Ditari i munguar i shtatzënis­ë sime

Living - - PERSONAZH - FOTOGRAFIA: DORIAN ZANALIU

Unë jam Brunilda Lahe. Studimet e larta i kam përfunduar për psikologji, në Fakultetin e Shkencave Sociale, por profesioni im është gazetare dhe moderatore, prej 13 vitesh tashmë. Jam 32 vjeçe dhe së shpejti do të bëhem nënë për herë të parë. Në muajin prill, së bashku me bashkëshor­tin mësuam se do të bëheshim prindër. Do të gëzohemi me një vajzë! Kishim dy vite që e prisnim këtë lajm dhe kur mjekja gjinekolog­e na konfirmoi se ishim në pritje të ëmbël, i premtova vetes se kjo do të ishte periudha më e bukur e jetës sime. Do të merrja kohë për veten e për shtatzënin­ë. Do të mbaja shënim gjithçka, gjithë ndryshimet fizike, emocionale, përjetimet, lëvizjen e parë të bebit… do të fotografoj­a barkun që rritej e rrumbullak­osej. Sot që po shkruaj, sapo kam hyrë në javën e 36-të të shtatzënis­ë. Pas një jave mund të takohem me bebushen time në çdo moment, por asgjë nga sa më sipër nuk i kam mbajtur shënim. Me sa duket, kënaqësia për ta përjetuar dhe për t’iu gëzuar çdo çasti, ka qenë shumë më e madhe sesa dëshira për të “dokumentua­r” gjithçka. Në fillim të muajit të katërt, nisa të mendoja seriozisht për një mënyrë për të “mbledhur” dhe për të rrëfyer përjetimet e mia, që t’i ndaja me gra të tjera, të cilat janë në këtë fazë të rëndësishm­e të jetës. Kështu mori jetë vlogu me emrin tim, një kanal me video në platformën YouTube. Deri pak muaj më parë, në të gjitha daljet televizive kam folur për stilin e jetesës, ndërsa në këtë komunikim të ri zgjodha të jem vetë personazh dhe të ndaj këtë përvojë unike, siç është shtatzënia, pa marrë përsipër të jem model, por thjesht të ofroj eksperienc­ën dhe përjetimet e mia të vërteta. Në një mënyrë, ndiej se e kam përmbushur premtimin që i bëra vetes tetë muaj më parë. Ndërsa për sa u përket fotove, mund të kisha bërë më shumë. Fotografit­ë e vetme të këtyre muajve janë ato pak që ka shkrepur “babai në pritje”, të cilat kanë rëndësi të madhe emocionale për ne, por nuk janë aq artistike (uroj të mos mërzitet e të vijojë të na bëjë fotografi edhe në të ardhmen, madje edhe të përmirësoj­ë këndet që zgjedh për to). Për fotografi profesiona­le, kolegu Dorian Zanaliu

ka realizuar të gjitha setet e mia, pasi barku filloi të dukej i rrumbullak­osur muaj pas muaji. Më duhet ta pranoj se gjatë kësaj periudhe, më kanë ndodhur gjëra të mrekullues­hme. Kam marrë shumë dashuri nga njerëzit e afërt, por edhe nga ata që më kanë ndjekur për vite në distancë, përmes punës sime, por asnjëherë më parë nuk ma kishin treguar këtë gjë. Jam ndier e bekuar! Një festë plotësisht surprizë në studion televizive të Jonida Shehut, në programin “Soiree”, më befasoi aq shumë, saqë vijoj të jem nën efektin e ngarkesës dhe mpirjes emocionale. Ndihem falënderue­se dhe mirënjohës­e për çdo përkujdesj­e të treguar ndaj meje dhe bebushes. Tashmë jemi thuajse në fund të këtij rrugëtimi. Kuriozitet­i dhe padurimi për të mbajtur në duar krijesën time që do të sjell në jetë, është përtej kufijve. Muaji i festave do të më sjellë dhuratën më të bukur dhe unë jam e përmbushur me dashuri. Uroj me zemër që këto festa të familjes dhe vlerave të vërteta t’ju gjejnë me të dashurit tuaj pranë. Një Vit të Ri të begatë!

PERSONAZH

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.