Ibrahim Çelikoll: Dasma ime e paplanifikuar

Intervista - - FRONT PAGE -

Ibrahim Çelikoll është një aktor turk 36 vjeçar. Ai ka lindur në qytetin e Izmitit. Nëna e tij

është me origjinë nga Selaniku, ndërsa i ati ka origjinë arabe. Ibrahimi ka qenë lojtar basketbolli dhe model. Më pas ai ë marrë mësime aktrimi për të ën e aktorit. Falë talenteve të tij sportive, ai

është bërë i preferuar për rolet në regjisorin Osman Sinav përbën një kthesë në karrierën e tij profesionale. Në vitin 2008, publiku e zbulon në serialin “Leopardi”, më pas në serialin “Fatih”, “Iffet”, të cilët e bëjnë të njohur. Aktualisht ai luan rolin e Ferhatit në telenovelën “Dashuri Bardhë e Zi”. Ai është martuar me arkitekten Mihre Mutlu në vitin 2017.

- Në ç‘ familje je rritur? - Në një familje speciale, si ajo e të gjithëve. Unë ndjehem me fat, dashuria që ata tregojnë për mua më bën të ndjehem gjallë. Jam rritur me shumë gra rreth e rrotull, mama, teze, gjyshe. Ngado ktheja kokën kisha gra. - Ke motra dhe vëllezëer? - Kam një motër, një grua më shumë. Përsa i përket burrave të familjes, ishin burra që vlerësonin gratë. Ata ishin të zgjuar, sepse ia linin grave marrjen e vendimeve. - Po babai? ë marinë. Im atë dhe ime më punonin në zyrat e marinës. Kur ajo doli në pension, ajo qëndroi në shtëpi dhe kur doli im atë, hapi biznesin e tij. Pas vdekjes së tij ne u shpërngulëm në Stamboll, pasi ime motër studionte atje. - Nga vdiq babai? - Ai vdiq nga një infarkt zemre, kur ishte 50 vjeç dhe unë motër më ka thënë se vdekja e tim eti la një plagë në shpirtin tim dhe ajo ka të drejtë. Unë jam një burrë i ndjeshëm dhe emocional. Pasi vdiq babai unë e lashë baskebollin. - Pse ndodhi kjo? - Ishte babai ai që më nxiste, që e donte baskebollin. Ai vinte në gjithë ndeshjet e mia. Pasi ai vdiq, ndjehesha në ankth kur nuk e shihja babanë në stadium.

aktrimin?

- Kur erdha në - lova të kërkoja. Fillova studimet në ekonomi, por nuk më pëlqyen dhe i lashë. Më pas doja punë. Mendova të stërvitja fëmijët të luanin basketboll, por nuk dija se si. Isha në një gjendje që nuk dija ç‘të bëja, vija nga një qytet i vogël në një qytet gjigand. Shpesh e kisha dëgjuar frazën “Stambolli i gëlltit njerëzit!”. Duke ecur në rrugë takoj një grua, e cila më afrohet, më sheh nga koka tek këmbët dhe më tha: “Uau! Ti duhet të bëhesh model!” dhe më dha kartën e agjensisë së saj. Unë mendova se kjo gjë nuk bënte për mua dhe nuk i telefonova, por ajo më takoi prapë dhe më pyeti pse nuk kisha vajtur në agjensinë e saj. Më pas i thashë vetes ta provoja njëherë. Isha 19 vjeç dhe kështu e modës. Kam ë shumë qytete të botës.

- Si është bota e modës për një burrë? Nuk u ndjeve pak i çuditshëm?

- Nuk e kam konsideruar kurrë modelimin si një punë që do ta bëja gjithë jetën. Pastaj sa kohë mund të punosh si model? Gjithmonë dalin modelë të rinj, me trup më të mirë se tëndin. Sido që të jetë unë Një ditë shkova me një shokun tim në një audicion që ai kishte me regjisorin Osman Sinav. Osmani më tha “Eja me mua”, ndërsa unë e pyeta se ç‘do të thoshte fjala audicion. Pas një muaji më telefonuan dhe më thanë “Ti je Leopardi!”.

- Pastaj gjithçka qe e lehtë për ty?

- Aspak, njerëzve nuk u pëlqente mënyra se si unë aktroja. Kështu mendova ta lija, por atëherë takova Gyl Ëgyz. Ajo më tha “Shoh një dritë brenda teje, ne do ta ndezim atë së bashku. Do të punojmë shumë”. Kështu iu futa seriozisht aktrimit.

- Në serialin “Dashuri Bardhë e Zi”, ti luan rolin e Ferhat Asllanit, një burri që është ngatërruar në punë të pista dhe që mund të jetë mizor, duke humbur kontrollin e tij. A e konsideron ti atë si një “djalë të keq”?

- Në fakt, çdokush mund të jetë i mirë, ose i keq, në varësi nga traumat, lumturia, ose jeta që ka bërë më parë. Secili prej nesh sjell me vete gjurmët e së kaluarës në të tashmen. Edhe jeta e Ferhatit është e tillë. Kur ishte fëmijë, atij ia vranë të atin para syve. Megjithëse ia treguan se kush ishte vrasësi, ai përsëri do të shohë përpara, pasi është i ri dhe ka ëndrra. Por vrasësi i të atit ia thyen ëndrrat dhe më pas Ferhati përballet me të dhe e vret. Mbase nuk është një ë të jesh i keq, kur e sheh situatën nga jashtë, por është e mjaftueshme për ta bërë atë indiferent dhe të pandjeshëm. Nuk ishte e lehtë për mua të personalizoja një personazh të tillë të pandjeshëm dhe të mbyllur në vetvete. Lexova shumë dhe debatova mjaft për këtë personazh. Ferhat vazhdon të jetë dikush i pakuptueshëm. Me kalimin e kohës, misteret e tij do të zbulohen pak nga pak.

- Në serial ti luan me Birxhe Akalajin. Si është kimika mes jush?

- Jam i sigurtë që kemi një energji të mirë me Birxhen. Ne e mbështesim dhe dëgjojmë njëri-tjetrin. Ajo është njeri pozi- tiv, pa ego, me qëllime të mira dhe miqësore.

- Kthesë në jetën e Ferhatit përbën ngjarja që i ndryshoi jetën. Cila ngjarje ka përbërë kthesë në jetën tënde?

- Humbja e tim eti ishte një nga pikat më të rëndësishme kthesë të jetës sime. Isha vetë ç dhe deri atëherë e kisha kaluar jetën duke bërë qejf. Më pas unë kalova një periudhë krejt ndryshe, kur u përballa me realitetin e jetës, u bëra më i përgjegjshëm dhe më i pavarur.

- Në faqet e tua të mediave sociale, ti shpesh tregon foto të tua në natyrë. Si e ndjen veten në natyrë, larg kaosit të qytetit?

- Në natyrë ndjehem i lirë, marr energji dhe rinovohem dhe kjo energji më bën më prodhimtar dhe pozitiv. Më pëlqen të jem në natyrë si në momentet e stresit, ashtu edhe në ato të lumtura.

- Ti ke edhe një fermë jashtë qytetit. Pse e zgjodhe një jetë të tillë? Si duket jeta e Stambollit prej andej?

- Mua më pëlqen të rri aty ku ndjehem i lumtur. Stambolli është një qytet i vështirë, lodhës, por më pëlqen edhe eksitimi i tij. Unë nuk jam aq i shkëputur duke jetuar jashtë qytetit. Luksi im më i madh është shtëpia ime ku çlodhem.

- Cilat janë objektivat e tua profesionale?

- Të bëhem gjithnjë e më i mirë është një ë për mua. Më pëlqen ta shtyj veten time në këtë drejtim. Qëllimi më i madh që kam pasur ndonjëherë është të jap më të mirën nga vetja, ta bëj punën si duhet. Pas kësaj mendoj se koha t’i hap dyert dhe të shpërblen.

- Duket se ty të pëlqen të jetosh i tërhequr. Nuk të pëlqen të shfaqesh në publik?

- Jam një njeri i lirë dhe jetoj ashtu si dua. Është e pakuptimtë për mua të shfaq veten time vetëm për t’u dukur. Në jetën time nuk kam bërë plane nëse duhet ta shfaq apo fsheh veten. Jetoj një jetë të thjeshtë dhe të lirë, në mënyrë që të ndjehem mirë. Kam shumë miq dhe e kaloj një pjesë të mirë të kohës me ta.

- Verën e kaluar ti u martove me arkitekten Mihre Mutlu. Në dasëm, ju të dy kishit veshur rroba të thjeshta dhe të pazakonta. Ide e kujt ishte kjo?

- Në fakt ne nuk e kishim pla ën. Kisha shkuar me time shoqe për pushime në Daça (gadishull në jugperëndim të Turqisë) me miqtë tanë dhe vendosëm atje. U bëmë gati për 2-3 ditë. Ishte një ceremoni personale dhe private.

- Çfarë ka ndryshuar në jetën tënde pas martese?

- Martesa kërkon të ndash, veprosh dhe të ndjesh përgjegjësi së bashku, por kur vjen brenda teje dhe bëhet me kënaqësi të bën të ndjehesh mirë dhe i eksituar. Edhe unë kështu ndjehem…

- Ti zakonisht luan role prej rebeli. Ndjek një në jetën jetën tënde, apo i merr gjërat ashtu si të vijnë?

- Gjërat mund të ndryshojnë krejtësisht në varësi të kohës dhe asaj që ndjej në atë moment, por, në përgjithësi, nuk më pëlqen të organizoj veprimet e mia. Në fakt, jam më i lumtur me planet e minutës së fundit dhe atë që jeta të sjell rastësisht. Jam mësuar më shumë me këtë mënyrë.

- Në mediat shoqërore ti bën shumë postime ku bën sport si boks dhe sporte ujore. Cilat lloje sportesh të tërheqin më shumë?

- Unë luaj basketboll dhe notoj si në dimër, ashtu edhe në verë. Në dimër bëj snoëboard dhe kite boarding në verë. Përveç kësaj më pëlqen sportet malore dhe lundrimi me vela.

- Me çfarë tjetër merresh kur do të rregullosh humorin?

- Udhëtoj. Është mirë për mua të zbuloj vende të reja dhe të takoj njerëz të rinj.

- Ty të pëlqen edhe gatimi, apo jo?

- Më pëlqen të gatuaj dhe mendoj se merrem më shumë me të që ë më thonë fjalë të mira. Janë disa gatime për të cilat jam i specializuar, disa gjellë speciale ku përziej shumë përbërës, për të cilat më kërkojnë recetën miqtë dhe familjarët. Gjithashtu më pëlqen të gatuaj makarona.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.