Bëhet dhjami muskul?

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

- Jam një vajzë që kam dëgjuar se dhjami kthehet në muskul. Dua të di nëse është e vërtetë kjo gjë sepse unë dua të shkoj në palestër dhe kjo gjë më pengon. Në fund të fundit, dua të jem femër dhe të mos kem muskuj të ekzagjeruar. Faleminderit

Skerdi Pasha instruktor, Royal Fitness Club, Rruga: Theodor Keka, Unaza e Re pranë Astirit. Numër telefoni: 0695445228:Përshëndetje! Dhjami nuk kthehet në muskul. Dhjami është i përbërë nga qeliza dhjamore. Muskuli është i përbërë nga qelizat muskulare. Shpesh herë më ndodh që më bëjnë pyetje të tilla nga klientët e mi që i ushtroj. Dhe unë përpiqem ti ndërgjegjësoj se kush është e verteta dhe çfarë ndodh me organizmin. Një pyetje tjetër që më bëhet në prizmin e kësaj është, po të bësh muskuj barku të forcohet dhjami? Dhjami nuk forcohet, por forcohen muskujt që ndodhen poshtë barkut. Edhe kur ne bëjmë muskuj ato forcohen, marin edhe masë që do të thotë rriten në volum edhe kjo shoqërohet me fryrje të barkut. Edhe çfarë ndodh se muskujt e barkut i forcojnë dhjamin edhe i fryejnë barkun dhe kështu atyre do jetë më e vështirë për me u ul barku. Por, realisht çfarë ndodh që kur bën muskuj barku ti po vepron në llogari të muskujve të barkut. Ndërsa për ta ekzagjëruar dhjamin duhet bërë aktivitet kardiak edhe dietë. Por, sipas studimeve të fundit është faktuar që kur muskuli punon gjatë një ushtrimi ai përdor edhe dhjamin që e rrethon atë. Pra, kur në bëjmë muskuj barku në përqindje të vogël digjet edhe dhjami i lokalizuar aty. U ndala me gjatë te muskujt e barkut ose dhjami i akumular aty sepse jam i sigurtë që dhe ti aty e ke pas konsistencën më së shumti. Pra, siç e thashë në fjalinë e parë dhjami nuk shndërrohet në muskul. Por, në duke u ushtruar ulim masën dhjamore dhe rrisim masën muskulare. Muskuli është metabolizanti më i mirë që do të thotë djeg kalori. Sa me shumë masë, muskulare aq më larg rreziku ndaj akumulikit të dhjamit. Ju vazhdoni ushtrohuni edhe dëgjoni profesionistët jo gojëdhënat.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.