Sedanini me tul peshku

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

Përshëndetje gazeta Intervista. Ju ndjek rregullisht dhe pse jam e re në moshë më pëlqen që të lexoj dhe jo vetëm të lundroj nëpër internet. Më pëlqen shumë rubrika e kuzhinës në gazetën tuaj dhe më pëlqen edhe gatimi, prandaj pa ju humbur shumë kohë po kaloj tek kërkesa ime për të botuar një recetë me ndonjë pastë të veçantë dhe të ketë në përërje gjëra deti. Uroj ta publikoni këtë numër sepse jam në pritje. Greta

Përgjigjet Ledio i Restorant “Il Tipico”, Rr Johan Fon Han (Tefta Tashko) në krah të gjimnazit “Ismail Qemali” Tiranë, +355

(0) 42370592, 0689049531:-

E dashur Greta, faleminderit që na ndjek dhe të uroj gjithë të mirat. Si recetë, kam përzgjedhur një pjatë të veçantë por shumë të shijshme, sedanini me tul peshku. Për të përgatitur këtë recetë duhen këta përbërës: 100 gr sedanini të freskë 1 domate e prerë në kubikë, pak djath parmixhano, vaj, kripë, vaj hudhre, vaj ulliri, verë të bardhë, majdanoz

Përgatitja:

Në tigan hedhim pak vaj ulliri, më pas he peshkut dhe pak vaj hudhre. I kavërdisim dhe shtojmë domaten e freskët të prerë në kubikë. I kavërdisim përsëri dhe i shuajmë e verë të bardhë. Shtojmë pak ujë dhe pastën sedanini gjysmë të ziera. I rregullojmë me kripë. I kavërdisim derisa masa të jetë lidhur dhe makronat të jenë zier. Më pas shtojmë djathin parmixhano dhe majdanozin. I kavërdisim përsëri derisa masa të bëhet kremoze dhe pjata është gati për servirje.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.