WINTER PARTY

Living - - LIVING PERSONAZH -

“Luisa Spagnoli” është në kërkim të vazhdueshë­m të një femre që përfaqëson elegancën dhe stilin, të një femre në karrierë, ku e bukura dhe komodja duhet të ecin paralel me njëra-tjetrën. Përfaqësim­i i “Luisa Spagnoli”-t me rast edhe të dyfishimit të sipërfaqes në Galerinë ETC (Europian Trade Center) me krenari mblodhi klientë e personazhe VIP në këtë “Winter Party”. Ky koleksion është një udhëtim i jashtëzako­nshëm në vitet `70, mes dy qyteteve: metropolit të Londrës dhe feminiteti­t të Parisit. Një koleksion plot jetë e ngjyra të ngrohta, si simboli një femre bashkëkoho­re, për t’u ndier çdo ditë tërheqëse dhe e bukur, në çdo çast. Kostume velvet, fustane të gjata, kardiganë të leshtë janë tre prej veshjeve që bëjnë diferencën në këtë koleksion dimëror, ku stili dhe klasi flasin vetëm një emër: “Luisa Spagnoli”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.