Takimet nëpërmjet internetit: Si të kesh sukses?

Intervista - - SEKS -

Sitet e takimit nëpërmjet internetit funksionojnë shkëlqyeshëm. Parimi i tyre: Të gjithë njihen me njëri-tjetrin. Regjistrohesh, shkëmben mesazhe, njihesh, deri në momentin kur njëri nga të dy bën pyetjen e famshme: Kur do të takohemi? Ja disa këshilla për të kaluar nga bota virtuale në atë reale, pa shkelur në dërrasë të kalbur! Nëse jeni regjistruar në një sit takimesh për të gjetur gjysmën tuaj dhe jua ka bërë zemra tak për dikë, logjika e do që do të takoheni një ditë, sidomos nëse pëlqimi është reciprok! Në sitin e takimit Meetic.fr jepen këshilla për të kaluar nga çati në ballë për ballë, pa surpriza të këqija!

Këshilla numër 1: Jini vetvetja

Para takimit të parë “real”, doni të bëni shumë gjëra për t’i bërë përshtypje të mirë partnerit/es. Është një ide e keqe. Ajo që duhet bërë është të jeni sa më natyralë, pa luajtur role. Paralajmërim pra për ato vajza që duan të nisen e stolisen si nuse, apo për ata djem që zbrasin kutinë e xhelit që në takimin e parë të dukesh se je kujdesur për veten, por pa e tepruar.

Jini të thjeshtë dhe të vërtetë. Mos u hiqni si një djalë i prapë nëse nuk jeni i tillë (jo të gjitha femrave u pëlqen kjo!), ose mos luani rolin e vajzës së ndrojtur nëse nuk jeni, sepse herët a vonë gënjeshtrat tuaja do të dalin në shesh!

Këshilla numër 2: Mos thoni gjithçka për veten

Ja ku erdhi edhe dita e takimit. Supozohet që ju të keni shkëmbyer pa- raprakisht me “partnerin virtual” mesazhe të shumta, me një fjalë njihni shumë gjëra për shijet, dëshirat dhe projektet e bashkëbiseduesit/es tuaj.

Duke kryqëzuar gishtat që ky takim i parë të mos jetë edhe i fundit, i duhet lënë pak vend edhe misterit, që edhe takimet tuaja tyë ardhshme të jenë interesantë... pa treguar shumë gjëra, të dëgjoni, të tregoheni kureshtarë... Evitoni subjektet e trishtuara, deprimuese dhe të rëndë. Zgjidhja më e mirë do të ishtë të përdorni humorin, ai funksion në çdo rast!

Këshilla numër 3: Tregohuni të matur...

Mbrëmja po kalon shumë mirë. Partneri/ja ju pëlqen dhe kjo është reciproke. Shikime kuptimplotë, mirëkuptim, pra loja e joshjes ka funksonuar...Si rezultat keni dëshirë të shkoni më tutje dhe ta ftoni në shtëpi “për të pirë një gotë të fundit”... Stop! Është një ide e keqe. Ajo që nuk duhet të bëni është të diqni etapat. Gjërat duhet të bëhen progresivisht. Do ta shihni që kështu kënaqësia do të jetë më e madhe. Mbi të gjitha, kështu do të evitoni përshtypjet e gabuara që nuk janë në avantazhin tuaj. Bëjeni pra t’ju dëshirojë me shumë, duke e lënë të presë...

Tani që keni të gjitha çelësat në dorë, nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’ju urojmë shans për takimin tuaj të parë “të vërtetë”!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.