Edita Sopjani: Vështirë të harrohen…

Intervista - - FRONT PAGE -

Edita Sopjani mbetet një nga këngëtaret më të dashura dhe më të pëlqyera për publikun. Ajo ka publikuar një klip të ri me titull “Nuk i harrova” i cili ashtu si në Kosovë, edhe në Shqipëri, po pëlqehet shumë. Lidhja e saj me muzikën daton që në moshë të vogël ku së bashku me kushërirën e saj, këngëtaren e njohur Adelina Berishën, ato parë. “Pse jo, në të ardhmen mund të përsëritet një bashkëpunim mes nesh”, thotë Edita, ndërkohë që në këtë in muzikës dhe jetës së saj..! Edita është moderatore e emisionit të mëngjesit në RTK1 dhe ndihet aq mirë që e ndan kohën mes muzikës dhe televizionit.

Fabjola Kuburi:- Edita, aktualisht jemi duke komunikuar virtualisht, ku je, çfarë po bën?

Edita Sopjani:- Po e vërtetë, unë momentalisht ndodhem në Kanada pranë motrës dhe nipave të mi Mat-i & Mars-i.

-Klipi yt më i ri titullohet “Nuk i harrova”, çfarë nuk harron ti?

-Po, projekti i fundit të cilin e kam punuar është kënga “Nuk i harrova” e cila u prit jashtëzakonisht mirë! Përsa i përket asaj se çfarë nuk harroj them se gjërat dhe momentet e mira vështirë harrohen.

-Ka momente që harron ndonjë gjë vërtet?

-Po natyrisht janë disa momente që e bëjn çdo njeri të harroj disa gjëra, por nuk e di të them fatmirësisht apo fatkeqësisht, ato janë veç momentale!

-Ka ndonjë gjë në “furrë” që po bëhet gati të dalë tani së fundmi, meqë kemi edhe sezonin e verës para?

(Buzëqesh)

-Ti je kushërirë me Adelina Berishën një tjetër këngëtare e njohur, pse nuk ka ende një duet se të dyja jeni të suksesshme në muzikë?

-Dueti i parë me Adelinën ka qenë kur kemi qenë fëmijë me këngën ‘Gjuha e kafshevë’ ku Shpeshhere kemi biseduar kemi menduar, por që ende nuk është realizuar, besoj që kur të na përshtatet diçka e mirë pse jo!

-Xhelozia mes këngëtareve është e pashmangshme. Men- don se kjo është më e theksuar te këngëtarët në Shqipëri apo në Kosovë?

-Mendoj që është diçka e cila vërehet tek të dyja vendet (fatkeqësisht), po është diçka që ndodh kudo në botë.

-Edita, ti ke edhe një emision tëndin në RTK1, një format mëngjesi, më fol pak për punën tënde në këtë emision…!

- Unë kam përfunduar studimet për Komunikim Masiv dhe Gazetari, pastaj master për Menaxhim të kulturës! Pas studimeve vendosa që pas muzikës të kem edhe një profesion tjetër në atë që kisha studiuar dhe për fat të mirë unë tani e dy vite jam pjesë e programit të mëngjesit ‘Mirëmëngjesi Kosovë’ në RTK1 si një ndër prezantueset e këtij programi.

-Si ndihesh mes këngës dhe televizionit?

- Po muzika është diçka që më ka shoqëruar që e vogël dhe jam rritur me të. Është pjesa më e mirë e jetës time dhe momentet më të mira janë kur ndodhem para publikut. Në anën tjetër edhe në televizion je para publikut, por nuk duhet harruar që kur je në një program të drejtpërdrejt siç është programi, i mëngjesit është më stresuese sepse kemi më shumë përgjegjësi ndaj shikuesve! -Ndihesh më shumë këngëtare apo moderatore?

Të dyja i bëj me shumë dëshirë janë të dyja zgjedhje të mia dhe mundohem t’ju përkushtohem në maksimum.

-E ke të vështirë të zgjohesh herët meqë emisioni është në mëngjes?

- Fatmirësisht si feëmijë jam zgjuar herët dhe nuk jam shumë adhuruese e gjumit! Kjo natyrisht se është një lehtësim sidomos tani në program, por ka edhe prej atyre momenteve që kemi shumë angazhime dhe na ndodh që të përtojm për t’u zgjuar herët, por që tejkalohen.

-Beson se sot liria kushton shtrenjtë?

- Nëse bëhet fjalë për lirinë si person mendoj që nuk ka forcë në këtë botë që dikush mund të ta kushtëzojë lirinë tënde Zoti na krijoji të lirë dhe liria nuk ka çmim!

-Për çfarë mendon se do të kesh gjithmonë nevojë?

-Natyrisht për familjen dhe shoqëri të mirë!

-Kur dikush të zhgënjen, i jep një mundësi të dytë?

- Ah, duhet të ketë diçka shumë të veçantë për të dhënë mundësi të dytë, por që ndodh edhe ajo!

-Për çfarë vazhdon të ëndërrosh ende?

-Ndoshta që të krijoj familjen time në një të ardhme të afërt, pse jo.

-Fatin e ke kërkuar apo të ka ardhur vetë?

-Fati thonë është i shkruar, por edhe që duhet kërkuar mbase të dyjat pak nga pak!

-Të pëlqen të jesh ne një hap me modën?

- Po më pëlqen të jem në hap me modën, por jo gjithmonë më pëlqejnë trendet e modës, më shumë i besoj shijes time.

-Deri ku do të shkonte moderniteti yt?

-Deri aty ku mund ta kontrolloj!

-Nëse unë të them “person i veçantë”, ti çfarë emri më thua? -Zeshkane e mençur. -Sot, dukja ka marrë më shumë rëndësi sesa talenti… Vërtet kujdesi ndaj vetes është respekt ndaj vetes, por vajzat janë bërë kopje plastike të njëra-tjetrës. Nëse bukuria do të ishte faktori i vetëm që do të të hapte shumë dyer, do ndiqje shembullin e vajzave që të përmenda më sipër?

-Nëse do e gëzoja këtë pamje që kam sot, mbase s’do të kisha nevojë te ndërhyja! Por, prapseprap brendësia e bën njeriun të duket edhe nga jashtë (mendim i imi) kështu që dyert do i kisha të hapur besoj (hahah)!

-Të ndihmon apo të pengon statusi i të qenit person publik?

-Natyrisht se është kënaqësi të jesh person publik, por nuk duhet harruar edhe anët me pak të mira që mund t’i ketë një person publike sepse nuk je më vetvetja po sa të dalësh nga shtëpia sepse ke përgjegjësi ndaj publikut në sjellje në çdo gjë!

-Çfarë bën për t’ia zbukuruar ditët vetes tënde?

-Zakonisht uroj të zgjohem me humor të mirë dhe kjo më ndihmon që të kem pastaj ditën plotë energji pozitive, ashtu si jam edhe vet.

-I vendos rregulla vetes apo i merr gjërat si të vijnë?

-Mundohem t’i ve rregulla vetes në momente të caktuara, por ka edhe prej atyre rasteve që s’pyesin për rregulla!

-Kur të pëlqen t’i thyesh rregullat?

-Aty ku s’ka rrezike dhe bëhet më interesante!

-Ku të shijon më shumë muzika?

-Në çdo vend ku e dëgjoj, është e vetmja gjë që edhe kur jam nervoze me qetëson.

-Koha është treguesi më i mirë për...? -Gjithçka në jetë! -E sjell shpesh ndërmend të kaluarën?

-Po, sepse kujtimet janë gjithmonë për mirë. -Çfarë kujton më tepër? -Gjithçka të cilën kam kaluar, sepse ato më kanë bën më të fortë, më të përgjegjeshme në jetë dhe njeriu mëson sa të jetojë.

-Cilat janë arritjet që i ke vënë vetes synim në vazhdim?

-Të diplomohem në master, sepse më ka mbetur vetëm tema e diplomës.

-Dhe në fund, ku do dalë Edita pas kësaj interviste?

-Tek ujvarat e Niagarës këtu në Kanada! Ishte kënaqësi t’u përgjigjem pyetjeve tuaja, ju uroj gjithçka të mirë!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.