Pyetje përgjigje për njeri-tjetrin

Intervista - - PYESNI NJERI-TJETRIN -

- Cdo njeri ka dobësite e tij, po në qoftë se i dashuri/e dashura në një moment ju tradhëton, çfarë emri do t’i vinit dashurise dhe a do ta falnit? Mandi

- Them se tradhëtia nuk falet edhe pse e do dikë. Meti

- Po të të donte nuk do të tradhëtonte, sepse në dashuri nuk ka vend për tradhëti. Merita

- Dashuria nuk përlyhet nga tradhëtia. Landi

- Nuk do e falja, përkundrazi nuk do merresha më kurrë me të. Andi

- Kush është femra më seksi në Shqipëri, a mund të na e thoni? Tedi

- Luana, është femra më seksi. Meli

-Marina, sepse edhe unë quhem Marina.

- Albërie Linda - Alketa Vejsiu. Igi - Ilda Bejleri. Enisa - Xhemi Shehu. Anisa - Viola Spiro. Kevi Hadërgjonaj.

- Nëse do të merrnit vesh që shoku juaj është gay, si do të vepronit me të, do të ndryshonit qëndrim ndaj tij? Vesa

- As nuk do përbënte problem sepse unë nuk gjykoj jetën e askujt. Tedi

- Them se nuk do ndryshonte asgjë, ai me jetën e tij dashurore dhe seksuale mund të bëjë ç’të dojë, mjafton që me mua të jetë korrekt. Andi

- Jo, s’kam ndryshoj. Anisa

-- Nuk do e duroja dot, janë shumë të shpifur. Edi arsye të

- Pse nuk ekziston këtu kultura e punës? Ka pronarë që nuk paguajnë, siç ka punëtorë që, pavarësisht se paguhen mirë, punojnë keq. Andi

- Gjithmonë do ketë dhe asnjëherë nuk do kemi edukatë e kulturë pune. Kaisi

- Sa e sa e kanë vuajtur këtë punë e mospagimit e disa të tjerë që paguhen shumë më shumë sesa e meritojnë. Edi

- Shqipërisë i duhen shumë vite akoma për të arritur në një - sim. Tedi

- Cili mendoni se është faktori kryesor që ndikon për keq në rininë e sotme? Baçi

- Virtualiteti, i prishi njerëzit interneti. Angus

- Po janë të prishur nga mendja vetë se nuk ndikon asgjë po hë. Ledia

- Interneti i ka prishur të rinjtë nga mendja. Lajda

- A besoni se xhelozia vjen si shkak i pasigurisë në vetvete apo është shkak i mosbesimit tek e dashura, apo është shkak i sjelljes së partnerit? Nevina

- Nevina, them është nga pak të dyja. Enisa

- Pasiguri tek vetja në - lim pastaj tek tjetri. Anisa

- Po si o Nevina, gjithë këto pyetja që mund të bëje pikërisht këtë të xhelozisë gjete. Angus

- Të dyja ,të dyja dhe mos e diskutoni më. Hamdi

- Kur mërzitja dhe pesimizmi bëhen pjesë e pandarë e juaja, çfarë mendoni se do bënit për ta kaluar një situate të tillë? Anisa

- Do mundohesha të dilja me anë të shoqërisë, gjtihmonë nëse do më qëndronin afër. Angus

- Mos u bëfshim për këtë gjë që ke shkruar Anisa, se vetëm Zoti mund të të ndihmojë . Landi

- Nuk e di, nuk e kam menduar por besoj se familja do ishte krahu im më i fortë ku do mbështetesha. Nevina

- A ka ndonjë gjë që keni dashur ta thoni me zë të lartë, të bërtisni, të ngrini zërin në familje, në punë apo kudo dhe s’e keni bërë? Përse? Lola.

- drejtori të bërtiste dhe po më shikonte mua. Ngaqë nuk e kisha unë fajin iu ktheva dhe bërtita dhe unë. Bërtiste ai, bërtisja unë, pastaj e uli zërin dhe më tha që “nuk e kisha me ty”. Kur keni të drejtë, mos e ulni kurrë kokën, por edhe të bërtasësh nuk është zgjidhje. Flora.

- Eh sa e sa gjëra, por nuk besoj se do na dëgjonte njeri, prandaj edhe më mirë kam heshtur. Matilda

- Më mirë të japësh shembullin apo opinionin, cila zë më shumë vend? Dioni.

- Fjalët zakonisht i merr era, ndërsa puna ngelën dhe vlerësohet. Pra për mendimin tim më mirë të japësh shembull se të japësh oponion sepse asgjë nuk ndryshon. Opinioni është si fjalët e thashethemeve, nuk jetojnë gjatë dhe nuk u intereson njerëzve. Besi.

- Po ku merret më vesh këtu, sido të ësh asgjë nuk ka më vlerë. Tedi

- Askush nuk dëgjon këtu, prandaj si shembull si opinion nuk do kishin ndonjë ndikim të madh tek njeri. Merita

- Mendoj se çdonjëri prej nesh ka një person ideal në mendje ose brenda shpirtit. Si do të donit të ishit ju, realisht? Klara.

- E dashur Klara, ajo që thua është e vërtetë. Unë për veten time do doja të isha vetvetja dhe të mos ndryshoja për asnjërin në botë. Pastaj, ti thua a kemi ndonjë person ideal në mendje apo në shpirt. Zakonisht, vajzat kanë si person ideal babanë, ndërsa çunat kanë mamatë. Beni.

- Kam vetëm babin tim të cilin e shikoj si idhull. Ledina

- Cila është frika juaj më e madhe në jetë? Denisi.

- Në këto ditë na i kanë këputur ëndrrat e jetës, prandaj edhe frika më e madhe është të krijosh një familje dhe nuk je i sigurtë se ku do ta sjellësh. Në vend që të ecim përpara në jetë, po vemi në gropë. A ka frikë më të madhe se të nxjerrësh fëmijën në këtë botë që nuk ka asnjë të ardhur? Aveniri.

- Vdekjen e kam frikë, tmerr. Andi

- Nuk ka frikë ka vetëm gjendje në të cilat njeriu kalon pa e kuptuar. Meli

- Sa e dobishme ka qenë krenaria për ju, ju ka dëmtuar apo ju ka ndihmuar? Marseli.

- Jam shumë krenare dhe shpeshherë nuk më ka ndihmuar, por ka patur raste që - tuar me krenarinë. Elisa

- Për mendimin tim, të gjithë ata që janë krenarë vetëm humbje kanë patur në jetë, krenaria është e mirë, por nuk duhet shfaqur kudo se nuk pranohesh. Beni.

- Jam krenare shumë por më shumë më ka prishur punë krenaria sesa më ka rregulluar. Ledia

- A ju duket normale që një femër të përdorë fjalor të pista? Do ta toleronit një gjë të tillë te partnerja apo shoqja juaj?

- Në mes të shoqërisë sigurisht që nuk është normale dhe nuk do pranoja që partnerja të kishte një fjalor të tillë, por në krevat do më pëlqente jashtë mase të ishte e hapur dhe jo e mbyllur. Albani.

- Jam kundër fjalorit banal dhe nuk e toleroj. Edisoni

- Asnjëherë nuk e kam kuptuar se çfarë duan të tregojnë ë të pista, si me qenë burra. Turp. Adi

- A ju intereson se çfarë mendojnë të tjerët për ju? A ndikon kjo gjë në jetën tuaj? Lira.

- Patjetër që të gjithëve na intereson, por në fund të fundit, jeta është e secilit dhe askush nuk mund ta gjykojë tjetrin. Vetëm Zoti i Madh gjykon. Po ndenje duke dëgjuar se çfarë thonë të tjerët për ty, të iku jeta pa e kuptuar. Koli.

- Lira, janë disa gjëra që nuk shmangen siç janë thashethemet dhe fjalët pas shpine. Unë personalisht as nuk merrem dhe as nuk më interesojnë. Edisoni

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.