TË VEGJLIT TUAJ FESTOJNË SHËNDETSHË­M ME “SILVER CARE”

Living - - LIVING PERSONAZHE -

Gjyshet gjithmonë thonë: ”Mos hani sheqer, se ju prishen dhëmbët.” Por është e vështirë të ndiqet kjo këshillë, sidomos nga fëmijët, kur trokasin festat e fundvitit.

Si ta menaxhoni këtë situatë pa i privuar vogëlushët tuaj t’i gëzohen sheqerit të tepërt në ditët e fundit të vitit?

Për këtë ka menduar “Silver Care”, e cila do ta kthejë pastrimin e dhëmbëve në një proces argëtues, me produkte të certifikua­ra dhe sipas grupmoshës së fëmijës suaj.

“Happy Brush” është një prej furçave më argëtuese dhe më cilësore që “Silver Care” ka ideuar për fëmijët e grupmoshës 6-36 muaj. Me një dizajn special, kokë të vogël dhe qime të buta antibakter­iale, “Happy Brush” jo vetëm pastron në thellësi dhëmbët, por edhe i argëton të vegjlit tuaj.

Përveç teknikës korrekte, zgjedhja e pastës së duhur është fitorja më e madhe për prindërit në sfidën e përhershme me kariesin, që dëmton dhëmbët e fëmijëve. Pastat “Silver Care”, me shije luleshtryd­heje, por jo vetëm, kujdesen për dhëmbët e vogëlushëv­e tuaj, duke i mbajtur ata gjithmonë të

shëndetshë­m.

Dritat e bredhit janë ndezur dhe atmosferës festive nuk mund t’i mungojnë ëmbëlsirat nga duart e mamit apo të gjyshes.

Lejojini fëmijët të “mëkatojnë” dhe të festojnë shëndetshë­m me “Silver Care”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.