, edhe aktrim?

- Patjetër, “Arti imiton jetën”, aktrimi në thelb është formë e sjellje, kështuqë secili nga ne “aktrojmë”në përditshmërinë tonë.

- Kohët e fundit, televizionet janë pushtuar nga telenovelat. Ti, do të zgjidhje të ishe pjesë e tyre?

- Kohë më parë kam qenë pjesë e një telenovele, dramë televizive, romancë dhe më pati shijuar shumë, edhe publiku e pati pranuar shumë mirë, por fatkeqësishtë pa u përfunduar historia, ndalojë në episodin e 36-të sepse producentet nuk dinin t’a menaxhonin dhe më e keqja ishte se ajo telenovelë kishte arritur kulmin e shikueshmërisë. Ende pranoj mesazhe nga njerëz të ndryshëm që presin sezonin e tretë, por fatkeqësisht kjo nuk do të ndodhë.

- Ka patur edhe ndonjë moment të vetëm kur ke menduar: “Nuk më pëlqen puna që bëj”?

- Asnjëherë për profesionin që ushtroj, po më ka ndodhur që në ndonjë projekt që kam qenë e angazhuar të mos më pelqejë dhe më besoni është ndjenjë shumë e keqe, uroj të mos më ndodhë më asnjëherë.

- Do të rrezikoje për një rol të rëndësishëm? Cili do të ishte maksimumi që do të bëje?

- Varet se çfarë quajmë rrezik, por zakonisht aktorët i tejkalojnë edhe fobitë e tyre kur është fjala për role. Nga ana tjeter besoj që profesioni im më jep shumë kënaqësi dhe në moment që ky profesion do të cënonte unin tim atëherë do të ndalesha. Fatmirësisht kam përkrahjen e bashkëshortit, familjes dhe rrethit tim(sado klishe që tingëllon) dhe “rreziqet e mundshme” mund t’i tejkalojë përderisa i kam ata afër meje.

- Cilat do të jenë prioritetet e tua, në vazhdim?

- Padyshim familja ime, pastaj rikthimi në teatër, telvizion dhe në shkollën private të artit ku punojë si mësuese e aktrimit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.