Hungërima e fatit

Intervista - - POEZI -

Kujtime të trishta,enden nëpër dhomë Ëndrra të zbehura,venitur me kohën Vetmia sundon dhe shpirti rënkon,lodhur nga nostalgjia Malli që mbyt,një lot që rrëshket Nata e errët dhe shumë e gjatë Dhe gjumi larguar... Ëndrra ulet në shpirtin tim Kujtimet si lumenj vijnë Mendimet turbullohen,si det me stuhi Një psherëtim mbytëse ,del nga errësirra E një shpirti te zbrazur Të zhveshur nga dashuria. Shumë herë netëve Pyes hënën,yjet e saj Sa herë ndihem vetëm Përse dua të qaj? Përse nuk kam gjumë? ... Përse kujtimet sonte lundrojnë si një lum? Ndjenja prek dashurinë mureve të vetmisë... Malli për ty jeton me mua Më largo nga kjo vetmi Përherë të pres

ANELJA LAKO

Shtigje të shprishura nuk gjejnë vendndodhje të lidhura me zinxhir nga egërsia u ngërthyen në petalet e brishtësisë Nuk të duhet bukuria Mbi takat gjigande As buzëqeshja e blerë Me shtirje asgjë se je e trishtë përhumbur as vetë se ku savanesh përhumben, përvidhen mendimet zemërueshëm

ORALDA LAHE

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.