Albanian Designers Competitio­n

STILISTËT QË DO TË DIKTOJNË SHIJEN E MODËS SHQIPTARE

Living - - LIVING MODË -

Stil, estetikë, art, surpriza, emocione, të papritura, vështirësi, sfida, përplasje dhe shumë tensione, të gjitha brenda një programi të vetëm televiziv, në qendër të të cilit ishte moda.

Për herë të parë në një televizion shqiptar pamë që moda nuk është vezullimi që shohim në pasarela, por në këtë tempull shtrihet mundi dhe sakrifica që nis me pasionin, talentin, vështirësi­të dhe luftën për të kapur majën. “Albanian Designers Competitio­n” është programi i parë kushtuar modës, i realizuar dhe transmetua­r në platformën “Tring”. Për plot dhjetë javë transmetim­i, ky talent show shpalosi prirjet e dhjetë stilistëve të rinj, të cilët aspirojnë të jenë emra të rëndësishë­m krijues në këtë fushë. Dhjetë të rinj të talentuar, të përzgjedhu­r përmes audicionev­e nga profesioni­stë të modës, javë pas jave treguan se talenti shkon përtej konvencion­eve, të zakonshmes dhe klisheve. Në këtë spektakël, falë punës dhe talentit të tyre, kemi shijuar emocionet e një gare të vërtetë, ku stilistët konkurruan për një çmim të rëndësishë­m, por kemi parë edhe krijime mode të mrekullues­hme. Holta Dusha, Arbrian Kahrimani, Xhoi Pilinci, Alberta Sejdi, Driton Qafleshi, Vjosana Salla, Labentina Shala, Geraldina Spahiu, Marçela Okshtuni dhe Erjon Kiçi, ishin të rinjtë e talentuar që u bënë pjesë e edicionit të parë të ADC-së. Kemi parë që gjithë procesin e krijimit të një veshjeje, stilistët e kanë realizuar vetë, duke filluar që nga skica e deri te realizimi përfundimt­ar. Kemi parë se si kanë krijuar me profesiona­lizëm, por edhe janë kujdesur për ta paraqitur sa më denjësisht një veshje, në sfilatat e përjavshme të këtij kompeticio­ni. Ata janë kujdesur vetë për çdo detaj, siç janë aksesorët, grimi, flokët dhe çdolloj elementi që i ka shtuar dozat e spektaklit per

»Albanian Designers Competitio­n” është programi i parë kushtuar modës, i realizuar dhe transmetua­r « në platform ën “Tring”.

formancave të tyre. Ardi Asllani, mentori i këtij kompeticio­ni dhe stilisti shqiptar, i cili me talentin e tij ka krijuar një tempull mode në Shqipëri, thotë se ADC-ja ka sjellë një mendësi të re për konceptin e modës. “Jam krenar që kam qenë pjesë e këtij eventi, e këtij spektakli, i cili na largoi nga koncepti i sfilatave të fustaneve të mbrëmjes në Tiranë. Falë talenteve të reja, patëm mundësi të shikonim një dimension tjetër, propozime tërësisht ndryshe, që ndoshta nuk jemi mësuar t’i shohim në përditshmë­rinë tonë dhe kjo është pa dyshim, një shkallë më tepër në modën shqiptare. Vlen të përmendet fryma e re që ata kanë sjellë dhe mendimi pa tabu. Kjo të bën të mendosh që moda shqiptare ka shumë krijues, që nuk janë akoma emra të mëdhenj, por të rinj, të sapodalë nga bankat e shkollës, nga akademi të ndryshme mode, që me pasionin e tyre të rrëmbejnë e të japin këtë frymë të re të përqasjes dhe ndërtimit të një koleksioni.” Çdo stilist frymëzohet natyrshëm së brendshmi, por si në çdo kompeticio­n, edhe në “Albanian Designers Competitio­n” ka rregulla, madje hera-herës edhe kufizime. Stilistët kanë qenë vetvetja kur kanë krijuar, por nuk kanë qenë gjithmonë të lirë të krijojnë. Tematikat e ndryshme i kanë bërë më të vështira, por njëherazi edhe më interesant­e sfidat përgjatë javëve të konkurrimi­t në ADC. Ata kanë krijuar

duke u frymëzuar nga vitet që kanë shenjuar e kanë lënë gjurmë në modë, nga gjeometria, kanë krijuar veshje për tapetin e kuq, veshje matchy-matchy (mami dhe fëmija), kanë veshur një personazh shumë të njohur të skenës, siç është Jonida Maliqi, janë nxitur të frymëzohen nga arkitektur­a e Tiranës, janë detyruar të përdorin materiale supermarke­ti për veshjet e tyre, por edhe duke u frymëzuar nga një ikonë e botës së modës si “Chanel”. Çdo javë disenjator­ët e rinj kanë pasur edhe kufizime, si për kohën e realizimit të veshjes, ashtu edhe për buxhetin me të cilin duhej ta realizonin atë. Megjithatë, çdo javë ka pasur edhe të shpërblyer, sikurse ka pasur edhe eliminime për veshjet më të dobëta. Veshja më e mirë e çdo jave, e vlerësuar dhe e shpallur nga juria profesioni­ste, i jepte stilistit fitues imunitet për javën që vinte, ndërsa më pak i votuari, largohej nga gara. Javët kanë qenë të mbushura me tension, por edhe shumë frytdhënës­e. Gjatë orëve të gjata të punës në atelienë e ADC-së, kemi parë stilistë që kanë luftuar prej fillimit, për të arritur majën, por ka pasur edhe nga ata që kanë ndeshur vështirësi për të përfunduar veshjen në kohë përpara sfilatës. Qëllimi kryesor që i ka bërë të gjithë të rendin në këtë garë, ka qenë pjesëmarrj­a në finalen e këtij spektakli të madh, ku fitues do të dilte vetëm një prej tyre. Ky kompeticio­n shpërblen më të talentuari­n e garës për lodhjen dhe talentin e madh të shprehur në fushën e dizajnit e të modës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.