JANË TË SHUMTË FAKTORËT QË RRISIN STRESIN DHE KRIJOJNË NDJESI TË NDRYSHME PËRPARA, GJATË DHE PAS FESTAVE:

Living - - LIVING FESTAT -

gëzimi që po vijnë festat, mundësia për të takuar miqtë dhe të afërmit dhe për të kaluar kohë cilësore me ta; hareja e zbukurimit të vitrinave dhe veçanërish­t gëzimi i fëmijëve; stresi i trafikut, çmimeve dhe blerjeve, që të duket sikur nuk përfundojn­ë, dhe veçanërish­t ai i ndjesisë që diçka mungon apo që tavolina duhet të ketë gjithçka; dilemat nëse do të qëndrojmë në shtëpi vetëm, me prindërit, në lokal apo do të udhëtojmë; stresi i çmimeve të larta për disa, normale për të tjerë dhe të paarritshm­e për shumicën; mbyllja e vitit dhe orët e zgjatura në punë; disa ndiejnë vetminë, ndërkohë që të tjerët janë pranë familjes; mungesa e njerëzve të dashur, që bëhet më e dukshme gjatë festave... sepse ky është kuptimi i festës; të gëzosh me njerëzit që të do shpirti; trishtim i pakuptuesh­ëm; i cili duket se akumulohet nga gjërat që nuk mundëm të mbyllnim me suksesin e parashikua­r gjatë vitit; ndjesi të skajshme gjatë ditëve të pushimeve: kënaqësi - apati – stres. Kënaqësi që më në fund “shtëpi e shtrenjta shtëpi”; apati, pasi shumica kalojnë nga një kolltuk tek tjetri, konsumojnë shumë ushqim dhe pije e qëndrojnë përpara televizori­t duke u shqetësuar që po marrin disa kilogramë ekstra; dhe stres, sepse do të fillojë përsëri gjithçka nga e para.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.