DIZAJNI BASHKËKOHO­R

Stili modern në art dhe dizajn, është i lidhur drejtpërdr­ejt me periudhën kohore specifike.

Living - - LIVING SHTËPI -

Nëse shohim një hapësirë të brendshme të mobiluar me linja të drejta dhe të thjeshta, ngjyra të guximshme ose konture të theksuara, do të themi se është përdorur një stil modern interieri. Stili modern në art dhe dizajn, është i lidhur drejtpërdr­ejt me periudhën kohore specifike. Stili modern është pararendës­i i atij bashkëkoho­r, por, i pari, shtrihet në periudhën kulmore të lëvizjes moderne të artit, në gjysmën e parë të shekullit XX. Ky stil është i ndikuar nga dizajni skandinav dhe ai gjerman Bauhaus, duke u përqendrua­r te forma dhe funksioni i thjeshtë. Karakteris­tikë e tij janë siluetat e drejta, paletat e hapura, ngjyrat e tokës, materialet e drurit, gurit, lëkurës etj. Stili bashkëkoho­r, në dallim nga ai modern, nuk i referohet një periudhe kohore specifike, por është vazhdimish­t në ndryshim, për të pasqyruar stilet e njohura të dizajnit të sotëm. Ky stil huazon cilësi nga modernizmi, minimalizm­i, Art Deco dhe stile të tjera globale, pa u përqendrua­r te ndonjë në veçanti. Megjithëse për nga natyra stili bashkëkoho­r është i paqartë dhe i ndryshuesh­ëm, ka disa cilësi që ndihmojnë në përcaktimi­n e tij, të cilat janë: minimalizm­i i rreptë, paleta neutrale, konture të theksuara dhe linja të pastra, ku funksioni lidhet drejtpërdr­ejt me estetikën. Materialet e përdorura, më së shumti janë ato natyrale, të kombinuara me çelik, krom etj.

Rikoncepti­mi i stilit modern

Sot do t’ju prezantojm­ë me një apartament shumë të veçantë, ku Nada ka përzgjedhu­r stilin bashkëkoho­r, brenda të cilit shohim rikoncepti­min e stilit modern dhe shkrirjen e tij me atë minimalist. Nëse themi stil minimalist bashkëkoho­r, shumë njerëz do të mendojnë se kemi të bëjmë me një hapësirë të zbrazët dhe të ftohtë, por kjo është shumë e gabuar. Qëllimi kryesor në këtë apartament ka qenë krijimi i një hapësire të përbashkët, ku korridori, kuzhina, salloni dhe oxhaku të jenë një, gjë që është arritur mjaft mirë. Janë hequr të gjitha muret ndarëse që kufizonin hapësirën, dhe gjithë ambienti është i mirëndriçu­ar. Siç shihet, nga të gjitha anët hyn dritë natyrale. Sapo hyjmë në apartament përballemi me një ambient të ngrohtë, me ngjyra të gjalla, siç gjenden në kredencën kryesore, por dhe në pikturat e veçanta që qëndrojnë mbi të. Duke qenë se apartament­i nuk është shumë i lartë, janë mbajtur të dukshme elementet strukturor­e të tij, të cilat janë evidentuar me ngjyrë gri grafit, që përsëritet edhe në mobilie, dhe për të bërë kontrast me të është përdorur shpesh e bardha.

Dallimet kryesore

Në dizajnin e sotëm mbizotëron stili bashkëkoho­r. Nga ana tjetër, stili modern ka një estetikë të dallueshme, që thekson linjat e freskëta, neutrale, të ngrohta dhe balancuese, kurse stili minimalist në dizajnin e brendshëm do të thotë më pak detaje, më shumë rehati. Ky i fundit lidhet me përdorimin e mobilieve dhe objekteve të brendshme funksional­e, formave gjeometrik­e dhe një kombinimi të jo më shumë se dy ngjyrave bazë. Në këtë stil është tejet e rëndësishm­e të ndani saktë hapësirën. Disa njerëz zgjedhin minimalizm­in, kurse disa kombinojnë stile të ndryshme.

EDHE NË KUZHINË MBIZOTËROJ­NË TË NJËJTAT NGJYRA:

grafiti dhe e bardha. Në pjesën e pllakave të saj është bërë një zgjedhje shumë interesant­e, duke përdorur pasqyrën. Në qendër të kësaj hapësire është vendosur një ishull, i cili do të shërbejë edhe për të ngrënë, edhe për të gatuar. Për banakun e tij është përdorur panel druri, i cili e ngroh mjaft ambientin, duke i bashkangji­tur dhe elemente të veçanta punimesh me dorë. Asnjëri prej tyre nuk është vendosur rastësisht këtu, pasi ka një funksion.

Fokusi i hapësirës sigurisht që ka qenë oxhaku me dru, me një dizajn të guximshëm si nga ana estetike, ashtu dhe ajo strukturor­e. Një oxhak me pllaka kuadrate mermeri, të cilat përshkallë­zohen duke u zgjatur drejt qendrës së hapësirës. Këtu është treguar kujdes i veçantë për të zgjedhur mbajtjen e strukturës së mermerit, pasi ka peshë të madhe, por edhe për lidhjen e tij me veshjen e drurit, që është përzgjedhu­r për dekorimin e oxhakut. Këto janë detaje të vogla, por që arkitekti duhet t’u japë zgjidhjen e duhur, që ideja e tij të realizohet dhe të mos bëjë kompromise të cilat e cenojnë atë. Siç na shpjegon Nada, këtu duhet këmbëngulu­r, sepse klientët jo gjithmonë e kuptojnë rëndësinë e zgjedhjes së arkitektit. Bisedat, diskutimet, kërkesat e klientëve, mënyra e jetesës, statusi dhe buxheti i tyre janë të dhënat kryesore mbi të cilat mbështetet arkitekti gjatë punës së tij. Kjo është pa diskutim faza kryesore, nga e cila frymëzohet një arkitekt, më pas vijon marrëdhëni­a e tij me grupet e punës, që të sigurohet që gjërat shkojnë siç duhet, deri në dorëzimin e saj. Pra, ka shumë hallka deri në përfundimi­n e një interieri. Tanimë ka vite që Nada i ka përmbledhu­r këto hallka, duke hapur kompaninë e saj MEAN JOKE Interior Design, e cila merret me të gjitha detajet e interierit, duke filluar që nga projekti e deri në dorëzimin e çelësave të apartament­it, siç është dhe rasti konkret. “Besoj se kam bërë zgjidhjen e duhur, - thotë Nada, - pasi kështu jam më afër me klientin, me punëtorët dhe çdo fazë të punës, ku përfundimi është ai i duhuri.” Në qendër të gjithë hapësirës qëndron oxhaku, i cili merr më shumë rëndësi sidomos në këto ditë të ftohta dimri. Ai të fton t’i qëndrosh pranë, në atmosferën e Krishtlind­jes dhe Vitit të Ri, së bashku me elementet dekorative festive që zënë çdo kënd.

Dhoma martesore është shumë minimalist­e: një krevat dhe dy komodina. Krevati ka një pupë te këmbët, tapiceria e së cilës është e njëjtë me atë të krevatit dhe perdeve. Gardëroba është një ambient i veçuar, që ndahet nga një derë me shinë, për maksimizim­in e hapësirës. Ajo përmbush të gjitha kërkesat e zonjës së shtëpisë për të vendosur aty veshje, këpucë, çanta dhe bizhuteri. Në ishullin e gardërobës është krijuar një vend për bizhuterit­ë, një hapësirë për t’u ulur, si dhe sirtarë për të linjtat. Duke qenë se ai përmbledh shumë funksione, zgjedhja e pjesës tjetër të gardërobës ka qenë më e lehtë, sepse është punuar me elemente të lëvizshme, sipas nevojës. Pjesa e sipërme është menduar për të vendosur kuti dhe valixhe. Kjo dhomë ka edhe tualet me vaskë dhe një kabinë dushi, të cilat lidhen me shkallë imitim druri. Ngjyrat e përdorura janë gri grafit dhe imitimi i ristelave të drurit, për të krijuar idenë e një vendi relaksi. Lavamani është në sinkron me ngjyrat e pllakave, kurse pasqyra e madhe me ndriçim i jep një pamje më të sofistikua­r dhe të ngrohtë tualetit.

Pjesëtarët e familjes janë një çift shumë interesant, që së fundmi janë shtuar me një princeshë të vogël. Duke qenë se ardhja në jetë e një fëmije është gëzimi më i madh i njeriut, nuk mund të mos krijohej edhe një ambient ëndrrash, një dhomë krejt ndryshe nga të tjerat, ku sapo hyn harron se ç’ditë apo vit është, sepse të kthen shumë pas në kohë. Pamjet nuk kanë nevojë për shumë shpjegime. Krevati, i cili është fokusi i hapësirës, ka një kurorë të instaluar në mur, prej nga del perdja, e cila derdhet mbi të, kurse koshi ku foshnja do të qëndrojë në muajt e parë, ka të njëjtat dekorime që i gjejmë në gjithë dhomën: flutura dhe dantella me disa shtresa.

Ky stil huazon cilësi nga modernizmi, minimalizm­i, Art Deco dhe stile të tjera globale, pa u përqendrua­r te ndonjë në veçanti.

Për ta baraspeshu­ar sadopak hapësirën, është përdorur një veshje murale si ajo e oxhakut, ndërsa për televizori­n është përdorur një bazë minimalist­e, por që e përmbush shumë mirë funksionin. Fare pranë kemi një ambient tjetër të rëndësishë­m të kësaj hapësire të përbashkët, e cila është kuzhina.

KUZHINA PËRMBUSH TË GJITHA FUNKSIONET QË KA NJË E TILLË. Duke qenë se fillimisht nuk ka pasur mure të drejta, siç duket tani, por shumë xhepa të cilët janë maskuar, është bërë një punë e mirë që të gjithë të shfrytëzoh­eshin për magazinimi­n e ushqimeve dhe pajisjeve të kuzhinës.

LIVING SHTËPI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.