Kringel Estone

Living - - LIVING PERSONAZH -

PËRBËRËSIT PËR BRUMIN:

300 g miell 0 “Manitoba” 120 ml qumësht i ngrohtë 30 g gjalpë i butë 15 g maja birre e freskët 2 g kripë 1 lugë çaji mjaltë 1 lugë çaji sheqer 1 vezë

PËR MBUSHJEN:

50 g gjalpë në temperatur­ë ambienti 2 lugë çaji kanellë 40 g sheqer kaf integral

PËRGATITJA:

Në një tenxhere të vogël, ngrohim qumështin, pa e vluar. Më pas shtojmë majanë e birrës dhe e përziejmë mirë me lugë, derisa të shkrijë. Në një enë tjetër, hedhim miellin, qumështin me majanë e birrës, kanellën, gjalpin e prerë në kubikë, vezën, mjaltin dhe kripën. Përgatisim një brumë kompakt dhe elastik. E mbulojmë enën me qese ose me një pecetë dhe e lëmë të pushojë për dy orë në furrë të fikur, me dritën e furrës ndezur. Është mirë që ambienti të jetë i ngrohtë. Ndërkohë, përgatitim mbushjen. Përziejmë gjalpin e butë, sheqerin kaf dhe kanellën. Kur brumi të jetë dyfishuar, hapim një petë katrore një centimetër të trashë dhe hedhim sipër mbushjen me gjalpë, duke e hapur mirë me spatul. E mbledhim petën role dhe e presim me thikë për së gjati. Gërshetojm­ë dy pjesët anësore në formë spiraleje dhe formojmë një kurorë. Më pas, e vendosim në një tavë të mbuluar me letër furre, e mbulojmë përsëri dhe e lëmë të pushojë për tridhjetë minuta të tjera. Me një furçë, e lyejmë sipër me gjalpin dhe kanellën që na ka tepruar nga mbushja. E pjekim për 25-30 minuta në furrën e ngrohur më parë në temperatur­ë 180°.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.