Sa e njihni aktualitetin?

Intervista - - TEST -

Për ta mbajtur trurin në lëvizje nuk ka gjë më të mirë sesa kuicet. Me këtë aktualitetit, që mund t’i keni ndjekur në lajme ose internet. Edhe nëse nuk i dini, do t’i mësoni duke bërë kuicin e

1. Një studim i fundit, i zhvilluar në Francë, ka përcaktuar se për cilën parti votojnë biondet. Sipas jush, për kë votojnë?

a. Biondet nuk kanë opinion politik.

b. Biondet djathtën. c. Biondet votojnë si burri i tyre. d. Biondet votojnë për të majtën. votojnë për të

2. Pse shoqërueset e nderit angleze, me fustanet e tyre, shëmbëllejnë shpesh si mafishe?

a. Sepse fustani prej “princeshe” është një traditë në vendet anglo- saksone.

b. Sepse nusja ka frikë mos e eklipsojnë.

c. Sepse është dhëndri që zgjedh veshjen dhe ai nuk ka gjithmonë shije…

3. Çfarë duhet të bëjë Ministrja e Shëndeti dhe Sporteve franceze, në muajt e ardhshëm?

a. Duhet të kërkojë dorëheqjen pasi merr shumë rroga njëherësh.

b. Duhet të vendosë për hapjen e qendrave për t’u droguar në mënyrë legale.

c. Të parashikojë një plan të ri antigrip A për dimrin e ardhshëm.

4. Çfarë profesioni i ushtruar nga burrat i bën gratë të fantazojnë sot? a. Zjarrfikës. b. Kopshtar c. Arkitekt 5. Çfarë është Zombiefit? a. Një zhanër i ri kinematografik që të fut frikën.

b. Një mënyrë e re kërcimi me këngën “Thriller” të Majkëll Xheksonit.

c. Një kurs sporti për t’u përgatitur për sulmin e zombive.

6. Çfarë do të vihet së shpejti në shërbim të burrave? a. Një pilulë kontraceptive. b. Do të legalizohet viagra pa recetë. c. Do të marrin edhe ata disa ditë pushimi pas lindjes së fëmijëve të tyre.

7- Deri tani botoksi përdorej në luftën kundër rudhave, por i kanë zbuluar një virtyt tjetër. Cilin? a. Ai lehtëson migrenat kronike. b. Redukton celulitin sipërfaqsor. c. Nëse dozohet mirë, i bën flokët më të dendur dhe me shkëlqim.

8. Për të paguar borxhet, një familje spanjolle kishte vënë në lojë, në internet… a. Qenin. b. Shtëpinë. c. Filmimet e skenave të tyre intime.

9. Cili është personi më i pasur në Francë? a. Karla Bruni. b. Fransuazë Betankur c. Bernar Arno Rezultatet Përgjigja e saktë është b- ja. Ato, sipas studimit, fitojnë më shumë para se brunet ( janë edhe më të vendosura dhe luftarake) dhe një anketë e bërë nga një revistë, zbuloi se ato votojnë më shumë për të djathtën! Kështu në të majtën gjenden 19% gra bionde, kundrejt 27% në të djathtën. 2. Përgjigja e saktë është b- ja. Sipas një studimi britanik, një në tre nuse në Angli pohon se zgjedh shoqëruese më pak të bukura se vetja, për të dalë më në pah dhe për t’u dukur më të bukura në ditën më rëndësishme të jetës së tyre. Kjo është arësyeja pse shoqërueset veshin fustane shpesh të shëmuara portokalli me fruda, për të kamufluar një bukuri që mund të dëmtojë “po”- në e dhëndrit. 3. Përgjigja e saktë është b- ja. Ndërkohë që shumica e vendeve europiane kanë hapur qendra për drogimin, me mjete mjekësore ( për të evituar overdozën dhe ngjitjen e sëmundjeve nga të droguarit në rrugë), Franca e ka refuzuar gjithmonë këtë sistem. Por kjo situatë mund të ndryshojë. Ministrja e Shëndetsisë së Francës në fakt priste rezultatet e një studimi mbi interesin e këtyre sallave. Ato kanë treguar se ky sistem redukton rreziqet. Vendimi final pra është në duart e ministres. 4. Përgjigja e saktë është c- ja. Nëse më parë gratë fantazonin të lidheshin me burra me uniformë, sot situata ka ndryshuar. Sipas një sondazhi, 40% e grave ëndërrojnë të kenë një aventurë me një arkitekt, të ndjekur nga afër nga një mjek ( 37%) dhe pilotët e avionit ( 36%). Përsa i përket burrave, ata pohojnë se fantazojnë të lidhen me një stujardesë ( ende s’e kanë kuptuar se profesioni nuk është i lidhur me qiellin e shtatë), 42% me një infermiere dhe në fund, 37% me një sekretare. Kjo tregon se uniforma, për burrat, funksionon akoma… 5. Përgjigja e saktë është c- ja. Në perëndim të Çikagos, SHBA, në qytetin Sent Çarls, zhvillohen kurse të Zombiefit, një lloj sporti që përgatit banorët kundër sulmit të të vdekurve që ngjallen ( zombit). Në fakt, dy mbrëmje në javë, nxënësit e tij mblidhen në një palestër për t’u stërvitur kundër një sulmi të zombive. Pengesat, të denja për infrastrukturat rurale, janë vendosur në hapësirë dhe riprodhojnë çatitë që nxënësit duhet të kapërcejnë në rast sulmi. Ju mund të qeshni, por ata janë gati të presin zombit kur të zbarkojnë. 6. Përgjigjia e saktë është a- ja. Barazia burrë- grua do të shtrihet pra edhe në këtë fushë. Kështu edhe burrat do të kenë mundësi të marrin pilulën kontraceptive, por ajo ndryshon pak nga e grave, e cila merret çdo ditë dhe do merret një herë çdo tre muaj. Kjo pilulë është e aftë të çaktivizojë proteinën që siguron mbijetesësn e spermatozoideve në vaginë dhe mitrën e femrës. Hedhja e pilulës në treg është parashikuar për 2013- n. Mbetet të shihet se cili prej burrave do të jetë i gatshëm ta përdorë atë. .- Përgjigjia e saktë është a- ja. Sipas studimeve të fundit, botoksi lehtëson dhimbjet e njerëzve viktima të migrenave dhe dhimbjeve të forta të kokës. Ky studim është bërë me 1384 pacientë që vuanin të paktën 15 ditë në muaj nga dhimbja e kokës. Për gjysmën e tyre, migrena është lehtësuar në masën 50% pas një muaji trajtimi! Efikasiteti i botoksit është njohur pra zyrtarisht dhe në Britaninë e Madhe autorizohet të përdoret në formë injeksioni në qafë dhe kokë. 8. Përgjigja e saktë është b- ja. Një baba familjeje, i zhytur në borxhe, ka gjetur një zgjidhje për të paguar kredinë dhe taksat, duke e vënë shtëpinë e vet ( me një vlerë prej 500 000 euro) në lojë, në internet. Parimi i lojës është i thjeshtë. Regjistrohesh duke paguar 30 euro, i përgjigjesh një pyetësori dhe, ai që ka numrin më të madh të përgjigjeve të duhura, fiton shtëpinë! Kjo lojë është shumë serioze, pasi është regjistruar tek noteri që e ka bërë lojën të vlefshme. Që familja të paguajë borxhet duhet të ketë të paktën 20 000 pjesëmarrës. 9. Përgjigja e saktë është c- ja. Nuk është Fransuazë Betankur, siç e ka thënë shtypi francez, por Bernar Arno personi më i pasur në Francë, me një pasuri prej 22.7 miliardë eurosh. Në vend të dytë është Zherar Mylje dhe familja e tij, pronarë të supermaketeve “Auchan”, me 19 miliardë euro në 2010- n. Në fund, Fransuazë Betankur, trashëgimtare e perandorisë së produkteve kozmetike, “L’Oreal” dhe 17 miliardët e saj të eurove janë në vend të tretë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.