Palltot pardesy,

TENDENCA E 2020–ËS SIPAS STILISTES MIMI MEMIAJ

Living - - LIVING MODË - NGA: SANTANA ÇOMORA FOTOGRAFIA: EUKLIT VANGJELI

Koleksioni për fëmijë “Dimër 2020” në Albania Fashion Kids, që u prezantua gjatë këtyre ditëve, u karakteriz­ua nga stili i palltove pardesy me linja klasike ushtarake. Ky stil ishte gjetja e këtij viti, si një veshje e lehtë kundër ujit dhe lagështirë­s, funksional­e për tri stinë (dimër, vjeshtë, pranverë), duke u mbështetur fort te linjat dhe detajet e veshjeve ushtarake të viteve 1920, si spaletat, butonat metalikë vintazh, modeli dopio buton apo jakat e ngritura ushtarake me bazament.

Stili i palltos ushtarake ka qenë prej vitesh një frymëzim për shumë marka të njohura në botë, si “Burberry”, që vazhdon të jetë një udhëheqës në prodhimin e palltove me këtë stil për meshkuj, femra dhe fëmijë. Dikur, kjo pallto pardesy ka qenë e kufizuar në ngjyrat e sigurta të kamuflazhi­t: kaki, bezhë dhe e zezë, por sot, disenjator­ët e kanë çuar fantazinë e tyre më larg, duke u argëtuar me këtë stil klasik ushtarak e duke na sjellë linja korrekte, prerje të sakta gjeometrik­e, si në kapakët e xhepave, këndet e jakës, spaletat drejtkëndë­she apo palosjet sipas kutive të tekstilit. Këto modele pardesysh, të sjella me mjeshtëri nga stilistja Mimi Memiaj në Albania Fashion Kids 2020, sollën variacione avangardë, si në stil, ashtu edhe në dizajn. Mesazhi që ka dashur të përcjellë ajo, është se stili i palltos dhe pardesysë ushtarake ka rezistuar për dekada, dhe tani mund të shihet si një nga veshjet më të dashura për fëmijë dhe më ikonike të shpikura ndonjëherë. Sado tërheqës të jenë dizajnët për fëmijë, sot apo edhe të ardhmen, origjina e palltos ushtarake nuk duhet të harrohet për rëndësinë dhe kauzën origjinale që mbart në historinë e veshjeve përgjatë një shekulli e më tepër.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.