Si të luftoni lodhjen në pranverë?

Intervista - - FRONT PAGE -

Quhet sindroma e letargos dhe na prek zakonisht në këtë periudhë. Ditët zgjaten, temperaturat ndryshojnë, por trupi ynë e ka të vështirë të mësohet.

Bën lëvizje të ngathë lodhje të përgjithshme, mbase pa ndonjë arësye të veçantë? Pranvera na zgjon nga gjumi i dimrit, përmirëson humorin, zgjat ditët, nxit mekanizma të reja sentimen e famshme e Botiçelit. Por pranvera mund të sjellë me vete edhe një lloj lodhjeje, që në pamje të parë duket pa arësye. Bëhet fjalë për të ashtuquajturën “sindroma e letargos”, siç e quajnë ekspertët, ose dobësia e pranverës në gjuhën popullore. Një lodhje e lehtë, që mund të vërehet kur kalon nga i ftohti i dimrit, me gripërat dhe viruset e tij, në ngrohtësinë e stinës së bukur dhe daljen jashtë shtëpisë, shumë më shpesh se në muajt paraardhës. Ndërmjet simptomave, sipas një studimi të observatorit FederSalus, janë lodhja kronike (më 67% të rasteve), një irritim më i madh (56%) dhe një aftësi e reduktuar përqëndrimi (46%). Ja disa këshilla për t’i bërë ballë, ose për

të lehtësuar simptomat.

1. Flini kur ua kërkon trupi.

Sa të keni mundësi përpiquni të ndiqni kërkesat dhe nevojat e organizmit. Flini pak më shumë nëse duhet, ose, duke konsideruar zgjatjen e ditës dhe të aktiviteteve, bëni më shpesh pushime, por mos e kaloni kohën, sidomos në darkë, me ndonjë vegël teknologjike, përndryshe do të jetë e kotë.

2. Pini të paktën 2 litra ujë

Siç e kemi thënë shpesh, hidratimi është thelbësor për ekuilibrin e organizmit. Duhet të pini të paktën dy litra ujë në ditë, kur të shtohen temperaturat, edhe më shumë. Helmet eliminohen më mirë dhe do të amortizohen me mirë ndryshimet e temperaturës, që janë duke karakterizuar këtë pranverë të 2013-ës.

3. Vakte të lehta dhe me vitamina

Mbase gjatë periudhës së pashkëve do ta keni të vështirë të ndiqni këtë këshillë, por pas pas, evitoni vaktet shumë kalorike, që vështirësojnë tretjen. Kështu trupi do të rëndohet dhe do t’ju vijë gjumë. Ja përse duhet të zgjidhni vakte të lehta, me shumë vitamina dhe proteina. Më mirë zgjidhni perime si barbunjat dhe angjinaret, ndërsa për proteinat, preferoni më mirë ato të peshkut, sesa të mishit.

mirë në ajër të pastër

Me ardhjen e stinës së bukur, kthejuni përsëri - feruar sportet në ajër të pastër. Filloni gradualisht, gjysëm ore në ditë, pa harruar shtriqjet. Bile mund ta - hni më pas aktivitetin që ju pëlqen më shumë, nga vrapi, tek ecja e shpejtë. Sporti do t’ju ndihmojë edhe të dobësoheni dhe të përgatiteni për plazhin pa bërë dieta drastike dhe që nuk zgjidhin gjë. 5. Vishuni si qepa Është e vërtetë që pranvera po vonon sivjet dhe temperaturat ndryshojnë sot me nesër. Ndërkohë koha po ngrohet, por ne vishemi ende si në dimër. Evitoni pra veshjet e rënda. Si në vjeshtë, ashtu edhe në pranverë, këshilla është të visheni si qepa, domethënë me disa shtresa që të jeni gjithmonë gati për çdo situatë atmosferike, duke evituar djersitjen dhe ftohjen.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.