Ditari sekret i Edi Ramës

Intervista - - HUMOR -

E DIELË Ora 12.21: Javë e ngjeshur takimesh më pret. Nuk e di pse kam një këputje dhe nuk kam fuqi fare të rri në këmbë. Mirë në këmbë, por nuk kam fuqi të rri as shtrirë. Pas takimeve që pata me Abi Rexhepin dhe takimet e tjera në Londër, të tjera takime ose më saktë të tjera llogaridhënie më presin.

Ora 15.00: Më shkruan Tos Nano: “I madh je për zotin. Po si iu qepe Trampit dhe ja arrite të bësh prapë foto me të? Kam ndryshuar mendim për ty. Kur të shikoja në foto me të më dukej sikur ishte ai me thonj të paprera si ti dikur ». Ik mor trap, -thashë me vete.

Ora 18.03 : Hodha një videoklipe nga ato të miat me disa kulla vrojtimi në bregdet. Më turpëroi ai që m’i dërgoi pasi ata ishin disa lango me shapka qe nuk kishin lidhje fare me rojet bregdetare.

Ora 22.11 :Sapo mbarova së ngrëni një sallatë jeshile me domate surreli dhe me pak djathë Dajti. Gati për gjumë se nesër punë plotë. E HËNË Ora 08.00 : Sapo hapa sytë. - ja deri në drekë. Hëngra një vezë të zierë në këmbë dhe u nisa urgjent për në zyrë.

Ora 10.44 : Më shkrijnë këto komentet e popullit. O pasha, shkruan njëri. Ti më hedh roje bregdetare kurse veza ka marrë arratinë dhe ja ka fut pulës për nga çmimi, hahaah.

Ora 13.32: Ndodhem në Borsh. Vërtetë kemi bregdet të bukur, -po i thoja Lindës. Ti je më i bukur se deti, -ma kthehu Lindushja ime.

0ra 15.01 : pak, por se do më hanin mushkon- jat në këtë orë, s’e kisha menduar. E MARTË Ora 09.21 :Vettingu po bën namin. Siç është nisur do mbetet vetëm roja e gjykatës tek dera.

Ora 12.12: Ja si rrotullohet bota, mor Tom Ndreca. Të kujtohen ato 10 votat e mia që ia kalove Lulit? Mbaji me shëndet tani dhe thuaj lamtumirë gjyqësorit.

Ora 16.31: Po lexoj një shkrim ku thuhet se Rama gënjen për lojrat e fatit. Bahhh, unë të gënjej? Po mbyllen lojrat e fatit për shqipot mor t’u mbylltë e mëndjes? Ata vdesin pa to.

Ora 19.05: Aktorët e PD vazhdojnë akoma protestën për teatrin. Më shumë se gjysmat e aktorëve i përlau lali Eri. Po vonon - SH.

Ora 22.22: Do bëj një dush me ujë të ftohtë tani dhe do hedh disa gjëra me penel. Kot ashtu sa deri të më zeri gjumi. E MËRKURË Ora 07.07: Sot Linda më veshi bukur si për takimin që kam me Hahn. Nga ana tjetër e instruktova mirë Vlahutinin se çfarë t’i thotë. Dmth fjalët e mia do thotë, Hahn.

Ora 12.33: Sërish po më provokon Saje Qorri. S’e kuptoj ku do të dali dhe çfarë mesazhi kërkon të më dërgojë me atë videon duke bërë not drejt bregut.

Ora 15.05: Prapë tërmet. Na u bo si burri nënës ky. Nuk lëviz askush nga vendi dhe kur bie, por sulen duke bërë statuse në fcb. Teatri as që do t’ja dijë për tërmetet. 800 kanë rënë deri tani.

Ora 18.11 : Duke pirë kafe me Hahn në Rogner. A dola mirë?sapo më pyeti. Më shumë se mirë, -i thashë. Thenkju Vlahutin, iu drejtua asaj. Thenkju mua. o pallosh.-thashë me vete.

Ora 23.00: Qënka një vapë e paparë sonte. Kondicionerin e kam frikë se më palos ngaqë jam shumë delikat nga këto ftohje - ngrohje. As era nuk fryn fare. Leqë nuk ka nga të hyjë era në bunkerin tim. E ENJTE Ora 08.08 : Hodha një parfum të mirë nëpër qafë dhe xhaketa dhe vetëm kur ia jep Linda pas meje: Ho me, po parfumosesh që t’i kënaqësh nuhajtjen presidentes së Kroacisë? Hej, bela bela…

Ora 11.11 : Në fakt do doja të isha president në këtë moment që ta kisha unë kënaqësinë ta puthja i pari Kolinden. Ishalla puthja e saj e ndryshon Ilirin për mirë.

Ora 12.10 : Jemi në seancë erdhur e veshur dhe serioze. Po i fut një kafe unë nga pas derisa të mbarojë fjalën ajo.

Ora 14.33 : Pasi iku Kolinda doli ky shpellari. M’u lëshua sërish duke më akuzuar per ulje taksash në lojrat e fatit. Për vëllain tim e ka, po as më rruhet fare.

Ora 16.00: Të paparë janë këta paparacët tanë. Po edhe kur po pija kafe pas Kolindës e kishin kapur. Jo se më plas për Kolindën dhe portalet, por e shoh që jam në qëndër të vëmëndjes.

Ora 20.20: Më merr Gramozi në telefon dhe më thotë se po e mbyll sezonin parlamentar dhe thashë. Po puna e Teatrit? Pyet Liken për të më tha se nuk do plas vape unë për bythën tuaj. Ma mbylli Moziiii…

Ora 23.24: Meqë Gramozi e mbylli sezonin parlamentar, po e mbyll dhe unë këtë ditar. Kalofshi një fundjavë të bukur dhe rendni në det, male, lumenj për tu freskuar. Tung popull.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.