Femme Fatale

PA DYSHIM QË TENDENCA MË E SPIKATUR E KËTIJ SEZONI ËSHTË LËKURA, E JO VETËM NË NJË DETAJ, POR NË TË GJITHË VESHJEN.

Living - - LIVING MODE -

»NËSE NUK DINI ÇFARË TË VISHNI, ZGJIDHNI NGJYRËN E KUQE. «

Duket e vështirë të vishesh me këtë material, pasi i jep femrës tone agresive, por këtë vit stilistët janë përpjekur që këtij materiali kaq shik dhe seksi, t’i japin tone feminiteti, duke e shndërruar femrën e veshur me lëkurë në një femme fatale. Disenjator­ët e kanë çuar më larg fantazinë, duke na sjellë një pamje vetëm me lëkurë, nga koka te këmbët. E ku ka më fashion sesa një femër e veshur me stilin që simbolizon luksin, elegancën dhe protagoniz­min, për të qenë në qendër të vëmendjes?

Në editoriali­n e zhvilluar në aeroport, ku mbizotëron ideja e largimit në këtë fundvit, qëllimi i stilisteve Bela Maçi dhe Joana Hekuri, ka qenë të sillnin një kombinim sa më me stil të lëkurës, si në pantallona, xhaketa, fustane apo edhe në aksesorët më të thjeshtë, siç janë rripat dhe varëset, duke na sjellë një koleksion fantastik, si në ide ashtu edhe në materialin e përdorur. Këto veshje do të qëndrojnë mjaft mirë edhe me pjesën tjetër të gardërobës apo edhe nëse i vishni veç e veç. Por, për të veshur lëkurën, duhet të keni parasysh disa rregulla, që ta transformo­ni këtë material në protagonis­t të vërtetë tuajin.

»MODA NUK EKZISTON VETËM NË VESHJE. AJO ËSHTË NË QIELL, NË RRUGË, NË IDETË DHE NË MËNYRËN SE SI MENDOJMË. «

– Coco Chanel

NGA: SANTANA ÇOMORA MODELE: SINDI GJOSHE STILISTE: BELA MAÇI/JOANA HEKURI AS/EDITOR: XHOIA DUMI FLOKË/MUA: LINDA GURI FOTOGRAFIA: ARMAND HABAZAJ AKSESORËT: BELA MAÇI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.