Gjuliana Zeqiri: Synoj shumë lart

Intervista - - FAQE 1 -

Gjuliana Zeqiri është me origjinë nga Kosova, ka lindur në Zvicër dhe jeton prej disa bitesh në Tiranë. Edhe pse shumë e vogël, vetëm 15 vjeçe, ajo ka publikuar dy klipe “Pas meje kërce” dhe “S’kam me u nal”. Sot nisin xhirimet e klipit të saj të tretë dhe titull “Sa ma nalt” me kompozim nga DeVox dhe klip nga Frame Pro. Që nga titulli i këngës duket se Gjuliana synon që të arrijë sa më lart dhe në i urojmë shumë suksese! Njihuni me Gjulianën!

- Gjuliana, ke një emër të veçantë, na fol pak për veten që edhe lexuesit e gazetës të të njohin më mirë...!

-Përshëndetje, unë jam gjuliana, e di që jeni mësuar të dëgjoni më shumë Xhuliana, por unë jam Gjuliana(Buzëqesh) Jam 15 vjeçe dhe me origjinë jam nga Kosova. Kam lindur në Zvicër prej disa vitesh jetoj këtu në Tiranë.

-Ti je vetëm 15 vjeçe dhe duket që e ke marrë me shumë pasion prezantimin tënd në botën e muzikës, kush të mbështet kaq shumë në rrugën tënde?

-Familja është mbështetja ime kryesore, sidomos mami im e të cilën kam një marrdhënie të jashtëzakonshme. Ajo është numri një për mua. - Balerinë apo këngëtare më shumë? -Për mua muzika është shumë e shtrenjtë dhe e lidh atë me

këngën dhe baletin, që do të thotë se nuk i ndaj dot nga njëra-tjetra.

-Klipi yt i ri do publikohet shumë shpejt, ke gjetur kohën e duhur për ta prezantuar, cilat jane hallkat që formojnë këtë realizim kënge dhe klipi?

-Është e vërtetë që ky është klipi im i tretë por duke qenë se tani jam rritur pak më shumë, vendosa të bëj diçka më ndryshe dhe shumë më të bukur, më të arrirë dhe shumë më profesionale. Kënga është realizuar nën kompozimin e DEVox ndërsa klipi nga kompania Frame Pro. - Çfarë kërkon ti në muzikë dhe çfarë pret prej saj?

- Muzika është shumë e veçantë. Mjafton të punosh. E vetmja gjë që pres unë nga muzika është kënaqësia shpirtërore. Faktikisht, edhe pse me moshë jam pak e vogël shprespj që me punë, me vullnet, me mbështetjen e familjes dhe me talent një ditë do arrij sukses dhe maksimumin në fushën time.

-Nuk ke menduar të zgjedhësh një emër arti që edhe njerëzit të të njohin me atë emër?

-Emri im është një emër pak i vështirë për t’u shqiptuar dhe i veçantë por mendoj se të mbaj emrin tim do ishte diçka më e thjeshtë.

-Tani që i je përkushtuar muzikës, baletin do e lësh pak pas dore apo do merresh me të dyja?

- Siç e thashë edhe më lart duke i ndërthurur ato me njëra-tjetrën, kënaqësia që falin ato më bëjnë që të punoj me të dyja njëkohësisht ndonëse është pak e vështirë.

- Të gjithë kemi një shembull për të ndjekur në jetë, i joti në muzikë cili ka qenë?

- Më pëlqen të ndjek stilin tim dhe të vazhdoj jetën time edhe pse mund të ketë më pëlqen të bëhem apo të hiqem si dikush tjetër.

-Çfarë mendon për moshataret e tua që nuk janë kaq të angazhuara kaq sa ti, i ke zili apo duhet të të kenë ato ty?

- Unë mendoj se secili duhet të ndjekë endrrat e tyre. Kjo gjë që po bëj unë e madhe që do vullnet dhe punë. Kushdo mund t’a arrij. Asnjë nuk ka lindur i ditur. Mjafton pak talent dhe vullneti që kemi për të punuar. Nuk besoj që duhet të më kenë zili dhe as unë ato.

- E ke menduar se çfarë do studiosh në të ardhmen?

- Të them te drejtën nuk është se e kam menduar akoma se çfarë do bëhem në të ardhmen, por që diçka që do ketë me botën e artit do jetë me patjetër.

-Çfarë mendon se do të bëjë ty kaq të fortë të rezistosh në një botë kaq të rrëmujshme si e muzikës?

- Të them të vërteten nuk është se shquhem për ndonjë person shumë të fortë emocionalisht por mendoj se do mesogem me “rrëmujën” e muzikës sigurisht duke pasur mbështetjen e familjes dhe shoqërisë. Do i pranoja me kënaqësi edhe vlerësimet edhe kritikat.

- Po sikur një ditë të mërzitesh nga muzika, kujt do ti drejtohesh?

- Mendoj se është shumë e vështirë që muzika një ditë të bëhet e mërzitshme por besoj se do fokusohem shumë tek shkolla dhe pastaj shohim e bëjmë.

- Më thuaj dy këngëtare që do doje të bëheshe si ata dhe dy që nuk do doje asnjëherë..!

- Më pëlqen stili i Dua lipës dhe Jessie J, ndërsa për të dytët nuk kam ndonjë emër që të them që e urrej sepse mendoj që secili ka stilin e vet.

- Në fund Gjuliana, pas klipit çfarë do bësh apo planet nuk thuhen se mos nuk arrihen?

- Shpresoj një herë që ky klipi te dalë sa më mirë dhe të pëlqehet ndërsa për planet e së ardhmes do të jenë surprizë për mua ashtu edhe për ju. Love Gjuliana!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.