9 këshilla kundër alergjisë

Intervista - - FRONT PAGE -

Janë të shumtë ata që vuajnë nga alergjitë e ndryshme, të cilat theksohen edhe më shumë tani në pranverë. Sipas një studimi të zhvilluar në Itali, 4 në 10 persona vuajnë nga alergjitë e stinës, bile në dhjetëvjeçarin e fundit është regjistruar një pik, nga 5% në 20% të njerëzve të prekur. Për miliona njerëz pra kjo periudhë rrezikon të kthehet në një kalvar të vërtetë, pasi pranvera është duke ardhur me vonesë, pra do të kemi një lulëzim të menjëhershëm të luleve. 80% e njerëzve do të vuajnë nga teshtimat, 58% nga rrjedhja e hundëve, 55% nga lotimi, më pas vijnë kruarja e hundës dhe e syve (respektivisht 54 dhe 52%), zënia e hundëve dhe sytë që shkëlqejnë (48 dhe 42%) dhe, për të mos mos lënë asgjë mangut, edhe kolla (38%). Kujdes edhe për fëmijët. Polenet që shkaktojnë alergji tek fëmijët janë kryesisht ato të bimëve graminore, ulli lajthia, thupra, të cilat, në varësi të zonave ku jetoni, mund të paraqesin një përqëndrim dhe kohëzgjatje të zaktuar në ajër. Ja disa këshilla për masat e thjeshta që mund të merrni për të evituar pasojat e alergjisë këtë pranverë.

1. Njihni kalendarin e poleneve Idealja do të ishte të kuptonim se çfarë ekzaktë- sisht na bën alergjikë dhe të kemi parasysh kalenda me polenet e graminoreve, nga prilli në qershor dhe parietarias (të familjes së hithrës), nga marsi në tetor. Të tjera specie, si thuprat kanë një periudhë polinizimi nga janari në maj.

2. Higjiena personale

Përveç larjes së hundës me solucione kripe, këshilla është të bëni dush përditë, pasi kokrrat e polenit mund të kenë ngelur në to dhe mund të depozitohen në të gjitha vendet e shtëpisë, nga kolltuku në shtrat.

3. Ndërroni këpucët

Në shtëpi është mirë të hiqni këpucët që keni veshur jashtë, pasi mund të transportojnë polen. Ndërrojini menjëherë, mbase cilat duhet t’i mbani vetëm në shtëpi, ndërsa këpucët lërini në dollapin përkatës.

4. Në biçikletë dhe motor përdorni syzet dhe maskën

Kush vuan e di mirë, janë situata që vënë në sprovë rrugët e frymëmarrjes, është mirë pra të mbuloni fytyrën dhe jo me mjete artizanale. Maska dhe syzet e diellit janë të domosdoshme për ata që pëlqejnë të lëvizin me dy rrota, përndryshe mund të rrezikoni një bombardim me polen.

5. Pastroni shpesh dyshemenë

Duke vazhduar me shtëpinë, është e rëndësishme të mbani pastër dyshemenë dhe ta lani shpesh. Më mirë mos e përdorni shpesh fshesën me korent, sepse, në vend që t’ju ndihmojë, mund të krijojë kaos duke ngritur lart pjesëzat që ndodhen në dysheme.

6. Shiu është i mirë, por dilni pas pak

Shiu e pastron ajrin, por do të ishte mirë të linit të kalonin disa orë. Uji në fakt ndan kokrrizat e polenit dhe mund të përkeqësojë situatën, me një fjalë mund të bëni një shtëtitje pas një rrebeshi, por me kujdes.

7. Pastroni shpesh tapetet, etj.

Tapetet, perdet, moketet duhen larë shpesh në pranverë. Hiqni ato që mund të hiqni dhe lajini sa më shpesh.

8. Evitoni shëtitjet pak strategjike.

Sigurisht duhet të reduktoni, të paktën pjesërisht (dhe sado e vështirë të duket), daljen jashtë kur vjen koha e mirë, sidomos kur ka erë, ose është një ditë shumë e thatë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për terracën dhe ballkonin. Më mirë të qëndroni në divan.

9. Mbajini mbyllur dritaret e makinës

Në makinë ndjeheni të sigurtë? Sigurisht, por vetëm në një farë pike. Edhe në këtë rast duhet të ndiqni nja dy këshilla: T’i mbani dritaret mbyllur dhe mos parkoni pranë lëndinave, shkurreve, pllajave me lule, përndyrshe është

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.