Megalomani­a

Living - - LIVING UDHËTIME -

Fjala “megaloman” vjen nga greqishtja, “megalo” (μεγαλο), që do të thotë “i madh”, dhe “mania” (μανία), që do të thotë “çmenduri”. Mendoj se kjo fjalë u shkon më së miri për shtat Emirateve: aty ndodhet ndërtesa më e lartë në botë, qendra tregtare më e madhe në botë, e para pistë e “Formula 1” ku garat zhvillohen natën, “rollercoas­ter”-i më i shpejtë në univers e kështu me radhë... Madje ata kanë edhe makinën e policisë më të shpejtë në botë dhe qilimin më të madh të endur me dorë. Emiratet e Bashkuara janë “mbajtësit krenarë të më shumë se dyqind e njëzet rekordeve botërore”. Ndoshta edhe ky është një rekord botëror më vete!

Dubai dhe Abu Dabi, edhe pse dy qytete të të njëjtit shtet, janë në garë të përhershme me njëri-tjetrin. I pari është një qytet më i gjallë, modern e pompoz, me kulla të larta, ishuj artificial­ë dhe qendra tregtare gjigante, kurse i dyti është tepër mbresëlënë­s, me kulturën islame, sidomos me parqet e lojërave dhe pistën e “Formula 1”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.