Labirinthi i javës

Intervista - - ARGËTIM -

Gjirokastriti milioner Një shkrimtar gjirokastrit fiton një çmim pesë milionë euro. Gazetarët vrapojnë t’i marrin intervistë dhe njëri prej tyre e pyet:

- Çfarë do të bëni tani me 5 milionë euro?

- Para së gjithash do t’i numëroj! Shqipëri Një çift shqiptaro-amerikanësh të vjetër, që po bënin pushimet e tyre në Shqipëri, po kalonin një ditë në një park në mes të Tiranës, kur i ndalon një polic: - Nuk e shihni tabelën more? - Neve s’di mirë shqip!- i përgjigjen me një shqipe të thyer turistët…

- Po këtu shkruan “Ndalohet të shkelni barin. Gjobë për ata që e thyejnë rregullin me 100 lekë”.

Të habitur, shqiptaroamerikanët i thonë policit:

- Njëqind lekë! S’është asgjë…Ne në Amerikë kur shkelim barin paguajmë 50 dollarë. Polici u përgjigjet: - Edhe ne në fillim e kishim 1 000 lekë, por asnjë nuk e shkelte barin dhe u detyruam ta bënim 100 lekë!!!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.