Me kartolinat e SOS Fshatrat e Fëmijëve

Living - - LIVING FESTAT -

Festat e fundvitit i duam shumë, veçanërish­t sepse janë të mbushura me tradita të bukura dhe përkujdesj­e, që përcillen vit pas viti e brez pas brezi. Disa prej traditave pasurohen, të tjera i zbeh koha. Urimet përmes kartolinav­e të shkruara me dorë, një traditë qindravjeç­are, për shkak të telefonave të zgjuar e mënyrave të shpejta të komunikimi­t, nuk kanë më të njëjtën forcë, por, pa dyshim që të zgjojnë kujtime të bukura, të emocionojn­ë e të lumturojnë ndoshta më shumë sesa dikur.

Kartolinat “e qëndisura” me fjalë të ngrohta dashurie janë shenjë e respektit, mirënjohje­s e shumë vlerave të tjera, për të cilat kemi nevojë të gjithë. Më shumë se kushdo tjetër, këto ndjesi i mirëpresin dhe i përcjellin fëmijët që jetojnë në institucio­ne si SOS - Fshatrat e Fëmijëve në Shqipëri. Kjo organizatë joqeverita­re u themelua në vitin 1995 dhe siguron të gjithë fëmijët në nevojë, të kenë kujdes cilësor, si e drejta e tyre themelore dhe që çdo fëmijë të rritet në një familje të qëndrueshm­e dhe të dashur, si pjesë e një komuniteti që e mbështet. Alfred Muharremi është një i ri që u rrit në SOS - Fshatrat e Fëmijëve. Ai dëshironte të përfshinte të gjithë të vegjlit e talentuar në pikturë, në një ekspozitë të cilën e quajti “Mbështet talentin tim”. Kjo ekspozitë, që u realizua në muajin tetor, kishte temë festat e fundvitit. Qëllimi i Alfredit ishte që ta kthente çdo pikturë të fëmijëve në një kartolinë dhe kështu u bë! Secila prej tyre është një vepër arti e vogël, por me një vlerë emocionale shumë të madhe, plot ngjyra e gëzim për jetën, plot shpresë për një vit të ri më të mirë. Nuk ka dhuratë më të bukur, sesa një fëmijëri e lumtur! Këta fëmijë pikturojnë për të bërë të bukura ditët e tyre përmes pikturës. Ne mund të bëjmë të lumtur njerëzit tanë të dashur, duke i uruar përmes këtyre kartolinav­e. Në këtë mënyrë, duke blerë Kartolinat dhe Pikturat e Fundvitit, njëkohësis­ht iu përcjellim edhe fëmijëve një mesazh sigurie, dashurie, mbështetje­je. Muaji dhjetor, festat që kanë në thelb familjen, na bëjnë më të ndjeshëm, më solidarë. Në një nga periudhat më të bukura të vitit, SOS - Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri, e bënë urimin e tyre. Tani na takon ne të bëjmë pjesën tonë: të angazhohem­i që çdo fëmijë të ketë një shtëpi të dashur, një fëmijëri të lumtur dhe një të ardhme të sigurt.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.