5 të pavërteta për testosteronin

Pse enjten këmbët?

Intervista - - FRONT PAGE -

Fjalët “testosteron” dhe “steroidë” janë bërë të njohur tashmë në gjithë botën, për shkak të ndodhive me atletët olimplikë, Berri Bonds dhe Roxher Klemens. Megjithatë testosteroni është një hormon kyç tek burrat, pa të cilin djemtë e vegjël do të kishin lidhur...vajza! Tek të rriturit testosteroni është i rëndësishëm për funksionimin normal seksual, prodhimin e spermës, si edhe për zhvillimin dhe tonicitetin e muskujve. Një nivel i ulët i testosteroni sh-

kakton probleme me pjellorinë, lodhje kronike, depresion dhe mosfunksionim të muskujve. Studime të reja kanë treguar se niveli normal i testosteronit është i rëndësishëm për të reduktuar rrezikun e diabetit dhe sëmundjeve të zemrës dhe që burrat me nivel normal të tij rrojnë më shumë se ata me nivel të ulët. Megjithatë historitë e atletëve të cilët e përdorin këtë hormon si drogë i kanë dhënë atij në emër të keq dhe kanë krijuar disa mite. Ja cilat janë ato:

1. “Testosteroni është një drogë ilegale”.

Jo, kjo nuk është e vërtetë. Testosteroni është një mjekim krejtësisht i ligjshëm që jepet nga mjeku. Ai është hormoni përgjegjës për zhvillimin e organeve gjenitale tek mashkulli, për ndryshimet që ndodhin gjatë pubertetit dhe që ndikojnë në funksionimin normal të shumë organeve të tij, si në prodhimin e spermës, ereksionin, dëshirën - jve dhe fortësinë e kockave, ndërmjet të tjerave. Testosteroni është ilegal vetëm kur përdoret pa recetën e mjekut. Megjithatë shumë organizata sportive kanë rregulla strikte përsa i përket përdorimit të tij, sepse ndikon në performancën atletike. Atletët që dhunojnë këto rregulla gënjejnë dhe dënohen.

2. “Testosteroni është një steriod dhe steroidet janë të rrezikshme”

Edhe kjo nuk është e vërtetë. Steroidet në të vërtetë janë substanca që ndodhen në trupin e njeriut , si për shembull estrogjeni, progesteroni, kortizoli, bile edhe kolesteroli. Por, në botën e sportit, steroid është shkurtimi i shprehjes “Hormoni steroid anabolik”, që nënkupton steroidet që përdoren për të shtuar masën muskulore dhe kockat, si testosteroni. Ndërkohë që përdorimi i testosteronit është pak a shumë pa rreziqe, nuk ka informacion se sa të sigurta janë steroidet e reja, të prodhuara me qëllim që t’i shpëtojnë testimeve për doping.

3. “Sasia e madhe e testosteronit shkakton një sjellje të dhunshme, të pakontrollueshme”

Nuk ka asnjë evidencë që të tregojë se testosteroni shkakton një sjellje agresive dhe të pakontrollueshme. Nuk është parë asnjë sjellje e tillë tek burrat , të cilëve u është injektuar testosteron, qoftë edhe në doza të larta. Në fakt, më shumë është vënë re e kundërta: Burrat me nivel të ulët të tij paraqesin irritueshmëri, ose nxehen shpejt dhe kjo situatë shpesh përmirësohet me normalizmin e niveleve të testosteronit.

4. “Sasia e lartë e testosteronit shkakton kancer prostate”

Studimet e kryera kohët e fundit kanë treguar se burrat me nivel të lartë testosteroni kanë të njëjtën rrezik për zhvillimin e kancerit të prostatës, po aq sa edhe burrat me nivel të ulët të tij. Gjithashtu, trajtimi i tyre me testosteron nuk ka treguar se sh- ton rrezikun e këtij kanceri. Ky mit i ka bazat në disa studime të kryera në 1940, në të cilat burrat me metastaza të kancerit të prostatës patën përmirësime kur u trodhën. Tani po bëhen studime tek burrat që trajtohen për nivelin e ulët të testosteronit dhe që më parë janë trajtuar për kancerin e prostatës.

5. “Sasia e lartë e tij sh burrat”

Në përgjithësi, burrat të të njëjtin nivel testosteroni si ata siç duket ka origjinë gjenetike. Konfuzioni lind sepse ka ilaçe si - kojnë shndërrimin e testosteronit në dihidrotestosteron (DHT) që mund të parandalojë ose tra sasi fare e vogël e DHT ndih që janë destinuar nga genet të bëhen tullacë, do të bëhen të tillë pavarësisht nga niveli i testosteronit në gjak.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.