Mekaniku përgjigjet Bën lëvizje të frikshme

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

Unë kam një Jeep të vitit 2017 i blerë një muaj më parë. Kur makina lëviz me një shpejtësi prej 95km/ h ndihen lëvizje të papritura momentale që duket sikur makina do të lëvizë në një drejtim të ndryshëm nga ajo e kontrolluar nga timoni. Ështe vetëm momentale, por e frikshme. Ju lutem a mund të më thoni çfarë problemi ka makina ime? Faleminderit

Përgjigjet, Ervin Demiri, drejtor i Auto Servis Besland, Rr “At Zef Valentini”, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, Laprakë, Ti- ranë, + 355( 0) 42236711, 0682020991, beslandshpk@ gmail. com:- Përshëndetje dhe faleminderit që na ndjek. Këto lëvizje ndodhin kryesisht për shkak të mungesës së shtrirjes dhe balancimit të 4 rrotave të automjetit. Rrotat duhet të kenë peshën e tyre të centralizuar, domethënë qendra e masës duhet të jetë në mesin e tyre. Rrotat përshtaten me kundërpesha në skajet e rrotave për të qenë të balancuar për shkak të parregullsisë së gomave që shkaktojnë mosbalancim i cili krijon një çekuilibër që e bën makinën të lëvizë në një drejtim të padëshiruar nga inercia. Uroj t’ju kem ardhur në ndihmë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.