PËR TË MOS U HUMBUR: Expo 2020 Dubai – Once in a lifetime

Living - - LIVING UDHËTIME -

Viti 2020 është viti i “Expo Dubai”-t. Ky aktivitet me rëndësi botërore zhvillohet një herë në pesë vjet dhe pason atë të Milanos, që është organizuar në 2015n. Nëse po planifikon­i një udhëtim në Dubai apo në Emirate në fillim të vitit të ardhshëm, më mirë shtyjeni pas 20 tetorit. Pikërisht në këtë datë hapet “Expo 2020 Dubai”, aktivitet që do të vazhdojë 173 ditë, deri në 10 prill të vitit 2021. Dubai dhe më shumë se 190 vende nga e gjithë bota kanë pothuajse gjashtë vjet që përgatiten për këtë aktivitet. Unë kam qenë në “Expo 2015 Milano” dhe jam mrekulluar. Tani që preka nga afër ambicien dhe aftësitë e Dubait për të realizuar mrekulli, them se “Expo 2020 Dubai” është një ngjarje që nuk duhet humbur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.