Ditari sekret i Edi Ramës

Intervista - - HUMOR -

E HËNË Ora 08.00: U zgjova freskët. Masazhi që bëra dje më ka bërë shumë mirë. Ndihem si pupël krejt.

Ora 09.44 : Hodha një status në fb të një artikulli të revistës zvicerane për turizmin ku sipas saj Shqipëria është një vend që nuk duhet humbur. Veçse këtu po - tarët që po ikin përditë.

Ora 12.21 : Më merr Tigri në telefon dhe më thotë se po bohet nami me ankesa tek portali « Shqipëria që duam”. Mbani shënim i thashë dhe merru adresat të gjithëve se po vijnë zgjedhjet dhe na duhen. Shumica që ankohen janë të majtë, -tha Tigri dhe qeshte : hihihihihi.

Ora 17.00 : Telefon Arta dhe, me një zë që as vetë se dëgjonte, po më thoshte e trembur se nesër kam vetingun. Rri rehat i thashë. E kemi fol njëherë ate punë. Ti e bone vettingun që ate dite me tymueset dhe s’ta boni syri tërr.

Ora 22.22: Jam shtrirë në divan dhe i kam zgjat këmbët mbi tavolinë. Më kujtohet Obama kur rrinte kështu, por kur mendova që ai nuk është më në karrige më zuri frika dhe i hoqa. E MARTË Ora 07.06: Jam shumë i gëzuar nga mbrëmë kur Brazili ka për Brazilin dhe komunistët e asaj kohe.

Ora 10.44: Sms nga Kumbaro ku më falenderon për hapjen e Art-Turbinës. Bobobo sa servile është bo kjo mër jahu.

Ora 13.10 :Hodha sërish një video të projektit të rrugës Thumanë-Fushë - Krujë-Kashar. E rrugë në ajër hahahah.

Ora 15.00: Jam në takim me kryeministrin e Malit të Zi. Ka gallatë me mua. “Rri afër meje, më thotë, që të tregoj si të të futin në BE”.

Ora 19.03: Më dërgon një foto Saje qorri ku kish dalë në një koshere bletësh. Ç’ka dash të thotë qorri me atë foto? Po më bën presion mua? E MËRKURË Ora 00.01: Sapo më kish kap gjumi me kufje në vesh kur dëgjoj disa të bërtitura. Hap sytë dhe ç’të shoh. Ishte Nëna, Zaho dhe Linda duke kënduar: “Shumë urime hapën negociatat, por pastaj kuptova që kisha ditëlindjen.

04.03: Hapa celularin dhe pashë një lumë SMS për ditëlindjen time. E vura “silent” telefonin dhe sërish vura kufjet në vesh. Nuk ka si Çelentano…

Ora 11.45: Hodha prapë një foto nga llogaridhënia në Durrës, por asnjë nuk merrej me të, por kush e kush të më uronte dhe servilosej më shumë.

Ora 17.31: E more vesh, -më tha Ditmiri? Çfarë mo?- i them. Trump ka caktu një grua në vënd te Lu-së. Grua? Po ky qënka lajm mor Bushat. Pse nuk thu me paska ndjek mua gjate llogaridhënies ku i jap përparësi gruas.

Ora 21.00: Marr në telefon Lu-në dhe e pyes nëse e njihte këtë gruan e Trump. Melaninë e njeh gjithë bota, o Edvin më tha dhe s’e njohkam unë. O pallë i thashë, po të pyes për ambasadoren e re. Ëhëëë, nuk e njoh më tha dhe ma mbylli. Kinezi dreqit. E ENJTE Ora 07.03: Jam duke pirë - cerin e rojes tek shtëpia. Është djalë për së mbari dhe nuk merret me llafe. Po se pieta unë, nuk përgjigjet.

Ora 11.02: Po më tundej karrigia teksa isha duke bërë një ka bërë ndonje lojë Fuga, por pastaj kuptova që ishte tërmet. Mos o zot ndodh ndonjë gjë nga zyra e Gramozit.

Ora 11.40 : Jam në sallën e kuvendit. Sot gjithë dita do më kalojë me kuvendin për shembjen e Teatrit. « Do bëjmë namin thotë Luli dhe nuk do ju lejojme”, hahhahaha.

Ora 22.30 : Më në fund u vo- E PREMTE Ora 07.07 : Lexoj me titra se artistët do ngujohen brenda teatrit. Kujtojnë se do ta prish në mes të ditës hahaha. Pas orës 3 të mëngjesit vuuu buldozerin.

Ora 12.21 : Jam live në televizionin tim. Në muajin qershor Zyrat e Punës ndërmjetësuan dhe realizuan 3,590 punësime. Gjashtëmujori u mbyll me 14.593 të punësuar të rinj vetëm përmes Zyrave të Punës. Do zoti nuk më kanë gënjyer ata të zyrave të punës për këto shifra.

Ora 15.33 : Nuk më kujtohet se çfarë më tha mbrëmë Flor Mima në kuvend që qeshën të gjithë. Më duket se më shau. Po a shahet ai që të shan mor Flor?

Ora 18.33: Turp të kesh. më shkruan Sesilia Plasari. Nuk do të lema ta shembësh teatrin. Mbaje mënd ç’do të të bëjmë. Merre dhe Pandi Raidhin me vete I thashë. Upsss Pandi më duket se ka vdek.

Ora 21.00: Jam në darkën e fundit me Vlahutin. Kam dhe Lindën me vehte. Do kalojmë bukur sonte. Natën e mirë miq dhe më ndiqni tek klipet e radhës në fcb.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.