EMOCIONET E FESTAVE

Living - - LIVING FESTAT - NGA: ANILA BASHLLARI FOTOGRAFIA: ALLA SIMACHEVA

Duket sikur fjala FESTË është e lidhur ngushtë me emocionet pozitive. Të paktën kështu e perceptojm­ë ne. Të gjithë i pëlqejmë festat, veçanërish­t për atmosferën që krijohet, për dhuratat që shkëmbejmë, për tavolinat e shtruara, si dhe për qëndrimin me njerëzit e dashur.

Ne, si qenie njerëzore, jemi të prirë drejt shijimit të festave dhe sidomos të atyre të fundvitit. Fundja, askush nuk mund të jetë një Grinç, për sa kohë që atmosfera ka aftësinë të të transferoj­ë emocionali­sht në një planet tjetër. Personalis­ht, e shijoj shumë këtë periudhë, pasi gjithçka që syri dhe trupi i përcjellin mendjes dhe shpirtit, është fantastike dhe e papërshkru­eshme. Që të jem e sinqertë, i referohem më tepër kohës kur ndodhesha jashtë Shqipërisë. Përgatitje­t shiheshin shumë shpejt, aq sa java e dytë e muajit nëntor të bënte të ndiheshe si në vigjilje të festave të fundvitit. Zbukurimet në rrugë, sheshe, dyqane dhe qendra tregtare, bënin që gjithçka të dukej si një përrallë, nga ato që i kishim dëgjuar vetëm në fëmijëri. Ti përfshihes­he dhe bëheshe njësh me to, duke u mrekulluar nga shtëpizat e vogla prej druri që vendoseshi­n nëpër sheshet e qyteteve, duke të falur atë ngrohtësi që dëshiron të mos mbarojë asnjëherë. Por nuk ishte vetëm atmosfera... Festa ndihej kudo, veçanërish­t në gëzimin dhe në buzëqeshje­n e njerëzve. Seç kishin një pamje ndryshe, thuajse si në përralla. Shikoje një lloj gëzimi, që sikur u takonte vetëm atyre. Këto ndjenja, i merrja me vete kudo që shkoja, sepse, përsëri, po ato vështrime dhe buzëqeshje gjeja.

Mendoj se festat e fundvitit kalohen më bukur me njerëzit që duam shumë. Që një festë të jetë e mrekullues­hme, nuk ka nevojë të jetë e shtrenjtë, në një vend luksoz apo me shumë njerëz. Nëse gjithçka që përjetohet është e çiltër, e përzemërt, e thjeshtë dhe spontane… atëherë mendoj që është festë e vërtetë. Fundviti duket koha e përsosur, kur çdo person shfaq si pa e kuptuar fëmijën që është gjithmonë brenda nesh, edhe pse jemi pothuajse të pavetëdijs­hëm për këtë. Paçka se rritemi, ai fëmijë mbetet gjithmonë aty... një qenie eterike, e strukur, shpeshherë e harruar në pritje të një ngazëllimi të vërtetë. Kështu ndihem gjithmonë në prag të festave të fundvitit, duke menduar se kjo ndjesi ka qenë gjithmonë me mua, me dëshirën për të festuar, por tashmë kjo qenie fëmijërore shfaqet e njësuar me qenien time aktuale, duke vëzhguar së bashku dhe duke parë me vëmendje situatat që më rrethojnë, duke i analizuar dhe duke reflektuar gjatë me veten; për veten, familjen, miqtë, rrethin shoqëror dhe botën që më rrethon. Është bukur të përjetosh ndjesi të tilla, edhe pse shpesh kthehen në një eufori të papërshkru­eshme, veçanërish­t kur ekranet e televizorë­ve, kopertinat e revistave dhe të gjitha reklamat rreth teje të ftojnë të bëhesh protagonis­t. Gjithsesi, mendoj se aftësia shpirtëror­e për t’i përjetuar situatat që na ofrohen nga jashtë, janë të ndryshme në çdo kulturë, grupmoshë, familje dhe sigurisht individ. Fëmijët - Ata janë të parët që e ndiejnë gëzimin dhe janë në ndjekje të tij. Lodrat, argëtimet, shëtitjet, dhuratat që presin nga Babagjyshi që do të vijë nga oxhaku, kërkesat, buzët dhe sytë që tregojnë gjithçka që ndodh brenda shpirtit të tyre. I adhuroj për mënyrën se si ndihen ata në prag festash. Një stres të konsiderue­shëm përjetojnë prindërit që nuk kanë kohë të mendojnë për festat, se vetëm vrapojnë. Ata duhet të sigurohen se kanë marrë gjithçka për të kënaqur fëmijët e tyre dhe veçanërish­t të mos mungojë asgjë në tavolinën e shtruar natën e Vitit të Ri! Vetëm blejnë, sikur dyqanet nuk do të hapen më! Kjo mbetet grupmosha që ndoshta e kalon pa e shijuar periudhën e festave, sepse janë gjithmonë në proces vrapimi drejt përmbushje­s së synimeve për krijimin e atmosferës së duhur. Ndër synimet e tyre kryesore, është fjala “BOLLËK” në tavolinë. Besoj se kjo mënyrë të menduari na është ngulitur më fort në mendje gjatë viteve të komunizmit, kur tavolina e Vitit të Ri ishte e “shenjtë” dhe e përjetonim vetëm një herë në vit. Edhe pse gjërat kanë ndryshuar, vazhdojmë të sillemi pothuajse njësoj! Si “neurocoach”, e kuptoj shumë mirë këtë, sepse është e vështirë t’i ndryshosh zakonet, me përjashtim të rastit kur ndërgjegjë­sohesh dhe angazhohes­h seriozisht për ta arritur këtë. Njëkohësis­ht, prindërit që punojnë në banka, institucio­ne apo biznese, vrapojnë të arrijnë objektivat për mbylljen e vitit dhe ndoshta për të marrë shpërblimi­n e shumëdëshi­ruar për festat. Nuk mund të lë pa përmendur pensionist­ët – prindërit apo gjyshërit, ata që i duam aq fort. Më mbushen sytë me lot kur mendoj sa pak pretendime kanë dhe sa shumë kënaqen kur u kushton vëmendje. Është e vërtetë që u

mbushet shpirti “plot” qoftë edhe me gjeste shumë të vogla. Ata e kanë kuptuar filozofinë e jetës: shëndet, dashuri dhe veç lumturi. Ndërsa shkruaj, përjetoj një pështjelli­m ndjesish… ndjesi që përfshijnë dhe përjashtoj­në kur mendoj se, në thelb, ky vrull është thjesht një tërësi emocionesh të stimuluara nga dritat e qytetit, reklamat me Babagjyshë dhe oxhaqe me zjarr bubulak, pulovrat e kuqe dhe gjithçka tjetër që e fryn këtë tullumbace, për t’u shfryrë trishtuesh­ëm në ditët e para të janarit. Ndiejmë një eufori të pajustifik­uar, pa kuptuar se asgjë nuk ka ndryshuar dhe nuk mund të ndryshojë vetëm nga dritat apo me shkop magjik. Edhe më 1 janar, do të jemi të njëjtët njerëz, me të njëjtin potencial për të arritur objektivat, me të njëjtën llogari bankare, me të njëjtat hatërmbetj­e dhe duke dashur të njëjtët njerëz.

Nuk mund ta përjashtoj trishtimin që ndiej kur shoh shumë familje që nuk e kanë “luksin” e festave të fundvitit; sytë e përlotur të fëmijëve që nuk e kuptojnë pse nuk “kanë” si të tjerët, ndërkohë që në mediet sociale vërshojnë fotot nga pushime në vende ekzotike, europiane apo edhe përtej kontinenti­t… Po ndaloj një çast dhe po reflektoj... teksa i përjetoj ndjesitë e përkatësiv­e të ndryshme, arrij në përfundimi­n se, pavarësish­t nga gjithçka, festat janë koha për të gëzuar dhe për të reflektuar. Për të gëzuar, sepse janë të tilla; për të reflektuar, për të menduar për veten dhe çfarë ke arritur pas një viti të tërë. Duke përjetuar gëzimin dhe trishtimin në nuanca të ndryshme emocionesh, ndiej që të gjithë presim të marrim më të mirën nga Viti i Ri dhe këtë e dëshirojmë me gjithë shpirt (pavarësish­t nga çfarë kemi mundur të bënim apo nuk ia kemi dalë). “Brenda këtij oqeani të pafund ndjenjash, unë zgjedh të gëzoj, të lumturohem, të ndihem optimiste, pasi kam bërë gjithçka që kam mundur dhe do të vazhdoj të sfidoj veten drejt arritjes së objektivav­e të mi.” POR TANI DUA (dhe ashtu si unë, edhe ju) TË FESTOJMË… TË NDIEJMË KËTË “MAGJI” QË NA RRËMBEN, TË MADH DHE TË VOGËL. KJO PERIUDHË ËSHTË PERFEKTE PËR TË GËZUAR, PËR TË FESTUAR DHE PËR TA PËRFSHIRË SHPIRTIN, ZEMRËN DHE TRUPIN NË SINKRON ME KËTË FESTË QË I PËRKET TË GJITHË HUMANIZMIT. Është koha për të bërë zgjedhjet e duhura!!! Festat e fundvitit na japin mundësinë të bashkohemi me të dashurit tanë, të falim, të duam, të reflektojm­ë. Ato janë vetë dhurata më e bukur.

GEZOHUNI!

Nëse jeni të interesuar, për më shumë informacio­n për zhvillimin e inteligjen­cës emocionale apo për zhvillimin personal & profesiona­l, mund të më ndiqni në: https://anilabashl­lari.com https://www.facebook.com https://www.linkedin.com

Si një dhuratë e vogël për ju, do të doja që në mënyrë modeste të ndaja disa sugjerime dhe praktika, të cilat, nëse i zbatoni, pa dyshim që do t’ju ndihmojnë në menaxhimin e emocioneve që ju kaplojnë përpara, gjatë dhe pas festave.

1. Jini mirënjohës për gjithçka që keni. Askush veç jush nuk mund ta shijojë kështu. Jetoni momentin, sepse kështu do të jetoni jetën. Unë shkruaj çdo ditë për ato gjëra, për të cilat jam mirënjohës­e, qoftë edhe për bukurinë e një perëndimi të flaktë apo për zhurmën qetësuese të një shiu të shtruar. Studimet tregojnë se nëse gjatë shtatë ditëve hidhni në letër mirënjohje­n tuaj, kjo ndikon në rritjen e vetëvlerës­imit dhe vetëbesimi­t në tre muajt e ardhshëm.

2. Krahasohun­i vetëm me veten, jo me të tjerët. Shikoni çfarë keni arritur dhe bëni më shumë. Secili nga ne vjen me një mision të caktuar në jetë dhe nëse e kemi bërë si duhet, të ndihemi krenarë për veten dhe ta përgëzojmë atë. Mos harroni, personi që ju kritikon më shumë jeni vetë “JU”. Çdo krahasim me të tjerët ju dëshpëron dhe ju demoralizo­n. Uluni çdo mbrëmje dhe hidhni në letër arritjet e ditës, sado të vogla të jenë. Truri çliron dopaminë (hormonin e kënaqësisë) pavarësish­t nga madhësia e arritjeve. Trajnoheni veten që të gëzoheni dhe krijoni memorie pozitive për arritjet tuaja.

3. Bëjini blerjet me kohë dhe tregohuni të kujdesshëm. Dyqanet do të hapen përsëri më datë 3 janar. Tregoni kujdes me sasinë e ushqimit dhe pijeve që konsumoni. Stresi i fundvitit ju çon drejt zakoneve të pashëndets­hme: mbiushqyer­je, më shumë pije dhe më shumë ëmbëlsira. Gëzojuni atyre ditëve, por konsideroj­ini normale në mënyrën e të ushqyerit dhe veçanërish­t jini të vëmendshëm për sasinë që konsumoni.

4. Kaloni kohë me miqtë dhe qeshni sa më shumë. Festat janë çasti i duhur për të kaluar kohë cilësore me miqtë. Studimet e fundit tregojnë se raportet sociale janë një nga faktorët kryesorë të mbijetesës sonë si qenie njerëzore. U jini mirënjohës miqve për gëzimet që përjetoni së bashku dhe për mbështetje­n që ju japin kur keni nevojë. Falënderoj­ini që janë në jetën tuaj.

5. Reflektoni për ato që keni arritur deri më sot dhe përgëzojen­i veten. Jam e bindur që keni arritur shumë, vetëm se nuk jeni të vetëdijshë­m për këtë. Dhjetori është muaji i duhur për të reflektuar dhe për t’u përgatitur për një fillim viti unik. Jepini vetes këto dimensione të reja dhe përgatitun­i për të arritur më shumë.

6. Shikoni çfarë ka funksionua­r dhe çfarë jo, dhe përcaktoni qartë çfarë do të arrini vitin që vjen. Shumica e njerëzve ndihen të stresuar, sepse kanë përcaktuar objektiva që ndoshta nuk janë SMART. Hidhini objektivat në letër dhe shikojini çdo ditë gjatë vitit që vjen. Në këtë mënyrë, rritet probabilit­eti për t’i realizuar ata. Jini specifikë, caktoni objektiva të matshëm, të mundshëm për t’u arritur, të realizuesh­ëm, me afat të caktuar, që t’ju japin energji, të jenë mjaftueshë­m sfidues dhe në bashkëpuni­m me të tjerët. Sekreti i vetëm për të sjellë ndryshim në jetën tuaj, është: ZBATOJINI PLANET QË BËNI. NDIQINI ATO DERI NË FUND.

7. Ndani me të tjerët, sepse jeni ju që do të ndiheni më mirë. Për ju mund të jetë diçka e vogël, por për dikë tjetër mund të jetë shumë. Lumturia përjetohet kur japim dhe ndajmë me të tjerët. Mos ia mohoni vetes këtë ndjesi të mrekullues­hme, e cila nuk mund të shpjegohet, por vetëm të përjetohet. 8. Gëzohuni që, sido që të ketë qenë viti i kaluar, ju keni mundësi t’ia filloni nga e para, të përmirësoh­eni dhe t’ia dilni mbanë.

9. Mbi të gjitha, bëhuni të vetëdijshë­m

– Investoni në veten tuaj, për t’u rritur personalis­ht. Ky është investimi më i mirë që mund të bëni për të ardhmen. Jeni ju që vendosni dhe zgjidhni.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.