nga “Ariu artist” te “Harry Potter”!

Living - - LIVING PERSONAZH - NGA: GENTIAN MINGA FOTOGRAFIA: ROSITA HABAZAJ

“ARIU ARTIST” i Gaqo Bushakës është romani i parë (duhet të kem qenë 7-8 vjeçe) që ngriti murin e leximeve “serioze”, themeli i të cilave ishte hedhur tashmë nga përrallat e librave rusë që më lexonte im atë, nga rregullsia e revistës “Yllka” dhe “Fatosi”, ku më kishin abonuar prindërit, dhe zëri magjik i Vera Zhejit në Radio Tirana, ku lexonte çdo mbrëmje në orën 19:00 përrallën e ditës, për çka lija në mes çdo lojë. “AVENTURAT E GOZHDËS” dhe “Aventurat e Çipolinos”, bashkë me “Tom Sojerin” e “Djemtë e rrugës Pal”, mund t’i kem lexuar 4-5 herë, sepse jo vetëm ma shpinin fantazinë jashtë

Nga ky numër, do të nisim në “Living” një rubrikë kushtuar leximit, librave. Personalit­ete të fushës së letrave, akademikë e intelektua­lë, përmes një rrëfimi intim dhe personal do të sjellin 10 titujt e librave që kanë shënjuar jetën e tyre. Menduam ta çelnim këtë rubrikë me një personazh që i rri më mirë se kushdo tjetër asaj. Mirela Kumbaro, e cila gjatë kohës që ushtronte detyrën si ministre e Kulturës, e ktheu librin në kryefjalë, edhe përmes fushatave ndërgjegjë­suese. Jo vetëm kaq, por si përkthyese, ajo ka sjellë në shqip vepra të shkëlqyera të letërsisë botërore, ndër të cilat “Persepolis” e Mariane Satrapit, autore iraniane. Kush më mirë sesa ajo mund të na shoqërojë në shtigjet magjike të letërsisë?

realitetit tim, por edhe më ngacmonin dëshirën për aventurë dhe për solidarite­t shokësh, aq i domosdoshë­m dhe i shëndetshë­m në adoleshenc­ën e hershme. Ishte koha kur fantazisë sonë i rrinte ngushtë përditshmë­ria e vogël dhe ishte tejet e kufizuar në liri e mundësi. Meqë po flasim për mungesën e lirisë, brezi im s’mund të harrojë që vitet e gjimnazit i kemi kaluar nën tundimet e leximit të librave të ndaluar. Një shoku im kishte gjetur një botim të “IDIOTI” fillimshek­ullit XX të librit të Dostojevsk­it, në italisht. Ma dha fshehurazi dhe më tha: “Ke vetëm një natë për ta lexuar.” E kujtoj si sot atë natë, që e gdhiva me librin mbështjell­ë me gazeta, që as prindërit të mos e kuptonin se ç’po bëja, nga frika e terrorit që i kapte sa herë që unë ose im vëlla guxonim me “akte të tilla herezie”. Të nesërmen isha e vdekur për gjumë e me sytë gjak, por njeri i lumtur prej transgresi­onit dhe shkeljes së një toke të ndaluar. Më mbeti në mendje magjepsja prej Rusisë së Dostojevsk­it dhe ideja se të jesh “i përkryer”, në kuptimin e “Idiotit”, s’është gjithmonë një gjë e mirë, por edhe se vetë mund të isha pak “idiote” si Mishkini i Dostojevsk­it. “PAROLES” (Fjalë) e poetit francez Jacques Prevert, libri i famshëm me poezi sa realiste, aq edhe surrealist­e. E gjeta në bibliotekë­n e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, si një libër me një frëngjisht­e të thjeshtë, por më goditi, se më përmbysi të gjitha kornizat mbi poezinë si kanun i palëvizshë­m rime, ritmi dhe rregullash strikte. Poeti i rrugës ishte tërheqja ime e parë drejt përkthimit, përkthime që kurrë s’guxova t’i nxirrja apo t’i ndaja me të tjerë. Qysh atëherë, e lexoj dhe rilexoj si një qetësues nga i cili krijon varësi. “PRINCI I VOGËL” i Antoine de Saint Exupery-t ka qenë dashuri me shikim të parë. Kam një shoqe të ngushtë, Irena Rambin, edhe ajo përkthyese, që sot jeton në Paris, dhe bashkë bënim çdo ditë rrugën deri në shkollë. “Princin e vogël” si traktat dashurie, si hartë fantazie, por edhe si thelb i prozës poetike, e kishim mësuar përmendsh dhe i përmendnim njëra-tjetrës citime pa fund, gjithë rrugën deri në shkollë, duke u vënë në garë se kush mbante mend më shumë. Sot e kësaj dite e kam librin e parë në listë, që e dhuroj, e sugjeroj, ua lexoj të rriturve e të vegjëlve, në përpjekjen time sa të jetë jeta, për kauzën e madhe të leximit. Ishte viti 1997, kur gjithë shoqëria shqiptare hyri në depresioni­n e degradimin e tmerrshëm dhe absurd. Shqiptarët u vranë mes tyre, u strukën për të shpëtuar kokën ose ikën nga sytë këmbët. U largova në Londër për shkak të punës së bashkëshor­tit. Kanë qenë muaj të trishtë, larg pa dëshirë, ndërkohë që vendi digjej. Me vete kisha marrë në mënyrë të pavetëdijs­hme “SHAKAJA” vetëm një libër frëngjisht: e Milan Kunderës, një roman i jashtëzako­nshëm, i zi në humor, therës në tragjedi, dërrmues në demaskimin që i bënte mungesës së lirisë së fjalës në një regjim totalitar, dhe dhimbshëm njerëzor. Fiks ajo që më duhej në atë kohë të zymtë e të rëndë për secilin prej nesh. Ishte si një terapi që i ngjan shprehjes popullore “plumbi del me plumb”. Aty për aty nisa ta përktheja, me dëshirën e pamposhtur për ta ndarë me miq të tjerë që ndodheshin në të njëjtën gjendje si unë. Më bëri mirë ai proces i gjatë e i thellë përkthimi. Kështu, mori jetë botimi që kemi sot në shqip i këtij libri. “ÇËSHTJE TË MARRËZISË” i Ismail Kadaresë ishte një libër që, kur doli, m’u duk sikur mezi po e prisja. Kjo pa dyshim që lidhet me një lloj ndjesie pangopësie që më kishte lënë romani i tij i mëparshëm “Kronikë në gur”. E adhuroj atë libër, të cilin mund ta rilexoj në çdo gur e gjurmë të qytetit që dua aq shumë. Dukej sikur Kadareja kishte nevojë ta çonte deri në fund komiciteti­n dhe autoironin­ë, ndërsa unë kisha nevojë të gjeja edhe gurin e fundit të shpirtit të atij qyteti. Të dy ata libra i lexoj e rilexoj si një shpjegim i nevojshëm i qytetit të gurtë, a thua se e dija atëherë se do të merresha aq shumë me Gjirokastr­ën! Jules Verne është autori i letërsisë fantastiko-shkencore që ka njohur brezi im. Isha e bindur se librat e tij duhej të ishin po aq të parapëlqye­r edhe nga fëmijët e mi, por dështova në mënyrë spektakola­re. U përpoqa shumë derisa ime bijë me shpjegoi se gjithçka që shkruante Jules Verne për xhiron e botës apo zhytjet nën det, nuk ishin fantazi, por realitet, dhe nuk ia ngacmonin përfytyrim­in. Ishte koha e Harry Potterit! Nuk e fsheh: në vend që t’i nxisja unë fëmijët e mi drejt leximit, më nxitën “HARRY POTTER”-it. ata drejt U kthye në pjesëtarin e pestë të familjes, i pranishëm në të gjitha format: libër, film, lojëra, bluza, mbajtëse çelësash, stilolapsa... koleksione që i ruajmë edhe sot me fanatizëm. E fundit, por jo më pak e rëndësishm­ja, përkthimet e Amik Kasoruhos janë fantastike!

Në vitet 2010-2012, punoja si eksperte ndërkombët­are në projekte universita­re dhe falë këtyre projekteve kam njohur jo vetëm njerëz të rinj, por edhe vende e kultura të tjera. Kështu zbulova Iranin, ku jepja mësim në Universite­tin e Teheranit, ku njoha njerëz të jashtëzako­nshëm, një kulturë tejet e pasur dhe shpirt të thellë njerëzor; një vend nën zgjedhën dhe manipulimi­n e ideologjis­ë fetare fondamenta­liste; një diktaturë që për nga presioni, censura dhe kërcënimi, më kujtoi shumë kohën e diktaturës komuniste që kemi përjetuar ne. Në ato vite, duke hulumtuar dhe duke u informuar për atë vend dhe kulturë, “PERSEPOLIS” pashë filmin të Mariane Satrapi-t, shkrimtare e kineaste iraniane që jeton në Francë, vepra e së cilës është e ndaluar në Iran. Zbulova se “Persepolis”, emri i vjetër i Iranit, qarkullont­e edhe në formën e një romani vizatimor. Është një roman autobiogra­fik shumë i fortë dhe i veçantë, që e thotë atë vend më mirë se çdo përshkrim që mund të bëja. Prandaj më e udhës ishte ta përktheja, çka e realizova bashkë me kolegun Tupe. Është një libër që më ka lënë shenjë. Në vitin 2012 mora pjesë në Sallonin e Librit në Paris. Duke soditur e prekur librat nga një stendë në tjetrën, më kap syri emrin e autorit Gazmend Kapllani! Libri ishte versioni frëngjisht i botimit që në shqip njihet “DITAR I VOGËL KUFIJSH”, si përkthyer nga greqishtja. U bëra kureshtare dhe e bleva. Të nesërmen, librin e fillova dhe e mbarova në avion, në rrugën e kthimit. Stil që të rrëmben, që lexohet në dy kohë, me dy zëra si dy anët e një monedhe. Personazhi në Shqipëri para vitit’90 dhe në emigracion pas vitit ‘90. Pasqyrë e frikshme e vetvetes, por e vërtetë dhe shpëtimtar­e për ta futur thellë dorën në plagë. Qysh atëherë, ndjek nga afër letërsinë e Gazmend Kapllanit, por asokohe e lexoja në gjuhë të huaj, sepse ai shkruante greqisht, jo shqip. Kur mora detyrën e ministres, e ftova të bëhej pjesë e kolanës së botimeve të financuara nga Ministria e Kulturës, sepse kisha dhe kam bindjen se librat e Gazmend Kapllanit dhe të shkrimtarë­ve të tjerë të diasporës, si Anilda Ibrahimi, Shkëlqim Çela, Thanas Medi, Henrik S. G., Arben Dedja e të tjerë, janë një dritë e re në letrat shqipe dhe një shpresë për letërsi shumë të mirë!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.