Astrologia shpjegon ëndrrat

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

MACE - Është e dyta herë që ju shkruaj, por si duket, ëndrrat më persekutojnë pak. Mbrëmë kam parë ëndërr sikur isha në një kopësht ku kishte shumë mace të ngjyrave të ndryshme, por dominonte e zeza. I thërrisja në emra të ndryshëm, sikur të ishin njerëz. Nuk e di pse, por më vinin shumë në siklet; tjetër gjë doja që ato të bënin, tjetër veprim bënin ato. Nga sikleti, u zgjova nga gjumi. Ç’do të thotë? Tina

- E dashur Tina, ëndrra tregon që ju nuk u jepni shumë rëndësi instikteve tuaja, gjë që do t’ju ndihmonte për të njohur nevojat tuaja dhe për të shmangur çfarë ju dëmton. Do të përfshiheni në një bisedë dhe në një histori që do t’ju vërë pak në siklet, sepse nuk do arrini të kuptoni qëllimin e atyre që do ju rrethojnë. Prandaj edhe ëndrra ju fton të përdorni instiktet tuaja dhe t’i njihni më mirë ato. Ju urojmë shëndet! MENSTRUACIONE - Pashë sikur po ecja në rrugë dhe ndjeva që më erdhën menstruacionet. U vura shumë në siklet sepse nuk e kisha parashikuar një gjë të tillë dhe isha e papërgatitur. Aty mbaroi ëndrra. Ç’do të thotë kjo? Anila

- Po të ishte ëndrra ime, do ta shikoja si një nevojë femërore për të qenë më e pavarur. Pra, është një nevojë për të qenë vetëm me veten tënde, në mënyrë që të ndihesh më e lirë dhe jo e detyruar për të ndjekur patjetër rregullat që na janë mësuar nga familja që në vegjëli. Këtë kuptim besoj se ka edhe për ty. DËBORË - Para dy netësh kam parë sikur isha ulur në tavolinë me dy miq të mitë, një shoqe dhe një shok. Papritur, pamë afër nesh një kuti të madhe. E hapëm dhe pamë se ishte plot dëborë. Filluam të luanim me topa bore, por ndërkohë, shoqes sime i humbi unaza. Filluam ta kërkonim dhe e gjetëm. Gjeta edhe unë një unazë, por ishte pak e prishur. Afër nesh u ul një cigane, së cilës i dhurova unazën që kisha gjetur. Ajo iku duke më buzëqeshur dhe më falënderoi për gjestin tim. Çfarë kuptimi ka kjo ëndërr? Marina

- E dashur Marina, nga ëndrra duket që po kaloni momente të njëpasnjëshme të qeta dhe nuk po i mendoni shumë veprimet që bëni gjatë kësaj kohe. Nga ana tjetër, tregon një dëshirë tuajën të brendshme për të patur një lidhje që do të zgjaste përgjithmonë. Duke i ofruar unazën ciganes, ju tregoni se ia dini vlerat vetes dhe e dini që do ta mrekullonit atë që do t’ju qëndronte vërtet pranë. Mos u mërzisni; shumë shpejt, te ju do të trokasë ajo që po kërkoni. Ju uroj fat! BANJO - Shoh shpesh në ëndërr sikur shkoj në banjo, në një publik midis njerëzve që njoh dhe bllokohem sepse vihem në siklet nga njerëzit. A mund të më thoni ç’do të thotë? Rozi

- Rozi, keni kaluar një histori paksa të dhimbshme dhe kjo ju ka bërë shumë të ndjeshme e emotive. Nuk duhet të jeni kështu në sy të të tjerëve, por të tregoheni e fortë; kjo është pika juaj më e fortë. Duke u sjellë sikur gjithçka do ta kaloni shumë lehtë dhe tashmë ju duket sikur nuk do kthehen më për ju. Gjithë të mirat! DASHURI - Kam parë në ëndërr sikur shoku i të dashurit tim po më shprehte dashurinë dhe më thoshte se nuk mund të jetonte dashurin, por në fund, zgjodha të dashurin tim. Shpresoj të më jepni një shpjegim...

- Shoku i të dashurit tuaj, me siguri, ka ato karakteristika që i mungojnë të dashurit tuaj. Kjo është arsyeja pse ju është shfaqur në ëndërr në atë mënyrë. Në mënyrë të pandërgjegjshme, ju e admironi këtë djalë, pa e dashur atë. Shumë gjëra që i përkasin atij, do të donit t’i kishte i dashuri juaj. Megjithatë, duhet të dini se dhe ai sillet në atë mënyrë që të bjerë në sy dhe të admirohet nga ju.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.