Bëj gabim që tradhëtoj burrin?

Intervista - - PYESNI NJERI-TJETRIN -

- Jam e martuar prej shumë vitesh dhe me burrin nuk kemi atë komunikim që kishim më parë. Kam njohur dikë dhe kam rënë në dashuri. Akoma nuk ka ndodhur asgjë mes nesh, por arsyeja që më bën të tradhtoj tim shoq është se ai më ka lënë pas dore dhe nuk ka të njëjtin interes për mua. Shpeshherë dua t’i them se si ndihem, por kam frikë. Nga një anë nuk dua të shkatërroj familjen, por nga ana tjetër, nuk mund të vazhdoj me tjetrin se nuk më pëlqen të jem e lidhur seksualisht me dy meshkuj. Theksoj që im shoq, përveçse më ka lënë pas dore, nuk ka asnjë lloj përgjegjësie ndaj familjes së tij. Problemi është se më gjykojnë pa të drejtë, sepse është faji i burrit që ndodhem në këtë situatë... Sipas jush, duhet po bëj gabim që po bëj këtë veprim? Si të veproj atëhere?

- Përpiqu të rregullosh marrëdhëniet me burrin se ai është familja jote, në të mirë e në të keq. Manuela

- S’ke faj ti jo, ti do patllëxhan që të ngopesh. Endriti.

- Nuk dua të të paragjykoj as ty dhe as bashkëshortin tënd pasi çdokush në rrëfimet publike rrëfehet me anësi dhe jo drejt. Gjithsesi, unë mendoj se divorci nuk është aspak rruga e duhur në rastin tënd. Eni

- Në radhë të parë, duhet të kuptosh se cila është arsyeja e indiferencës së bashkëshortit tënd ndaj teje. Mos harro se jetojmë në kohëra tepër të vështira për të plotësuar sikur qoftë edhe nevojat më minimale të familjes. Nuk dua të them se kjo mund të jetë arsyeja kryesore, por ndoshta një arsye tjetër e ngjashme si kjo. Ndoshta në këto momente të duhet më tepër forcë apo durim që të arrish t’i bëhesh krah bashkëshortit tënd duke gjetur momentin e përshtatshëm të diskutosh gjatë me atë për të kuptuar arsyet e më pas të gjykoni për të ardhmen e familjes. Sigurisht që është rrugë e vështirë, por më e mira për vazhdimësinë e bashkëjetesës suaj dhe ç’është më kryesorja, ajo e qetësisë dhe mbarëvajtjes së jetës së shëndetshme të fëmijëve tuaj. Taulanti

- Në rast divorci, nuk do të mund të shikoni dot thellë në sytë e fëmijëve tuaj pasi në thelb do të jenë gjithmonë të palumtur. A do të mundeni dot t’i shikoni në sy? Uroj me zemër të jeni gjithmonë bashkë, pavarësisht pengesave të egra që jeta fal. Dionisi

- Jo, ti mirë e ke moj grua, madje bën gabim që nuk zë dhe nja 4- 5 kollovarë të tjerë për inat të burrit indiferent. Sapo ju shkon mendja për pak kurvllëk, direkt thurni një arsye inekzistente për të përligjur tradhtinë bashkëshortore! Edhe sikur vërtet ta kesh burrin ashtu si thua zotrote, duhet të flasësh me të që të ndash shapin nga sheqeri ( të dish arsyet) më parë, pastaj po që ndahu. Atëhere jepi zjarr vetes në mënyrë pak më të moralshme si tip virgjereshe që je. Leonardi

- Për mendimin tim, leje burrin sepse ai nuk meriton një k... si ti. Flutura

- Uaaa, si të gjykohesh moj zonjë, diskutim e ke? Asnjë gabim nuk po bën, përkundrazi. Ta ka qejfi të bësh aventura me të tjerë që të dalin përpara dhe thua pastaj që “më lë burri pas dore”. Sipas shkrimit që lexoj, mendoj se je ti ajo që e le burrin pas dore, duke parë burra të tjerë. Thanasi

- Zonjë e “nderuar”, në këtë rast, këshilla për ty do të jetë: Paradite bëje me dashnorin, ndërsa pas mesnate, bëje me burrin. Atyre të dyve do t’u thoja që para se të merren me ty, të të zhdëpin në dru. Gëzimi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.