Plani i Evridhikit për të ndarë Akilin nga Melina

Intervista - - TELENOVELA -

Patrokli i kërkon falje Vasilikisë dhe Akili e merr vesh këtë nga Melina. Kësaj të fundit i humbet karta e identitetit dhe njofton për këtë Akilin, duke e ftuar në Kretë. Ajo e njofton se do të takohet me Sifin, i cili ka ikur nga shtëpia dhe është në hotel. Ajo më pas takohet me Sifin në kafenenë e Konstandinës. Ai i thotë se ajo nuk duhet të ndjehet në faj për atë që ndodhi, pasi ai deshi vetë të jepte dëmshpërblimin për të. Ndërkohë asaj i telefonon Vasilikia që i thotë se e gjeti kartën e saj të identitetit dhe të nesërmen mund të niset për në Qipro. Megjithatë ajo i kërkon të rrijë edhe pak për të, pasi nuk di ç‘ të bëjë me Patroklin që ndryshon vazhdimisht. Instikti i saj i thotë Vasilikisë të qëndrojë larg tij.

Akilit i vjen një mesazh në celular ku thuhet se Melina qëndron në hotel, bile i shkruajnë edhe numrin e saj të dhomës. Ai i telefonon hotelit dhe përgjigjet Sifi. Akili niset menjëherë në Kretë dhe i kërkon Nektarios të mos i thotë gjë Melinës nëse merr në telefon, pasi do t’i bëjë një surprizë... Ai shkon në hotel dhe kërkon Melinën, po i thonë se është larguar nga hoteli.

Ndërkohë Sifi i thotë Andonit se do të largohet nga shtëpia dhe punishtja. Matheo i telefonon Melinës duke i kërkuar të shesë shtëpinë që i ka blerë Akili me paratë e familjes. Ndër- kohë ky i fundit përballet me Melinën dhe i thotë se ajo e ka tradhëtuar me Sifin! Ai i thotë se ajo e ka kaluar natën në hotel dhe Melina e vërteton këtë edhe me telefonatën që i bën hotelit. Akili i kërkon të divorcohen. Melina më pas flet me Vasilikinë dhe kjo i thotë se mund të ketë lidhje me kartën e saj të identitetit që kishte humbur. Vasilikia i thotë se kartën mund ta ketë marrë Minai, i shtyrë nga Sifi. Ky i fundit vendos të rrijë në shtëpinë e Angelikisë, gjë që i pëlqen edhe Stefanisë. Anastasia i kërkon të kthehet, por ai nuk pranon.

Ndërkohë Akili kupton që Melina e do, pendohet dhe i thotë se do të ketë besim tek ajo. Ata të dy pajtohen. Më pas Melina me Akilin shkojnë në hotel dhe ajo kërkon të flasë me përgjegjesin. Ai i tregon se ka të dhënat e kartës së saj të identitetit. Më pas ajo me Akilin dhe Vasilikinë flasin se kush mund ta ketë bërë këtë dhe mendja u shkon tek Patrokli, i cili kishte qenë në shtëpi, por e përjashtojnë si mundësi. Pastaj mendojnë për Minanë dhe Sifin. Melina përballet me të, por Sifi mohon të ketë bërë diçka të tillë, bile fyhet dhe i thotë se nuk do t’i flasë me gojë. Diamanti takohet me Dafnen dhe i kërkon të vijë në shtëpi, bashkë me vajzën, sepse do t’i japë asaj një dhuratë. Lukia takon Sifin dhe vazhdon lojën e saj, duke i kërkuar të takohet me partnerin e saj. Më pas ai kërkon të flirtojë me të dhe ajo i tregon të vërtetën… Sifi shkon të pijë me Minanë në tavernë dhe aty vjen edhe Andoni, i cili flirton aty me një vajzë.

Sifi me Minanë kërkojnë të dinë se kush është regjistruar në hotel me kartën e Melinës dhe nga regjistrimet e hotelit marrin vesh se është Evridhiki. Minai ia thotë Vasilikisë, por ajo nuk e beson, as Melina.

Melina me Akilin kthehen në Qipro. Akili merr vesh për telefonatën e Matheos dhe i thotë atij të vijë në shtëpi. Melina i lutet të mos grindet me Matheon, por ata përsëri grinden. Matheo i thotë të vëllait se Sifi është më i mirë se ai dhe e kërcënon. Më pas Akili me Melinën ftojnë për darkë Nektarion, Dhimitrën dhe Patroklon. Gjyshja sheh në ëndërr sikur Akilin kanë ardhur ta marrin engjëjt. Ajo i telefonon

Akilit, por nuk i flet. Më pas Melina me Dhimitrën shkojnë tek një gjinekolog për pllenimin artificial, ndërsa Akilit i bën një vizitë Evridhiki, që i hidhet atij në qafë dhe i thotë se nuk mund ta harrojë dot. Më pas ajo i lutet të mos bëjë fëmijë me Melinën, sepse një ditë do të mërzitet me të.

Sifi ndjen këmbën e mpirë, gjë që i ndodh shpesh kohët e fundit. Melina vjen tek Akili me lajme të mira dhe i thotë se pas një jave do të fillojnë përpjekjet për të bërë fëmijë. Ai më pas i tregon asaj për Evridhikin. Ndërkohë Sifi nuk arrin të ngrihet nga krevati kur e zgjon e bija dhe rrëzohet…

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.