Pse ulet epshi pas lindjes?

Ja, cilën ditë të javës gratë janë më të eksituara!

Intervista - - FAQE 1 -

Epshi ulet pas një lindjeje...

Sipas një ankete të fundit, epshi tek gratë arrin kulmin gjatë shtatzanisë, por kjo situatë ndryshon pas lindjes...Një lindje ndryshon gjithçka, edhe në nivelin seksual. Siti i internetit, SexyAvenue.com, ka realizuar një anketë për të vlerësuar epshin e grave shtatzanë dhe nënave të reja. Studimi është bërë me më shumë se një mijë internetiste, nga dhjetori 2012- janar 2013. Dy gjëra dolën në dritë gjatë kësaj ankete. Së pari, gratë kanë një shtim domethënës të epshit të tyre gjatë shtatzanisë. 51% e të anketuarave e gjykojnë epshin e tyre shpërthyes, 32% pohojnë se dëshirat e tyre ishin ciklike, ndërkohë që 18% nuk konstatojnë ndryshim.

Megjithëse shtatzania duket se i bën gratë më të eksituara, eksperienca e mëmësisë duket se i qetëson përkohësisht. Lodhja, mungesa e kohës, ose depresioni pas lindjes u heq dëshirën për të bërë seks. 48% deklarojnë se kanë marëdhënie më pak të shpeshta pas lindjes së fëmijës. Megjithatë, 29% mendojnë se është çështje organizmi, ndërkohë që 12% iu është dashur të tregohen më të rezervuara, për të mos zgjuar fëmijën. Në fund, 11% pohojnë se bëjnë dashuri më shpesh. Jeni dakort me këto vlerësime?

Hera e parë e suksesshme - garanci

Sipas një studimi amerikan, cilësia e marëdhënies sonë të parë seksuale tregon sa të kënaqur do të jemi në shtrat në vazhdim. Dihet se askush nuk kap qiellin e shtatë me dorë herën e parë kur bën seks. Megjithatë, sipas një studimi të realizuar nga studiues të universitetit të Tenesit dhe Misisipit, hera e parë është vendimtare për të ardhmen tonë seksuale. Me nëj fjalë, një marëdhënie e parë e mirë na garanton në vazhdim një jetë seksuale të kënaqshme. Ky rezultat u nxorr pas studimit të jetës seksuale të disa të rinjve të moshës 18-22 vjeç. Këta të fundit kanë evokuar herën e tyre të parë, duke folur për emocionet dhe nivelin e tyre të kënaqësisë, por edhe për marëdhëniet që kanë ndjekur më pas. Për të garantuar më shumë objektivitet, personat që janë detyruar të bënin dashuri herën e parë, janë përjashtuar nga studimi.

- zikisht, ashtu edhe emocionalisht nga marëdhënia e tyre e parë, janë në vazhdim më të kënaqur se ata që e kanë përjetuar negativisht, ose kanë qenë në ankth gjatë saj. Këta të fundit bile kanë një jetë seksuale më pak aktive se të tjerët. «Rezultatet sugjerojnë se eksperienca e parë seksuale e një personi nuk është vetëm një etapë e rëndësishme në zhvillimin e tij. Në fakt, mund të konstatohet se kjo ndikon në mirëqënien e tyre seksuale edhe vite më vonë», pohon Metju Shafer, një profesor psikologjie që ka marrë pjesë në studim. Ky studim duket relativizuar, duke marrë parasysh se është realizuar nga të rinj. Mbase numri i lidhjeve që kanë bërë nuk kanë qenë i mjaftueshëm për t’u lejuar atyre që nuk kanë gjetur ende partnerin e duhur për të qenë të kënaqur...

Cilën ditë të javës gratë janë më të eksituara?

Cilën ditë të javës gratë kanë më shumë dëshirë të bëjnë dashuri? Kur ndjehen më të lumtura, apo të lodhura? Një markë kozmetikësh, që shet produkte nxirjeje, ka marrë në pyetje gratë për të mësuar më shumë mbi emocionet e tyre dhe atë që ndjejnë gjatë javës. Nga anketa doli në pah se dita më e keqe e javës ishte e mërkura. Gjatë kësaj dite ato ndjehen më të stresuara dhe të lodhura, jo vetëm kaq, por edhe më «të mëdha në moshë»...Teknikisht duket gratë kalojnë një natë «të shqetësuar» të hënën, pas një fundjave të mbushur. «Kjo është e dëmshme për lëkurën dhe shkëlqimin e saj të mërkurën», shpjegon një ekspert. «Efektet e mungesës së gjumit (sy të fryrë, tipare të lodhura, rrathë nën sy...), duan 48 orë të keq të hënën, ato do të duken edhe më të mëdha në moshë të mëkurën.

Po cilën ditë të javës gratë janë më të predispozuara për të bërë dashuri? Duket se kjo është e enjtja. Pas një të mërkure të lodhshme, të enjten gratë ulin presionin dhe janë më të predispozuara për të bërë dashuri. Përsa i përket të premtes, ajo është dita e qetësisë. Pasi kanë bërë dashuri të enjten dhe kanë rinuar lëkurën, 60% e grave vlerësojnë se e premtja është «dita më e bukur e javës». Për fat të keq sot jemi e shtunë...

Prezervativi nuk e pakëson kënaqësinë

Një studim amerikan pohon se kënaqësia seksuale gjatë një marëdhënieje me prezervativ është e njëjtë me atë pa prezervativ. Shpesh, skema klasike e një marëdhënieje dashurore na bën të kalojmë nga stadi i «prezervativit»», në atë pa të, pasi të dy partnerët janë siguruar që nuk kanë SST. Mendojmë se prezervativi heq një pjesë të spontaneitetit dhe kënaqësisë në marëdhënien seksuale, për këtë arësye, për shumë adoleshentë heqja e tij është shpesh sinonim i çlirimit. Por, sipas një studimi amerikan të botuar në revistën Daily Mail, kjo nuk është e vërtetë. Studiues të universitetit të Indianës, në SHBA, kanë analizuar përgjigjet e një pyetësori mbi zakonet seksuale të propozuara disa njerëzve në internet. Burra dhe gra të moshës 18-59 vjeç janë përgjigjur dhe ka rezultuar se personat që mbroheshin me «këllëf» e gjykonin seksualitetin e tyre «jashtëzakonisht eksitues dhe të këndshëm», njësoj se personat që nuk e përdornin atë. Sipas doktoreshës Debi Hebernik, përgjegjëse e studimit, këto rezultate mund të shpjegohen me faktin se burrat janë më të prirur se gratë për të blerë prezervativët dhe për «t’i mbajtur», duke shtuar se «ëshë e rëndësishme që më shumë gra të familjarizohen me prezervativët e përdorur me partnerin e tyre, me qëllim që ata që zgjedhin ata të shtojnë sigurinë, por sidomos kënaqësinë gjatë marëdhëneive të tyre seksuale». Ndryshe nga ç’mendohet, ky studim tregon dukshëm se burrat nuk e kanë të vështirë të ruajnë ereksionin e tyre kur vënë prezervativin, gjë që zbut pjesërisht idenë se «vënia» pret në mes eksitimin. Për studiuesit ky studim shton shpresat në luftën kundër sëmundjeve seksualisht të transmetueshme dhe shtatzanive të padëshiruara. «Ne kemi nevojë të kuptojmë si i zgjedhin njerëzit produktet që përdorin dhe si këta produkte ndikojnë në aspektet e lidhura me sigurinë dhe kënaqësinë në marëdhëniet seksuale», pohon doktoresha Herbenik, duke saktësuar se «kjo është e rëndësishme sepse produktet evoluojnë dhe bëhen gjithnjë e më të përdorshëm në shoqërinë e sotme».

Çfarë gjoksi preferojnë burrat?

Një studim i fundit ka vlerësuar preferencat e burrave në çështjen e gjoksit të femrave...Gjithashtu atyre iu janë drejtuar pyetje mbi sjelljen ndaj grave, para se të bënin lidhjen mes dy rezultateve...I madh, i vogël, mesatar? Është kryer një studim i kryer nga universiteti i Uestminsterit në Angli, në lidhje me preferencat e burrave. Ekipi i studiuesve ka marrë në pyetje 361 pjesëarrës që përfaqësonin gjithë popullsinë. Atyre u është kërkuar të zgjidhnin ndërmjet pesë modeleve të ndryshme gjoksi femre lakuriq në tre dimensione, cili ishte më joshës. Në vazhdim, burrat i janë përgjigjur një pyetësori në lidhje me sjelljen e tyre kundrejt grave, idealet e tyre, paragjykimet dhe objektivat seksuale.

Rezultatet: Shumica e tyre preferonin gjoksin e madhësisë «mesatare», në masën 32,7%. Afro çereku i të anketuarve (24,4%) janë më shumë të joshur nga një gjoks i bollshëm, ndërkohë që 19% e preferojnë shumë të madh. Afro një në gjashtë vetë (15,5%) kishte preferencë për një gjoks të vogël, ndërsa një numër i vogël (8,3%) u pëlqente gjoksi shumë i vogël.

Por studimi tregoi sidomos se ekzistonte një lidhje mes gjoksit të madh dhe paragjykimeve seksuale. Në fakt, shumica e burrave që kishin nocionin e «gruas tradicionale», pra që e mendonin si seksi i dobët, preferonin gjoksin e madh. Në revistën Archives of Sexual Behavior (Arkivat e Sjelljes Seksuale), studiuesit e kanë një lloj ideje mbi feminilitetin, të pasqyruar nga këto gra. Në fund të fundit, këto rezultate nuk janë shumë befasuese për ne...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.