Përgjigjet psikologia Lorela Garuli Çfarë është varësia dashurore?

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

- Jam Erjola nga Durrësi. Kam lexuar se nevoja për dashuri, nganjëherë, shndërrohet në varësi. Nuk e di se kur kjo lloj varësie e kalon nivelin normal do të doja të dija mendimin tuaj si psikologe. Cilat janë llojet e varësisë dashurore

Lorela Garuli, psikologe, email lorela_ [email protected] hotmail. com:-

Përshëndetje Erjola! Pyetja jote lidhet me një temë shumë të gjerë dhe të diskutuar si në psikologji, sociologji, letërsi, art, radhë përgjatë të gjitha kohërave; me dashurinë.

Në psikologji njihen llojet e dashurisë, më shumë sesa të varësisë dashurore. Literatura dhe studimet evidentojnë praninë e dashurisë romantike, shoqërore, altruiste, pragmatiste dhe asaj zotëruese/posesive. Ky lloj është pikërisht ai për të cilin ka të bëjë pyetja jote. Në raste të ndryshme ndjenjat pozitive dhe të shëndetshme zëvendësohen nga ato negative, ku afeksioni dhe dashamirësia kthehen në kontroll, mungesë besimi, pasiguri.

Dashuria zotëruese bëhet e tillë kur njëri nga partnerët shfaq më shumë përfshirje obsesive, emocione ekstreme me partnerin, kur shfaq pasiguri jo racionale, xhelozi të pajusti

Sic mund të kuptohet, varësia mbi një marrëdhënie të caktuar nuk janë të shëndetshme dhe nuk janë asnjëherë në të mirë të raportit në cift. Në shumicën e rasteve ato vijnë si rrjedhojë e pasigurive të njërit partner, i cili e ka lidhur mirëqënien e tij psikologjike dhe ekuilibrin me partnerin tjetër; ku në rastin më të parë që kjo i kërcënohet, ai bëhet shumë alert dhe hipervigjilent. Nga ana tjetër, pritshmëritë jo realiste për marrëdhënien krijojnë varësi, sepse njëri partner mund të jetë vazhdimisht në kërkim të gjërave dhe ndjesive që nuk i merr në atë raport dhe shtyhet përherë e më shumë drejt partnerit tjetër, duke mos qenë në gjendje të pranojë realitein, të heqë dorë nga një marrëdhënie e pamundur.

Gjithashtu, varësitë dashurore shkaktohen dhe në rastet kur partneri që e ka këtë varësi, ka nevoja të shumta emocionale; nevojë për afeksion, dashuri, ngrohtësi, prani dhe kur ka mangësi e boshllëqe, apo kur përvojat e tij të mëparshme kanë qenë zhgënjyese për të. Të uroj më të mirat! Kontakt: MOBILE : +355 68 20 60 611 E-MAIL : [email protected] ËEBSITE : WWW.SPACE.AL

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.