Receta festive

Living - - LIVING KUZHINË - NGA: MIRELA ANDONI FOTOGRAFIA: ARMAND HABAZAJ

Pisha me krem djathi dhe bajame PËRBËRËSIT:

500 g krem djathi 100 g majonezë 5 feta pançetë 1 lugë me qepë të njoma 1 lugë kopër ½ lugë kafeje me piper 300 g bajame të pjekura rozmarinë e freskët për zbukurim

PËRGATITJA:

Në një tavë ku kemi shtruar letër furre, pjekim për disa minuta bajamet. Më pas, me rrahësen e vezëve me dorë përziejmë majonezën me kremin e djathit, shtojmë qepët e copëtuara, pançetën e thekërruar, kopër dhe piper. E mbulojmë dhe e lëmë në frigorifer gjithë natën. Pasi e nxjerrim, i japim formë pishe dhe e vendosim në pjatë. Më pas vendosim bajamet e pjekura, duke i ngulur te djathi, derisa masa të mbulohet plotësisht. E zbukurojmë me degë rozmarine.

Pema e festave PËRBËRËSIT:

6 feta buke të bardhë për tost 400 g krem djathi 100 g majonezë 1 lugë mustardë 100 g proshutë 100 g sallam 100 g ullinj 100 g sallatë, të përzier

PËRGATITJA:

Kremin e djathit e marinojmë me copa proshute, ullinj, qepë të njomë, kripë, piper, majonezë dhe mustardë. Fetat e bukës i presim në formë bredhi dhe pasi t’i kemi lyer me salcë i vendosim mbi njëra-tjetrën. E përfundojm­ë me salcën dhe e zbukurojmë sipas dëshirës me sallatë, proshutë, ullinj etj.

Sallatë me rukola dhe fruta të thata PËRBËRËSIT:

200 g rukola 50 g fiq të tharë 50 g kumbulla të thara 50 g kajsi të thara 50 bajame 50 arra 1 portokall

PËRBËRËSIT PËR SALCËN:

50 ml vaj ulliri lëngu dhe lëkura e 1 portokalli kripë piper 20 g djathë Parmigiano

PËRGATITJA:

Në grirëse elektrike ose në blender hedhim vajin e ullirit, shtojmë lëngun e një portokalli dhe pak lëkurë, kripë, piper, djathin Parmigiano dhe i bluajmë derisa të formohet një masë e njëtrajtsh­me. Në një tas, vendosim rukolën, shtojmë frutat e thata dhe e shërbejmë me salcën e portokalli­t sipër.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.